Ditet e shtatorit

Intervista - - POEZI -

Erdhën ditet e shtatorit Ndihem fëmijë , prapë si dikur Ta perqafi profesorin Shok e shoqe për maturë .... Erdhën ditet e shtatorit Bashkë me shiun sikur lot S’ndihen zënka korridorit S’shihemi ma prap me shok. Erdhën ditet e vjeshtës Syt e tu ma si shikjoj Flokt e tu si bora bjeshkës N’oborr t’shkollës si dalloj. M’zuri shtatori tjetër kund Tjetër jetë , tjetër shoqni Aventurat morën fund Vec kujtime e nostalgji. O shtator paske ndryshuar Apo mos ndryshova unë Asnjë vjeshtë se kam harruar Veç i dua dhe më shumë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.