Nuk pëlqeva TEST jetën që më dha burri i paralizuar

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

(Vijon nga numri i kaluar)

Ndoshta dhe ai kishte gjetur një tjetër,po kjo ishte normale se ai nuk do të rrinte duarkryq.

Pas divorcit ishte shumë e lehtë të martohesha me Masimon.

Ai më donte shumë dhe kishim kohë që jetonim në të njëjtën shtëpi. Edhe fëmijët ishin mësuar me të dhe e donin sikur ta kishin babain e tyre. Ai kishte problem vetëm lëvizjen e këmbëve, por këtë e plotësonte me karrocën dhe asnjë gjë nuk kishte mangët nga njerëzit e tjerë. Madje burrat e tjerë edhe mund të kishin ndonjë gjë magët nga ato që kishte ai. Me këtë martesë morën fund dhe vuajtjet nga ana ekonomike. Pra, mund të thoja se i kisha plotësuar ato që kërkoja kur isha e re.

Por ja që njeriu nuk ngopet kurrë.

Në facebook kisha friend të gjithë të niohurit edhe ata të gjimnazit. Një shoqe e imja e gjimnazit, jo shumë e ngushtë, por shoqe klase, jetonte në Angli.

Më shkruajti e më pyeti se si isha,sa fëmijë kisha e kështu gjërash. -Në Itali jeton? - Po. – i thashë me krenari se në fakt isha aq mirë sa nuk kisha se ç’të keqe t’i nxirrja.

-Si mund të jetosh atje? Kam kaluar vjet pushimet e mezi prita të ikja. Tamam si në Shqipëri m’u duk vetja.

-Po unë jetoj në një vilë gati si pallat,se burri im ka patur trashëgimi,më duket vetja si princeshë në këtë shtëpi që kam.

- Ç’më shkrive! Princeshë italiane. Po mi, po a ka të ardhme për fëmijët? Italia tani ka mbaruar.

Lëre pastaj kur kishte parë fotot e kishte marrë vesh se burrin e kisha në karrocë, ku mbahej ajo.

- Femra më e bukur e gjimanzit me një të paralizuar,mos më thuaj. Po e di ti se me bukurinë tënde duhet të kesh përkrah një yll hollivudi.

E shumë e shumë nga këto fjalë të cilat sa vinin e më frynin të mos e pëlqeja jetën që bëja.

- Përse mos të shpërngulemi në Angli?- i thashë Masimos.

-Në Angli? Ç’është kjo tani? Ti e di se unë i kam rrënjët në këtë shtëpi.

- E di po kam hallin e fëmijëve. Në Angli kanë më shumë shance për të ardhmen.

- Po le të mbarojnë shkollën këtu e më pas i çojmë me studime në universitetet e Anglisë. -Po unë? -Ti?! Ç’të keqe mund të kesh ti? Çfarë të mungon ta plotësoj në moment.

- Kur isha e re kisha shumë dëshirë të jetoja në Angli. E tani kjo është e mundur se kam dhe nënshtetësinë italiane.

-Po ne kemi një jetë të ndërtuar shumë bukur këtu, nuk të mjafton kjo?

- Unë dua Anglinë. – e thashë këtë shprehje si një fëmijë kur llastohet. Në fakt llastim ishte për mua gjithë kjo rehati të cilën as në ëndërr nuk e kisha parë kur isha në Shqipëri. Po mirë thonë se kur të rritet mendja është gjë e keqe.

-Ti je e lirë të bësh çfarë të duash. unë kam lindur dhe do të vdes këtu. E di se nuk kam fëmijë që të jenë trashëgimtarë të kësaj toke e nuk i di si do t’i vejë halli kur unë të kem vdekur. Në fakt unë kisha menduar se do ta trashëgonit ti me fëmijët, por nejse. Unë do të respektoj çdo vendim tëndin.

Ai kishte një edukatë të cilën rrallë njeri e ka. Edhe këto fjalë me kaq kuptim nuk mundën të më hapnin sytë e të më qartësonin se po bëja një gabim shumë të madh.

- Po bën një gabim të madh, – më tha shoqja që më kishte ndihmuar të vija në Itali, – nuk është e lehtë të risistemohesh edhe njëherë. Ti e pe vetë se çfarë hoqe kur erdhe në fillim. Pastaj në Angli është më vështirë.

-Nëse nuk ia dal do të kthehem.

-Por a do të të pranonte përsëri Masimo?

- Me siguri që po. – i thashë e bindur,megjithëse kisha shumë dyshim se edhe nuk do të më pranonte.

Asgjë nuk më ndali nga vendimi im. Madje as fëmijët të cilët donin të rrinin aty e të mos ndërronin vend e gjuhë e gjithçka.

Rrugën e kisha shumë të lehtë me avion se kisha nënshtetësinë italiane. Mirëpo ishte shumë e vështirë çdo gjë tjetër. Më duhej të bëja dy punë që të arrija të mbaja veten dhe fëmijët.

Qeranë e paguaja me lekët që kisha marrë nga Italia. M’u desh shumë punë e shumë mund të arrija të futesha pak në drejtimin e duhur.

Tani kam një punë fikse dhe pothuajse jam në gjendje t’u ofroj fëmijëve një jetë, por që nuk është aspak e ngjashme me atë që bënin në Itali.

Edhe pse plotësova ëndrrën që të jetoj në Angli lashë shumë gjëra të rëndësishme prapa dhe shkela besimin e një njeriu të mrekullueshëm si Masimo. Pra, kjo është jeta. Thuhet se është me pengesa,por nuk thuhet se shumicën e pengesave i krijojmë vetë ne njerëzit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.