U zumë për një gjarpër...

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

(Vijon nga numri i kaluar)

- Ti ke vrarë lloj kafshe, apo një gjë të tillë që mund të ketë qenë femër, dhe ti ke një mallkim prej saj.

Të dy ngelëm të shtangur dhe po shikonim njëri-tjetrin në sy. Ato na dhanë një adresë se ku mund të shkonim që të gjenim shpëtim nga ky hall që kishim. Aman, e keqja ku nuk të çon, i kishim provuar të gjitha gjërat, dhe thamë që të provojmë edhe njëherë këtë që na thanë ato gratë. Personi të cilit iu drejtuam jetonte në Elbasan. Atje kishte një rradhë të paparë ndonjëherë, shpresa se mund të ndodhte diçka e mirë na ishte shtuar kur dëgjonim nga njerëzit aty se ajo grua kishte bërë mrekullia. Erdhi radha jonë, u futëm brenda aty ishte një grua shumë e moshuar.

-Ju keni një hall të madh, -tha ajo me gjysmë zëri.

- Keni vrarë një gjarpër femër ajo ka patur të vegjlit e saj, të cilët kanë mbetur jetim, ajo ju ka mallkuar dhe krahu të është paralizuar në moment, - tha gruaja.

Gjërat ishin tamam siç i thoshte ajo, i përshkruante me aq hollësi sa dhe ne u befasuam, ajo na kërkoi të shkonim tre herë te në atë vend. Ajo i bënte disa rite që vetëm ajo dinte t’i bënte, dhe përmirësimin e krahut filloi që ta ndjente që në herën e parë, pastaj hera e dytë disi më mirë dhe në herën e tretë, ne u befasuam. Ajo grua nuk kishte të shpërblyer për ne. Shkuam në shumë spitale dhe çfarë nuk bëmë, por vetëm atje e gjetëm shpëtimin. Për ne kishte filluar jeta normale kishin kaluar tre vjet nga ajo që na kishte ndodhur. Kur një ditë dëgjuam një të bërtitur të llahtarshme, unë dhe burri im vrapuam për te shtëpia e kunatit, ishte kunata që ishte trembur nga një gjarpër, i cili ishte futur në shtëpi. Ishte e njëjta skenë që kisha përjetuar unë dikur. Im shoq u zverdh në fytyrë, megjithatë nuk e dha veten mori një dru dhe filloi t’i tregonte gjarprit rrugën për të dalë përjashta. Kunata bërtiste dhe ulërinte:

-Vrite se do më kafshojë fëmijët.

Por ai e nxori jashtë dhe e la të lirë.

-Nuk mundem ta bëjë të njëjtin gabim që bëra dikur, sepse ti e di shumë mirë sa kam vuajtur unë nga ai incident me gjarprin, - tha bashkëshorti im.

Ajo mendoi se ne nuk donim ta vrisnim, sepse kishim inat, dhe aty ajo filloi po bërtiste me të madhe duke na sharë.

- Mos shkelni më në familjen tonë, -ulërinte ajo.

Më pas, i këtij mendimi ishte dhe burri i saj dhe kunati im, i cili atë ditë nuk ndodhej ne shtëpi . Ata u mërzitën shumë, sepse mendonin se ne kishim inate ndaj tyre. Ata e dinin situatën tonë se sa shumë vuajtëm ne, por kur vjen fjala për interesin e vet asnjë nuk të do. Sot u bë një vit që bashkëshorti im, nuk flet me vëllanë e tij, edhe pse jemi vetëm dhjetë metra larg njëritjetrit. As fëmijët e tij nuk flasin me djalin tim. Epo që të ndahej vëllai me vëllanë për punë prone, këtë e kisha dëgjuar, por që të ndahej për një gjarpër, këtë e mësuam nga historia jonë, nuk thonë kot “sa të rrosh, do mësosh”...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.