Pyetje per psikologun Si t’i heq ato mendime?

Intervista - - PYETJE -

Përshëndetje ! Jam një 22 vjeçare që vuaj prej vitesh një karvan fobish e ankthesh. Çdo gjë nisi kur dëgjova për hemoragjinë celebrale. Këtu më nisen ankthet e para. Zgjohesha natën e prekja kokën nga frika se mos më dilte gjak. Më pas m’u fiksua vetvrasja, jeta më dukej pa kuptim , ndihesha pa vlerë sikur nuk ekzistoja , e urreja veten , djali që doja më shihte si motër etj etj. S’më pëlqente vetja, qaja para pasqyrës edhe pse të gjithë më komplimentonin që isha shumë e bukur.

Këto s’janë asgjë përpos tmerreve të rradhes, pasi dëgjova fjalën homoseksual dhe ma shpjeguan çfarë ishte diku nga mosha 14-15 vjeç. U tmerrova . Netë të tëra ankthi e tmerri ,më fiksoheshin shoqet e klasës ,motrat , e skena të turpshme e të tmerrshme që m’i prodhonte mendja pasi zhytesha dhe i analizoja shumë thellë këto mendime . Më tmerronte ideja se mos do bëhesha homoseksuale, se mos dëshiroja shoqet. Këto mendime obsesive më fillojnë në pranverë e më zhduken nga fundi i verës si me magji, por përsëriten sërish në pranverën pasardhëse .Theksoj që jam dashuruar gjithmonë me meshkuj, mirëpo këto fiksime po ma vënë në dyshim seksualitetin dhe ndonjëherë mendoj se ditën që do bindem që jam homoseksuale unë patjetër do vras vetën . Është torturë , ushqej një lloj tmerri dhe urrejtje për femrat.

Mendoj se jam lezbike, por kur jam në prani të meshkujve ndihem si në parajsë. Urrej faktin që shoqet e mia janë të lumtura dhe mua më vret fakti që s’përmbushem dot si femër. Kushurirat e mia thonë se e kam nga mungesa e seksit, pasi unë kurre s’kam shkuar me një mashkull. Doktor dua ta largoj këtë ndjenjë të homoseksualizmit se po më çmend. A jam vërtet ajo që dukem?

Dr. Jashar Demiri psikolog klinicist:

- Një letër e gjatë që i përshkruan vuajtjet e tua të tmerrshme e që ne fakt janë për të qarë e për të qeshur njëkohësisht. Por me të gjitha këto që t’i përshkruan, them shyqyr që s’ke vajtur te ndonjë “psikiatër” e të ishe “palluar” me ilaçe kimikate. Unë e di , e njoh pikëllimin tënd e më vjen keq për këtë supermundim që të kanë bërë frikërat obsesive dhe ankthi.

Edhe ata që nuk janë psikoterapeut e kuptojnë se tortura jote vjen nga “mashtrimi” i madh i mëndjes, nga sulmet obsesioneve të cilat nuk janë as çmënduri , as depresione , por tmerruese. Imagjinoni natën të zgjoheshe dhe prekje kokën se mos kishte gjakërrjedhje në kokë vetëm sepse kishte dëgjuar për hemorragjinë celebrale. Pastaj tek ti lindën frikërat e dyshime të tjera se “mos vras veten” , “se mos humb kontrollin “, “se mos çmëndem”, “se mos jam në depresion” dhe “kulmi”, se mos jam homoseksuale (lesbike) . Në përgjigjet e mia të mëparshme kam shkruar me detaje për pseudondjesitë ose ndjesitë “fallco” që i shkakton frika , për psikosomatikën e për imitimet e trupit ndaj çdo ideje të frikëshme, apo fantazive që të vjen në mëndje duke t’i “përkthyer” mendimet në simptoma, ndjenjë e dhimbje. Por fallco, se, siç kemi shkruar, simptomat e ankthit nuk janë sëmundje dhe nuk të çojnë në ndonjë sëmundje vëtëm se ta nxijnë jetën. Ato bashkë me idetë e derealizimit të krijojnë frikën dhe sikur po shkëputesh nga realiteti , sikur do të humbësh kontrollin, do të çmëndesh apo do të vdesësh dhe në mënyrë “imagjinare”, i vuan pasojat e këtyre mendimeve katastrofike duke u futur në “rol”, duke i menduar e vuajtur si të vërteta edhe pse nuk janë. E gjitha kjo “gurgule” me një ngrelizë rrënqethëse mendimesh tmerruese ka lidhje me pyetjet pa mbarim që fillojnë me “po sikur?” e “pse?”, të cilat rrezikojnë nga format ku të gjitha përgjigjet që ti i merr janë negative. Ne psikologët e quajmë këtë të folurit fobik me vete.

Ky lloj të “foluri” (i brëndshëm) nuk ështe me zë, por me mendime , nga ato që në librat fetare janë përshkruar si mendime që t’i pëshpëritin “djalli” apo “shejtani”. “Djalli” apo “shejtani” që për mua nuk ekzistojnë, është e pavetëdijshmja që ato që të trëmbin dhe të ngushtojnë vetëdijen tënde prandaj edhe populli thotë : “edhe “ëngjëlli” edhe “djalli” janë brënda tek i gjalli. Po të ishe trajtuar me “psikolog” që në fillim të gjëndjes do të kuptoje “kurthet” “hilet” e tyre të panikut dhe se si ato marrin »rëndësi” e fuqi pikërisht sepse ti vetë i kushton rëndësi e vëmëndje sikur “kap” në fluturim e i bën si “tuat” pa pasur punë me to aspak. Tani që je në moshën 22 vjeçare kur trupi “ulëret” për gjininë tjetër , siç e ka “dhënë” vetë zoti , pavetëdija bëhet edhe më shumë “hakmarrëse “kur ti ende nuk ke provuar dashurinë e plotë , siç e ke parashtruar edhe vetë në letër. “Më vjen keq kur ti kujton qe je me depresion kur nga mendimi për vetëvrasje ti trëmbesh e drithërohesh , ndërkohë që ai që është me depresion madhor ( patologjik) mendimin për vetëvrasje e ka si ngushëllim , të vetmin lloj « qetësimi” e nuk e ka frikë si ti. Ajo që është lesbike e ka qejf këtë gjë dhe nuk e tmerron dashuria me femër sikurse ti që ta neverit edhe ose të duket ndonjëher sikur e “pëlqen”. Të gjithë e kuptojnë e dijnë se ti je jë një vajzë shumë e mirë, siç thua ti në letëraq sa të tjerët thanë për ty “lum ajo nënë çfarë vajze ka!” Të gjithë e dijnë pra edhe e thonë këtë gjë ajo që nuk e di dhe nuk e beson je vetëm ti .

Lexo dhe përgjigjet e mia të mëparshme tek “Intervista” që i gjen në internet. Ato do të ndihmojnë shumë, por në kushtet që ti do jesh e trembur për të shmangur përfundimisht ÇOK- ( çrregullimet obsesive compulsive) të duhet psikoterapia me disa seanca. Është i garantuar suksesi i trajtimit ! Ty të duket sikur ke shumë gjëra , sikur mënyra e tyre sa vjen e pasurohet , por « emëruesi » i tyre që përsëritet është i njëjtë dhe mjafton të mesosh “pinin” e “pukun” nëpërmjet psikoterapisë dhe do të dish si mos mashtrohesh e se si t’i menaxhosh e durosh deri në zhdukjen e plotë. Në ndihmë do të vijnë edhe kurat bimore , ekuilibrore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.