Si ta rregulloj dhomën e ngrënies?

Intervista - - PYETJE -

- Sapo kemi blerë një apartament të ri dhe do të doja që ta rregulloja sa më bukur. Sidomos kam merak hapësirën e ngrënies, sepse ngrënia është i vetmi moment kur mblidhemi bashkë e rrijmë gjithë familja. Sa mbarojmë ngrënien, secili shkon për hesap të vet, fëmijët te dhoma e tyre , ne, njëri te televizori e tjetri te kompjuteri.... Çfarë më këshillon arkitekti për të rregulluar këtë?

- Një nga pyetjet që dëgjoj më shpesh është pikërisht kjo: se si ta bëjmë hapësirën e ngrënies më të ngrohtë dhe më ftuese. Dhe kjo nuk është e lehtë. Duke e nënvleftësuar shpesh mobilimin e saj, bëhen gabime, si, për shembull, plotësimi i saj me copëza të cilat nuk unifikohen asnjëherë, përdorimi i karrigeve të para diku, por jo të rehatshme, imitimi i një lloj kuzhine por që te ju nuk shkon etj etj. Të gjitha këto gabime ndikojne në atë që ju të mos ndiheni komfort, dhe kjo hapësirë të mos jetë ftuese dhe e ngrohte. Unë do t’ju jap disa këshilla se si ta beni këtë hapësirë të unifikuar, shplodhëse pa lënë mënjanë bukurinë dhe stilin.

Sot të gjithë mundohen ntë bëjnë dhoma ngrënieje sa më moderne, por harrohet se elementet moderne duken më mirë në shtëpi kur balancohen me elementë të punuar me dorë. Kështu fjala vjen, një kuzhinë me elementë metalikë shkon me një qilim i mrekullueshëm tradicional, një qilim me piktura të mëdha etj. Këto elementë e bëjnë më personale hapësirën permes kontrastit të linjave të modernes me çrregullsinë e punimit me dorë.

-

Seldi Shehu, arkitekt, www. seldishehu. al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E-mail: info@seldishehu.al Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera. Çfarë mund të vendosim aty nëse kemi vend?

Nëse dëshironi një pamje komode, nje divan është ajo që ju duhet të keni. Përdorni kolltuqe, në skajet e një tavolinë të gjatë. Vetëm të jeni të sigurt që lartësia e divanit të jetë e përshtatshme për tavolinën tuaj. Mund te varni edhe disa arka druri pas divanit si dhe të përdorni ndonje vazo me lule të fresketa. Aksesorët i japin tonin një dhome. Kështu, mendoni për atmosferën që doni të krijoni përpara se ta mbushni minibarin. Mund të përdorni koleksionet tuaja, fotografi, sende nga hobet tuaja, lodra për fëmijë etj. Për të krijuar një atmosferë natyrale përdorni gjelbërimin e varur, gure natyrale,vazo me lule të freskëta. Sendet me të cilat do bushet minibari do të jenë sende të cilat ju vërtet doni t’i shihni dhe jo sende të cilat shërbejnë për të mbushur minibarin. Kujdes që të ruani rregullin që hapësira e ngrënies duhet të jetë sa më shumë jopersonale, pra, pa foto të familjareve, pa pikturat tuaja. E gjitha kjo pasi mendohet si vend miqsh dhe jo si vend ku çdo ditë ulen familjarët. Por nëse vendosni të ekspozoni foto të fëmijëve, mirë është të përdorni një dërrasë të butë në të cilën të varni fotografi të fëmijëve në moshë të ndryshme. Shtoni elementë në mur si piktura ose sende të tjera tuajat, personale. Mos harroni se këto sende do të bëhen gjithmonë objekt diskutimi në tavolinën tuaj në prani të miqve. Po për ngjyrat ç‘mund të na

- thoni ?

- Për një hapësirë të madhe të ngrohtë, përdorni ngjyrat e pasura. Për shembull për një stil rustik do të ishte perfekt një ngjyre kafe në gri, për një stil modern mund të përdoren ngjyra të kohës, por të gjitha këto në marrëdhënie me qilimin e trashë dhe perdet. Përdorni edhe dritën e diellit. Jepini përparësi këndit me diell në afërsi të dritares. Në qoftë se dhoma juaj e ngrënies merr shumë dritë natyrore mundohuni ta shrytëzoni këtë hapësirë gjatë ditës. Pozicionimi në afërsi të dritares e bën edhe nje hapësire leximi te përshtatshme. Nën dritare mund të beni nje ulëse për fëmijët që mund te rrinë pasi kanë mbaruar me ngrënien. Nëse jeni të guximshëm dhe doni të eksperimentoni me ngjyrat përdorni një ngjyrë të kuqe të ndezur, ngjyre domate, ngjyrë salmoni për nje pamje klasike tërësisht ngacmuese. Përdorni dy tonalitete ngjyrash për faqen e murit në formën e shiritave për të thyer hapesirën. Kjo do ti japë ambjentit më shumë shkallë njërëzore dhe mbusheni murin, në mënyrë simetrike me piktura, ose mund të përdorni një pasqyrë përballë tavolinës e të gjitha këto pa konkuruar shiritat në mur.

- Cilat perde do ju rekomandonit lexuesve ?

- - Një perde ngjyrë e verdhe në portokalli sjell në brendësi të ambjentit dritë të ngrohtë natyrale pavarësisht nga moti që është jashtë. Gjithashtu përdorimi i gjelbërimit në krah të dritares do ta rriste këtë efekt edhe më shumë.

- Në fund do të shtoja diçka për oxhakun. Nëse ju keni një dhomë të hapur ndejtje-ngrënie provoni ti ndyshoni pozicionet. Vendosni ngrënien në afërsi të zjarrit dhe ndejtjen në krahun tjetër të dhomës. Bëjeni thjeshtë për të ndryshuar ritmin si fillim, me vonë do e shihni se një tavolinë ngrenie në afërsi te oxhakut është mbreslënëse. Nëse s’iu pëlqen mund ta zhvendosni përsëri, por ju siguroj që s’ka për të ndodhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.