Mund të masturbohem më shumë se një herë.

Intervista - - PYETJE -

Jam rreth moshës 30 vjeç dhe pas masturbimit të parë kam qejf të vazhdoj prapë. Çfarë më këshilloni doktor?

Seksolog- Androlog: Dr. Evi Dani Tel. 0682213329:

Aktiviteti seksual që përfshin erkesionin, ejakulacionin, orgazmën dhe detunishencën ( shkrefjen) është një proçes biologjik ku përfshin faktorët psikologjikë, nervorë, vaskularë, në një terren të caktuar hormonal. Në bazë të studimeve rezulton që këto mekanizma kanë të bëjnë dhe me një faktor individual. Me këtë ka të bëjë edhe aftësia e realizimit të sa më shumë ejakulacione dhe orgazmave në një periudhë të caktuar kohe. Një nga ankesat më të shpeshta në klinikën kemi pyetjen “doktor pse e bëj 1 apo 2 herë në një kohë që dua ta bëj 5-7 herë? A ka ndonjë mjekim për këtë “defekt” që kam”? Nga studimet e hershme të Master & Jonson si edhe nga studimet e kohrave të sotshme, rezulton që në një moshë aktive seksuale, 42% e meshkujve arijnë që të bëjnë vetëm një ejakulacion, sigurisht në cilësi të mirë. 34% bëjnë 2-3 ejakulacione dhe 1- 2% bëjnë mbi 10 ejakulacione. Pra, si thashë është diçka tërësisht individuale. Në andrologji apo mjekësinë seksuale rekomandohet që një mashkull të mos shqetësohet nëse nuk bën seks me më shumë se një ejakulacion. Por këtë duhet ta bëjë cilësisht mirë. Në rastin konkret letër shkruesit mund t’i themi që mund të

Neurolog: Prof. Dr. Agron Islamaj, Poliklinika Qendrore Tiranë 0682230393:

- Rënia e kujtesës në moshat mbi 60 vjeç konsiderohet normale, sepse si pasojë e arterosklerozës, bie funksionimi me gjak i trurit. Në këto raste enët e gjakut janë më të ngushta, pasi në muret e tyre të brendshme vendosen pllaka sklerotike. Kjo ulje e kujtesës dhe që përsëri quhet normale, mund të shoqërohet edhe me një ulje të dëgjimit, ose të mprehtësisë së të parit. Po ashtu, edhe gjumi çrregullohet sepse bëhet më i sipërfaqshëm e më i pakët në kohë. Duhet të shqetësohemi, kur tek ju, harresa është mjaft e shprehur dhe është e shoqëruar me indiferencë. Ulje të theksuar të aftesive intelektuale etj dhe që mund të paraprijnë sëmundjen që quhet Alzeimer. Por kjo s’ka të bëjë me ju pasi mungojnë simptomat, prandaj mos u shqetësoni.

Përsa i përket mjekimit dhe parandalimit të saj , pra të uljes së kujtesës, rëndësi kanë masat parandaluese nëpërmjet ushqimit, duke kufizuar brumërat, sheqernat, duhanin, alkolin etj. Po ashtu në vartësi nga gjendja, ndihmojnë edhe shëtitjet në stomatologe: Adresa: stacioni i trenit rr. Karl Gega Tiranë. Cel. 0692392662.

Aparatet ortodontike fikse mund të vendosen në çdo moshë mbasi kanë dalë të gjithë dhëmbët e përhershëm. Duhet të konsultoheni me një mjek ortodont i cili do t’ju shpjegojë llojin e aparatit që është i nevojshëm për vajzën tuaj. Larja e shpeshtë e dhembëve është shumë e Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0672075982.

Qimet e shtuara, ose hirsutizmi mund të përmirësohet si rezultat i metodave kozmetike dhe terapive hormonale. Zakonisht mund të shikohet një përmirësim në shkallën e hirsutizmit pas 6 muajsh terapi hormonale, por në qoftë se përdoren njëkohësisht dhe metodat kozmetike, atëherë mund të vihet re një përmirësim më i shpejtë.

Metodat mekanike për trajtimin e hirsutizmit janë : zbardhja e qimeve, përdorimi i briskut, i dyllit, piskatores etj. Largimi i qimeve me dyllë si dhe shkulja e qimeve. Këto mund të shkaktojnë folikulitis (infeksion të rënjës së qimes ), ndërsa përdorimi i briskut për heqjen e qimeve shkakton një dalje të shpejtë të qimeve të shkurtra e të ashpra. Metoda të tjera efikase që rezultojnë në depilimin e përhershëm të qi-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.