Si mund t’ i heq qimet?

Intervista - - PYETJE -

Jam nje grua por kam shume qime ne fytyre dhe trup. Cila eshte menyra me e mire per ti hequr ato?

Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe, Klinika meve janë depilimi me elektrolizë dhe depilimi me lazer.

Depilimi me lazer ose IPL realizon shkatërrimin termik të rrenjes së qimeve, pa shkaktuar ndonjë ndikim në indet përreth. Depilimi me “luce pulsante”, ose me lazer nuk arrin të eliminojë të gjitha qimet në një seance pasi çdo folikul i qimes ka një cikël të vetin të zhvillimit të pavarur nga folikujt e qimeve të tjera, pra, shkatërron vetëm qimet që ndodhen në fazen e rritjes (anagene) sepse në këtë fazë qimet kanë një sasi të bollshme të melaninës. Kjo është arsyeja përse nevojiten disa seanca për të patur efektin e dëshirueshem. Elektroliza siguron depilimin 100 % te qimeve . Ajo është e vetmja proçedurë e aprovuar nga FDA (Food and Drug Administration) për depilimin e përhershëm të qimeve .

Energjia e krijuar nga levizja e shpejtë e elektroneve (kationeve dhe anioneve ), shkatërron substancat ushqyese të qimes dhe shkatërim perfundimtar të saj . Nëse lazeri siguron deri 70% të reduktimit të qimeve në zonen që trajtohet, elektdoliza realizon depilimin 100 % në zonën e trajtimit . Nëpermjet kësaj metode mund të heqim jo vetem qimet e zeza por dhe qimet e bardha ose te kuqe të cilat nuk mund të trajtohen me lazer. Gjithashtu nëpermjet elektolizes mund të sigurojmë depilimin e zonës afër syve si vetullat, ose në hapesirat midis dy vetullave që nuk mund të realizohen me depilim me lazer , gjithashtu depilimin në zonen mbi buzën e sipërme ku lazeri vepron deri në masën 40 % . Për të arritur rezultatin përfundimar nevojiten disa seanca pasi çdo folikul i qimes ka ciklin e vetë të zhvillimit të pa varur nga folikujt e qimeve të tjera .Aparaturat e mëparshme të elektolizës shkaktonin dhimbje, kurse aparaturat e teknologjisë së fundit të elektolizes nuk shkaktojnë aspak dhimbje dhe efekte anësore . Një aparature e tillë e elektolizes që ju siguron një depilim të përhershëm dhe pa dhimbje ndodhet dhe në klinikën Dermatologjike dhe Estetike Dermovita. Stafi i kinikës Dermovita i trajnuar për përdorimin e elektolizës do t’ju mundësojnë depilimin e përhershëm të qimeve deri në masën 100 % . dhe nevrik. Kur i hipin nervat dridhet i tëri. Më ndihmo të lutem si duhet të sillem me të.

Psikopediatër Selami Deraj, Poliklinika Qendrore

Një fëmijë 2 vjeç është deri diku në kulmin e zhvillimit. Një 2 vjeçar është tepër destruktiv, rrëmujaxhi, zemërak, atlet i vërtetë dhe mundohet të verbalizojë vazhdimisht. Kjo moshë i jep zhvillim atyre dhe ka disa që nuk e kuptojnë këtë fazë rritjeje të fëmijës në moshën 0- 3 vjeç. Pra, këta fëmjë çapaçulë, rrëmujaxhi e tepër eksplorues kalojnë një fazë tepër të rëndësishme në të njëjtën kohë, janë kundërshtues të pa parë. Kjo që thamë më lartë është tepër e rëndësishme, ata janë relativisht të lirë, ndaj duhen ruajtur gjërat me vlerë sepse fëmija hedh çdo gjë në tokë. Por, nga ana tjetër, me këtë mënyrë bëhet preceptimi i zhurmave si pjesë e zhvillimit. Në këtë moshë fëmijët e moshës 2 deri në 3 vjeç nuk duhen sharë, nuk duhen keqtrajtuar. Fëmija i zemëruar duhet të ketë shumë kujdes e dashuri, të qetësohet, majde fëmija i shqetësuar duhet të manipulohet në kuptimin e mirë për të ulur ulërimën dhe dridhjen e cila mund të jetë rrethanore nga shqetësimi i fortë, ose diçka tjetër, që në këtë rast duhet të egzaminohet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.