Ish i dashuri më përndjek

Intervista - - PYETJE -

Kam një hall të madh. Për një javë martohet motra ime për herë të 3-të. Ajo është martuar më përpara me dy njerëz shumë të mirë por ky që po martohet tani nuk rezulton i tillë. Ai është hajdut ordiner, imagjino më vodhi aparatin fotografik dhe e shiti për të blerë drogë. Është njeri ordiner dhe manipulues i madh. Me motrën kam folur por ajo përveçse nuk do t’ja dijë dhe nuk beson është totalisht e manipuluar nga ai njeri. Ajo po martohet me një përbindësh dhe nuk dimë çfarë të bëjmë me të. Ai i ka vjedhur gjithë bixhuteritë dhe ajo mendon se thjesht nuk mban mënd ku i ka vënë. Një ditë që u acarova dhe po i tregoja të gjitha ajo mu drejtua duke më thënë se po i ndërhyja në lumturinë e saj. Ju lutem më thoni si të veproj se po shkalloj!

Doni Tepelene Ti shiko punën tënde, lere motrën.

Rajmonda Lalaj Motra është mësuar t’i hyjë. Kujdes për vete se ajo e paska marrë udhën e zotit!!!!!!

Jeta Ime Arion Mos ndërhy në këtë muhabet. Derisa nuk ka arritur të mbaje dy lidhje me njerez të mirë siç thua atehere ajo ka probleme vet.

Eno Alb Ehhhh Lori ti mos e vrit mendjen, e ke moter por ske çfarë t’i bësh, largohu nga ai kunat se të morri në qafë. Sa për motrrën paska qenë e martuar me njerëz të mire dhe janë ndarë, tani le të mbajë këtë.

Ilir Iliri Motra jote e ka marrë shtruar këtë punë, beson të llotaria gërvisht e fito. Po çe do i del provo perseri ahahahahahah

Niko Risia Me dy të parët që ishin të mire, nuk i paska pëlqyer, tani paska gjetur tenxherja kapakun.Urime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.