Si veprojnë shenjat para, gjatë dhe pas një lidhjeje

Intervista - - HOPROSTKAOPI -

Dashi Do të ndjeheni pak të eksituar dhe nervozë për gjëra që nuk ju prekin personalisht (politikë, ide të ndryshme, marëdhënie sentimentale të shokëve/qeve). Ju duhet të qetësoheni dhe të krijoni pak distancë. Nganjëherë jeni shumë pasionantë dhe kjo mund të trembë të tjerët, sepse ata mund të mendojnë se jeni shumë kategorikë dhe me ju nuk mund të bisedohet. Dëgjojini të tjerët, edhe ata mund t’ju mësojnë gjëra të vlefshme. Dash kokëfortë, të jesh i relaksuar është diçka që mësohet dhe të bën më joshës. Demi Ju do të kaloni një javë të bukur në planin dashuror, dialog, komunikim...është momenti i duhur për të folur për të gjitha subjektet që ju shqetësojnë, pa harruar gjërat që shkojnë mirë, në mënyrë që të mos kthehet në larje hesapesh. Në punë atmosfera do të jetë e mirë dhe me harmoni. Jupiteri ndikon pozitivisht në marëdhëniet tuaja. Do t’ju japin më shumë përgjegjësi, pranojini pa frikë, sepse do t’ia dilni mbanë, si gjithmonë. Binjakët Ju ndjeheni të qetë dhe të relaksuar në marëdhëniet me prindërit. Ndërkohë do të kemi një gjallërim në fushën e dashurisë, me Afërditën dhe Jupiterin që aktivizojnë pozitivisht jetën tuaj sentimentale. Jupiteri është në sektorin e fëmijëve ( dashuria dhe fëmijët janë në të njëjtën fushë), pra mund të rizgjohet dëshira për fëmijë tek ju... Nëse jeni në çift, duhet të bindni partnerin/ en. Ai/ ajo kanë shumë projekte, por edhe atësia/ mëmësia mund të bëjnë pjesë në to, nëse ju e nxisni. Gaforrja Ju do të tregoheni të sjellshëm ndaj një shoku/shoqeje të fëmijërisë, sepse ndjeni që ai/ajo ka nevojë për mbështetjen tuaj dhe ju do t’i gjendeni pranë. Një projekt imobiliar mund të marrë formë, me ndihmën e Afërditës dhe Jupiterit. Kjo mund të jetë një blerje, punime në shtëpi, rinovime, transformim i mjedisit ku jetoni. Kjo mund të jetë edhe një zhvendosje në ndërmarrje. Në dashuri do të jeni të kthjellët, nuk do të keni asnjë iluzion, dini gjithçka për tjetrin/ën. Luani Do të keni disa pyetje në planin sentimental, Marsi ju jep entusiazëm dhe pasion, ndërsa Saturni ju jep dyshime, ose ndonjë zhgënjim. Ju keni dëshirë të dini me siguri se çfarë mund të prisni nga lidhja. Disa Luanë kanë dëshirë të kenë siguri për të ardhmen, por pa e ndërlikuar jetën. Ju do të numëroni ende paratë, Mërkuri është gjithë shtatorin në sektorin tuaj të parave dhe ju do të analizoni buxhetin tuaj për një afat të gjatë. Mbase ka ardhur koha të ndërroni punë... Virgjëresha Jupiteri është në sektorin e parave tani dhe në jetën tuaj do të ndodhin ndryshime monetare. Keni dëshirë të investoni në sektorin imobiliar? Guxoni, sepse pritet një shtim i të ardhurave tuaja. Megjithatë, ju nuk do të bëheni materialistë. Disa tensione që keni në familje do të zgjidhen vetë, pa ndërhyrjen tuaj. Mos u përzieni më mirë, lërini gjërat të evoluojnë vetë. Peshorja Jupiteri dhe Afërdita janë në shenjë dhe ju sjellin gjëra pozitive. Përfitoni nga jeta, kur ajo ju ofron gjëra pozitive. Mbështetje të mirë do t’ju sjellë shoqëria, e cila nuk do t’ju lërë të mërziteni vetëm, në shtëpi. Nëse jeni beqarë do të keni shanset maksimale për të bërë një takim, mos i refuzoni ftesat për të dalë, ose tregohuni aktivë edhe në rrjetet shoqërore. Një shok/shoqe ka nevojë për mbështetjen tuaj, ju do të organizoni një rrjet mbështetës. Kujdes ndaj flluckave, si ato të shampanjës apo ujit të gazuar, sepse ju fryjnë. Akrepi Neptuni ju shtyn akoma të analizoni veten, vetëm kujdes mos kaloni në mbianalizë, sepse kjo mund të jetë tendenca juaj. Dëgjoni njerëzit që i kanë këmbët në tokë dhe që ju pengojnë të fluturoni...Ndjeheni të zhgënjyer në planin sentimental, pasi tjetri/a janë të zënë me punë, ose i kushtojnë më shumë vëmendje shoqërisë dhe rrjeteve sociale, sesa juve. Megjithatë, mos krijoni një krizë të kotë, Afërdita së shpejti do të futet në shenjë dhe gjith[ka do të shkojë mirë. Shigjetari Marsi në Shigjetar nuk është shumë pozitiv, kështu që kujdes mos plagoseni, mos dëmtoheni kur bëni sport, rrëzoheni, bëni aksident me veturë, ose thyeni diçka të brishtë. Kontrolloni lëvizjet tuaja dhe mos ngatërroni shpejtësinë me nxitimin. Jepini makinës me kujdes dhe bëjini sytë katër. Mërkuri është në sektorin tuaj të punës së bashku me Diellin, kështu që ju do të punoni mirë dhe do të keni rendiment në punë. Bricjapi Plutoni dhe Afërdita nuk janë në harmoni, kështu që prisni ndonjë problem në dashuri, ku nevojiten disa rregullime. Mos qëndroni në heshtje, dialogoni, thoni ato që ndjeni brenda vetes, edhe ankthet që keni. Në punë një koleg/e ju irriton, tregohuni të qetë, por mos lejoni t’ju shkelin me këmbë, sidomos nëse ndjeni që

Cila është marëdhënia jote me dashurinë para, gjatë dhe pasi përfundon një lidhje? Çdo shenjë e horoskopit vepron ndryshe nga tjetra, por edhe brenda shenjës gjërat ndryshojnë sipas rastit. Le të lexojmë më poshtë përgjigjet me një dozë humori.

Si veprojnë shenjat para, gjatë dhe pas një lidhjejeCila është marëdhënia jote me dashurinë para, gjatë dhe pasi përfundon një lidhje? Çdo shenjë e horoskopit vepron ndryshe nga tjetra, por edhe brenda shenjës gjërat ndryshojnë sipas rastit. Le të lexojmë më poshtë përgjigjet me një dozë humori. Akrepi Para lidhjes: Të gjitha gratë janë të paturpshme/ të gjithë burrat janë derra. Njeh dikë dhee mbulojnë dyshimet. Pse e tha atë, çfarë kishte ndërmend, thotë gënjeshtra, çfarë fsheh, luan me dikë tjetër. I pëlqen misteri, gjërat e vështira, të pakapshme, por nëse nuk e shpështjellon, zgjidh, afrohet, nuk krijon një lidhje serioze.Gjatë lidhjes: Kontroll edhe në banjo! Që lidhja të vazhdojë do seks të mirë dhe ndjenja. Mirë deri këtu, por partneri duhet të jetë edhe i bindur ndaj Akrepit. Çfarë vesh? Ku shkon? Me këtë është? Çfarë thotë? Dhe të tjera si këto...Pas lidhjes: Do të të nxij jetën! Pavarësisht nëse e ka fajin ai, apo tjetri, nëse ka qenë vendimi i tij, ose jo, do të marrë hak, do të dënojë, do të sillet egër. Sa më shumë të ketë dashuruar, aq më e madhe do të jetë hakmarrja e tij.

Shigjetari

Para lidhjes: Të kam vënë në shenjestër. E adhuron flirtin, bën pa fund njohje të reja, por kur ia vë syrin dikujt, do të luftojë derisa t’ia dalë mbanë! Dhe sigurisht me mënyrat më joshëse. Gjatë lidhjes: U mërzita...Partneri i Shigjetarit duhet të jetë tërheqës, i çuditshëm, i veçantë, zbavitës. Shigjetari nuk duhet të mërzitet kurrë...dhe është nga ata që mërziten lehtë...Pas lidhjes: E çë pastaj? Nuk është se nuk mërzitet dhe nuk i dhemb ndarja, thjesht është kaq optimist, sa zgjohet çdo ditë me një shumëllojshmëri mendimesh: Do të rikthehet me siguri, do ta kapërcej me siguri këtë fazë, do të dashurohem përsëri me siguri! Le ta marrim të gjithë si shembull! Bricjapi Para lidhjes: Bën për mua? Nëse nuk je tamam ai që do dhe sidomos ai për të cilin ka nevojë një Bricjap, mos shpreso kot diçka serioze. Që në moshë të re e di se çfarë do ekzaktësisht në dashuri dhe nuk pranon asgjë më pak. Ai njeh, verifikon, aprovon. Gjatë lidhjes: Bën për mua! Kur Bricjapi ka një lidhje është i gatshëm të luftojë për të, sidomos për t’u treguar të tjerëve se nuk ka gabuar! Partneri që do të zgjedhë ( sepse ështëai që zgjedh), duhet që mos t’i krijojë një figurë të keqe në shoqëri dhe më pas vijnë edhe ndjenjat...Pas lidhjes: Përfundimisht nuk bën për mua! Cilado ka qenë arësyeja e ndarjes, për Bricjapin tregon se, megjithë përpjekjet e tij dhe luftën e madhe që ka bërë për ta mbajtur,në fund tjetri nuk ia ka vlejtur. Këtë e thotë thjesht logjika e tij, pavarësisht sesa është lënduar dhe vuan (nuk duket, por në realitet vuan dhe shumë bile)! ka një klimë rivaliteti. Pranoni një stazh pune nëse jua propozojnë, ju doni të evoluoni. Ujori Një nga projektet tuaja ka nevojë për një ekzaminim të thellë financiar. Bëjini mirë llogaritë para se të filloni. Ju nuk doni të merrni një kredi dhe të kaloni gjithë jetën duke e shlyer...Një dashuri në distancë po zhvillohet, për momentin shijoni atë që keni, më vonë do të shihni sa mund të zgjasë. Nëse jeni në çift, do të bëni projekte të mëdha udhëtimi të dy. Do të bëni një ekzaminim realist të karrierës tuaj, vetëm

kështu do të dalloni se çfarë duhet të ndryshoni.

Peshqit Nëse jeni në çift do të ndjeheni shumë afër njëri-tjetrit, Mërkuri dhe Dielli do t’ju lejojnë të largoni disa re që errësonin lidhjen tuaj. Ju do t’i rrëfeni gjithçka njëri-tjetrit dhe do të lini mënjanë të fshehtat. Saturni do të bllokojë projektet tuaja, por mos hiqni dorë prej tyre, janë thjesht pengesa kohe. Një konflikt me një burrë autoritar rrezikon të përshkallëzohet, mos e merrni shumë për zemër, kontrolloni emocionet tuaja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.