Edi Rama:Të mirat e plehrave

Intervista - - HUMOR -

Nisur nga miratimi i ligjit të mbetjeve në parlamnet për importin e plehrave vendosa të intervistoj kryeministrin Edi Rama. Jo më larg se 3 vite më parë, ndërkohë që sapo ishtë emëruar kryeministër ai deklaroi se, nëse në vendin tonë do importohen plera, kjo tregon se qeveria është hajdute dhe punon kundër kombit. Kështu të ishte vërtetë, vallë ? Për të marrë një përgjigje për këtë pyetje, shkova në Kryeministri. Futem te zyra e tij dhe, mes rrëmujës së tavolinës, pikturave e lapsave me ngjyra, vë re edhe një foto të një personi që nuk e njoha. Ishte goxha mashkull simpatik...

Kaso Kosa: - Zoti kryeministër si jeni? Ju falenderoj që më pritët. Fotoja e ndonjë familjari është kjo që po e mbani në tavolinë, se po më bën shumë kureshtar?

Edi Rama: - Nuk ka gjë Kaso, unë e kam për detyrë të jem trasparent dhe të ndaj çdo shqetësim me popullin. Kjo është foto e deputetit tonë Eduar Shalësit, por ka dalë dikur para se të mbillte flokët në klinikë. 60 mijë euro të gjitha qimet e vëna në tullën e tij e kënë bërë të mos dallohet fare.

- Më vjen shumë habi që nuk e dallova dot. Por, më shumë po çuditem se përse e mbani foton e tij në tavolinën e punës?

- Sepse unë nuk kam besim te shoqëria civile për monitorimin e plerave që do importohen dhe kam vendosur që monitorimin ta bëjë Shalësi, kështu që meqë po e ngarkoj me mision kaq të lartë e fisnik duhet ta kem sa më afër gjatë gjithë kohës. Fotografia e toj do të më kujtojë që trë kërkoj llogari përditë për cilësinë e plehrave që do importojmë…

- Mos ju kujtojë ndonjë gjë tjetër, zoti Rama, për shembull, atë fjalën e tij në fushatë që ne nuk do vjedhim si PD, por pak më me lezet…

- Të drejtë kishte Shalësi, Kaso. Ne jemi qeveri ndryshe, nuk vjedhim në formë aq flagrante, sa Berisha. Në fakt ne nuk vjedhim fare, Kaso. Berisha vidhte . Ne japim konçesione e marr i m përqindje, ne bëjmë ligje për ndërmarrjet e plehrave dhe bëhemi aksionerë në këto ndërmarrje….

- Pikërisht për plehrat, për çështjen e importimit të plerave kam ardhur edhe unë sot të bëjmë një intervistë, zoti Rama. Mendoni se po bëni gjënë e duhur për Shqipërinë?

- Së pari, dua të them se njerëzit janë shumë të frikësuar për sa i përket plehrave, Kaso. Ata mendojnë se plerat do depozitohen në pirgje të mëdha në sheshe, apo në shtëpitë e tyre, mendojnë e imagjinojnë epidemi e lloj - lloj imagjinatash të shfrenuara. Dhe e gjithë kjo rrëmujë nuk është për faktin se plerat përbëjnë problem, por nga mëndja e tyre e mbrapshtë.

- Realisht plerat përhapin epidemi dhe këtë e dinë të gjithë, apo jo?

- Hahahaha. Jo. Plehrat nuk kanë për të hapur asnjë epidemi, asnjë problem, sepse unë nuk mund të marr inciativa të gabuara në dëm të vendit tim. Ne kemi një lloj teknologjie, Kaso, e cila të lë me gojë hapur. Ajo është aq e përparuar sa që nuk ka vënd të diskutohet për aludime të tilla. Kam lexuar për një të tillë para disa ditësh, Kaso. Futeshin plehra e dilte prodhim i gatshëm. Futeshin qese plastike të grisura e dilnin shishe uji. Futeshin mbeturina ushqimesh e dilnin pjata të përgatitura. Ishte fjala e fundit e shkencës.

- Ku e lexuat këtë zoti Rama ?

- Nuk e di titullin e librit se Zaho e kishte grisur faqen e parë, po ç‘ rëndësi ka Kaso. Ishte perfekt. Rilindja po bën mrekullira Kaso… Kjo është e vërteta

- Pra, ti po më thua që Europës po i mungoka kjo teknologji dhe ndaj po i eksporton plerat tek ne?

- Nuk doja të thosha tamam këtë. Në fakt Europa nuk ka mungesë lënde të parë për të funizuar industrinë e riciklimit, ndërsa ne kemi mungesa.

- Të njëtën gjë ka thënë edhe ish-kryeministri ndërkohë që diskutohej për importin e plehrave në qeverinë e tij. Ndërsa keni qënë ju që këni deklaruar se nëse plerat do të importohen do të tregojë se qeveria është hajdute dhe bashkëpunon me mafjen në dëm të kombit. Meqë plerat do të importohen a është qeveria hajdute?

- Jo, unë i njoh të gjithë pjestarët e kësaj qeverie. Unë i njoh prej kohësh dhe janë shumica çuna e goca kolegji, kështu që nuk kanë lidhje me hajdutët. Si mund të jesh hajdut ndërkohë që e ke rrogën më shumë se 1 milion lek të vjetra? Ja, më thuaj ti! Pastaj duket si hajduta Mirela, apo Lindita?

- Atëherë si e shpjegoni deklaratën e tre viteve më parë ku keni ngritur zerin se po importuat plehra tregon që jeni hajdut?

- Ajo video e cila po qarkullon dhe tregon një deklaratë e cila mendohet të jetë bërë nga unë 3 vite më parë është video montazh.

- Pra, ju po e mohoni të keni deklaruar diçka të tillë?

- Unë nuk kam deklaruar diçka të tillë sepse nuk jam hajdut. Ato plehra po importohen për të mirën e këtij vendi, por të verbërit nuk kanë sy të shohin të mirën dhe përfitimet që po ju vijnë. Veç kësaj, Europa ka për të na paguar për këto plehra dhe këto para kanë për të shkruar në xhepat e shqiptarëve. Ka më mirë se të rrosh duke ndenjur e duke shikuar plehrat?! Ja, më thuaj ti, Kaso… Bisedoi me shaka

Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.