Cilat ndërtesa janë më të rrezikuara nga tërmeti? Me Prof. Dr. Dëfrim Shkupi, ekspert mjedisi

Intervista - - AKTUALITET -

Artan Kristo: -Ju, që e njihni tërmetin më mirë se njerëzit e thjeshtë, mund të na thoni, a e keni frikë atë? Pse?

Prof. Dr. Dëfrim Shkupi: - Eshtë e vërtetë se i njoh mirë tërmetet. Jam specializuar ne SHBA për studimin e rreziqeve gjeologjike dhe, më pas, në Francë dhe në Gjermani. Po dua ta theksoj se bazat kryesore në lëmin e këtyre studimeve i mora në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Prof.Dr.Shyqyri Aliaj dhe të ndjerin Prof.Dr.Betim Muco, që kanë vënë bazat dhe e zhvilluan shkencën e sizmologjise shqiptare, duke arritur madje edhe nivele ndërkombëtare. Ju pyesni a e kam frikë tërmetin! Një fjalë e urtë popullore thotë : Ruaju nga zjarri , uji dhe qeveria (ligji), por unë, krahas këtyre, do te shtoja dhe nga tërmeti.

Kam rastisur disa herë ,në apartamentin ku banoj, në Tiranë , momente termeti, kam ndjerë muret që lëkunden dhe abazhuret që levizin, po nuk kanë qenë tërmete të një shkalle të madhe. Dukurinë e tërmetit e kam parë në filmin “San Andrea”. Filmi paraqet një tërmet të fuqishëm në Los Anxhelos (SHBA). Aty përjetohet se çfarë është tërmeti i vërtetë: Ndërtesa gjigante lëvizin dhe shkatërrohen sikur të jenë xhingla.

-A është Shqipëria një vend me rrezik sizmik?

-Po. Shqipëria është një vend me rrezik sizmik. Në zonimin sizmik botëror, Shqipëria bën pjesë në brezin sizmik Alpin-Mesdhetar. Ky brez përfshin zonën e gjerë të kontaktit midis pllakave litosferike të Afrikës dhe Euroazise, nga ishujt Azore deri në kufirin lindor të pellgut te Mesdheut. Në këtë brez përfshihen Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria jugore, Turqia perëndimore dhe Italia. Ne sektorin e Shqipërisë dhe Italise, kontakti i dy pllakave litosferike (të Afrikës dhe Euroazisë) realizohet nëpërmjet mikropllakës së Adriatikut ,e cila ka hyrë si pykë midis Apenineve, Alpeve dhe vargut malor Dinariko – Albanido - Helenid. Pra, sizmiciteti i Shqipërise është fuqimisht i lidhur me kontaktin e Adrias me orogjenin e Albanideve (me truallin e Shqipërisë), i cili është pjese e kolizionit më të gjerë midis pllakave Euroaziatike dhe Afrikane . Akumulimet e vazhdueshme të deformimeve tektonike , nëpërmjet shkëputjeve aktive , shkaktare të tërmeteve , realizojne çlirimin e energjisë sizmike duke formuluar kështu sizmicitetin e vendit tonë.

Nga studimet e Prof. Dr.Betim Muços është dalluar një tjetër karakteristikë e sizmicitetit të Shqipërisë (konstatuar ne vitet e fundit), që është roli tepër aktiv i ujrave nëntoksore në gjenerimin e termeteve . Ky rol është i pranishëm në trevën e brendshme. Eshtë konstatuar se tërmetet e Shqipërise kanë prirje të ndodhin më së shumti ,në periudhën kohore me më shume rreshje te vitit , pra ne Tetor-Mars. Ndikimi i regjimit të ujrave nëntoksore dhe, si rrjedhoje edhe i faktorëve mbitokësore ,që ndikojne në këtë regjim (rreshjet e dendura, përmbytjet etj.), në çlirimin natyror të energjisë së tërmeteve . Prof.Dr.Betim Muço këto studime i ka vazhduar dhe në SHBA, ku ka jetuar per 15 vjet dhe është vleresuar maksimalisht nga shkencëtaret amerikanë.

-Po tërmete të fortë si ai që ra kohët e fundit në Itali, a mund të bien edhe te ne?

-Sizmiciteti i një vendi përcaktohet si funksion i madhësisë së tërmeteve (magnituda ,intensiteti ,mo- menti sizmik etj.) dhe i shpeshtësisë së ndodhjes së tërmeteve . Në këtë kontekst Shqipëria karakterizohet nga nje mikroaktivitet sizmik intensiv : nga tërmete të vegjë të shpeshtë, termete të mesem (Magnitudë 5-7) të rrallë dhe nga tërmete të medhenj (Magnitudë me e madhe se7) , që ndodhin shumë rralle. E njejta gjë ndodh dhe në Itali , pasi kemi të njëjtat predispozita dhe kushte për praninë e aktivitetit sizmik.

Pra, vendi ynë nuk përjashtohet nga ndodhja e tërmeteve të së njëjtës shkallë, sikurse ka nodhur kohët e fundit në Itali.

-Mendoni se edhe pasojat këtu do të ishin të tilla, sa ato në Itali?

-Pasojat e tërmeteve janë të njëjta , në çdo vend te Botës kur ndodhin. Dëmet varen nga afërsia me epiqendrën e tërmetit, si dhe me cilësinë e ndërtimeve të kryera . Një tërmet i tillë, si në Itali , ka ndodhur në zonën e Shkodrës ,më 15 prill 1979. Ky tërmet është vlerësuar me magnitudën 6.5. Nga tërmeti gjetën vdekjen 35 veta dhe pati 382 të plagosur dhe mbi 100.000 veta në rajonin Shkodër- Lezhe mbetën pa shtepi. Në vendet me prirje të aktivitetit sizmik , lypset të merren masa antisizmike , duke zbatuar rigorozisht kushtet teknike të projektimit dhe të ndërtimit të godinave, apo objekteve të tjera të rëndësishme.

- Njerëzit thonë se ndertimet e vjetra janë më të forta se të rejat përsa i përket tërmetit. Mendoni edhe ju kështu?

-Ndërtimet e vjetra , të projektuara nga institutet e ndërtimit, janë më të forta . Këto institute kishin në gjirin e tyre specialistët më të mirë të vendit. Projektet e përpiluara kalonin një procedurë shumë të rregullt dhe kontrolloheshin imtësisht nga specialistë oponentë dhe (Vazhdon ne faqen 24)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.