Valeridhethashethemet

Intervista - - TELEVIZION -

E kemi parë në sezonin e shtatë të “Big Brother” ku u shqua për natyrën e tij shumë të hedhur, shakatë e tij, dhe batutat e drejtëpëerdrejta ndaj kundërshtarëve. Ky sezon televiziv, doktorin nga Malsia e Madhe e gjen opinionist në emision “Top Shou “në Top Chanel. Bashkë me Sara Kapon, ai do jetë gjatë gjithë sezonit i pranishëm në emision me komentet e tij, rreth temave dhe të ftuarve.

Fabjola Kuburi:- Valer, tani do të të shohim si opinionist në “Top Shou” bashkë me Sara Kapon. Si u gjend në këtë emision doktori nga Malësia e Madhe?

Valer Kolnikaj: -Erdha këtu pas një telefonate nga Alban Dudushi. Ai më komunikoi, çfarë kishte menduar dhe unë i thashë “po” pa e menduar dy herë. Ishte ajo telefonatë që më zgjoi nga gjumi i drekës (Qesh)

- Nuk e prisje këtë?

- Dashamirësinë e Albanit e kam ditur prej kohësh, por nuk e prisja tani këtë telefonatë. Më parë, po.

- Nga 1-10 sa e vlerëson këtë emision dhe faktin e të qenit pjesë e tij?

- Nota 10 padiskutim. Jam shumë i lumtur se e quaj pozicionin më të mirë të mundshëm për mua. Është i vetmi emision që gjithnjë të ftuarit i ka kaluar në sitë duke mos lejuar kurrsesi të jetë i ftuar kushdo vetëm për të rritur audiencën, kuptohet, duke tallur apo servirur publikut diçka të pavlerë .

- I mbetesh besnik Top Chanelit, apo jo?

- Edhe në Big Brother kam folur shpesh për Topin, për këtë vënd ku ëndrra vazhdon dhe Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com

- Sjell një “crazy” Valer, të paparishikueshëm, që zgjon kureshtjen për të ndjekur deri në siglën e mbylljes, hahahahaha përshkruaj secilin me tre fjalë...

-Me Albanin e Bietën (janë të pandarë për mua) fantastike , janë nga njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë, sinqerisht . Me Sarën shumë shumë mirë , zëri i saj i ngrohtë dhe tipi i mirë që ka më bën ta kem shumë xhan.

- Një situatë humoristike që të ka ndodhur në puntantën e parë dhe të dytë të Top Shout?

- Në puntatën e parë, sigurisht që grisja e pantallonave sapo fillova të bëj “tuerking” (ha-ha-ha) dhe ishte faji im, sepse stilisti Altin Miçi këmbënguli që mos të vishja ato pantallona se ishin më të ngushta se ç’duheshin (haha-ha-ha)

- Batuta që përdor më shpesh në emision dhe jo vetëm?

- Do më ngatërrojë publiku me Luana Vjollcën, tani që

- Jam unë që i bëj lidhjet si me shumë detaje të tjera... Mjekësia më ka ndihmuar t’i shikoj njerëzit e gjërat shuuumë thellë, kurse arti ti shikoj cekët (ha-ha-ha-ha-ha)

- Një situatë ironike që të ka ndodhur kohëve të fundit?

- Situatë ironike me prezantues të emisjoneve në televizionet e tjera që pozicionin tim do e ëndërronin dhe që komentonin sikur s’më njihnin , hëhëëë sa karamele që janë ëëë (Qesh)

- E ke menduar ndonjëherë veten aktor? Mendon se do ndodhi kjo në të ardhmen ? - Shoh shumë aktorë që janë diplomuar në atë degë, por përpara kameras, krahasuar me mua, janë krejt amatorë. Nga një shoumen çfarë nuk pritet, po filmi ka më pak vlerë sesa këto që bëj sot .

- Çfarë do të thotë konkurrencë për një djalë si ti?

- Do të thotë pakonkurrueshëm.(Qesh) i

- E ke gjetur çelësin e lumturisë?

-Nuk kam gjetur asnjë çelës , thjesht po e jetoj jetën dhe jam i bekuar nga Zoti.

- Kush të ka ofruar më tepër siguri në jetën tënde?

- Familja, besimi, puna , dashuria

- Po të vendosje të bëje një ndryshim të madh në jetën tënde, cili do të ishte?

- E kam shumë të bukur kështu , ato që do doja dhe s’i kam, nuk do i kem kurrë.

- Sa i sigurtë ndihesh në

- Thonë për Valerin që .... - Çfarë nuk thonë më saktë.(Qesh) - Dashurinë e ke zgjedhur të parën dhe të vetmen, Mandalenën...

- Po vetëm Mandalenes i kam thënë “Të dua” në jetë - Kohët e fundit ke marrë shumë gjoba.... - Kam marrë për parking të gabuar, por shyqyr, se atë moment nuk kisha as patentë , pra mund të më kishin burgosur, por policia është shumë e mirë me mua.( Buzëqesh) - Je natyrë impulsive.... - E thonë edhe këtë ëëëë? (qesh) - Në kohën e lirë luan edhe futboll... - Bëj palestër, futbollit s’ja them shumë, por mbrojtës i paparë jam, o këmbën, o topin me mua . - Mandalena të llaston shumë shpesh me dhurata.... - Po Mandalena më llaston me gjithçka. - Nuk ka pasur qejf që ti të merreshe me shoubiz... - Në fakt asaj s’ja ka qejfi që të bëhet pjesë, por mua do të më shikojë këtu.

- Pas prezantimit, doktor, ish -banor i Big Brother, balerin, opinionist, po mendon të merresh edhe me muzikë...?

- Po kam gati këngen time të parë, është një baladë shumë e bukur . Po punoj për një hit që do e bëj klip dhe disa këngë të tjera .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.