Rita Ora me projekt në ndihmë të femrave kosovare

Intervista - - JAVA VIP -

Shpërthen gazetari Maksim Gjokaj: “Më trajtoi si fans, harroi kohën kur më lutej për intervista”

Ka qenë reagimi i Encës, në “Zhurma 12” spektaklin e organizuar në Koosvë, ku në një foto që ka dalë me gazetarin e njohur Maksim Gjoka, i ka thënë “Flm zemër” duke e falendëruar në të njëjtën mënyrë si të gjithë fansat e saj. Kjo gjë, e ka irrituar gazetarin, duke shpërthyer në statuse, të cilat kur e kontaktuam na tregoi se kishte qenë pikërisht ai që e kishte ndihmuar Encën bashkë me të ëmën, kur ka qenë për herë të parë në Kosovë, në emisione radiofonike, në gazeta, e më pas kanë krijuar edhe miqësinë e tyre. Ndërsa në këtë shoë ajo thjesht i ka thënë një “flm” të thatë duke e konsideruar si fans. “Mirënjohja është gjë e vyer dhe ose e e ke ose nuk e ke, mtë trajtori si fans, harroi kohën kur më lutej për intervista” ka thënë gazetari Maksim Gjokaj, i cili në “Zhurma shoë 12” u përfol si mashkulli i dytë i veshur më bukur, pas Robert Berishës. Megjithese gazetari dhe moderatori nuk “mërzitet” pasi ai e di se të gjithë shkojnë sërish tek ai kur kanë nevojë e sa “Enca” do i bjerë të takojmë aq të mira qofshin” përfundon Gjokaj.

Quhet Olsi Turtulli, është nga Prrenjasi dhe ka lindur në 20/01/ 1984. Është ndër të parët instrumentistë dhe muzikologë nga qyteti i tij. Ai rrjedh nga një familje me tradita muzikore dhe të kënduarit ishte një rit i përditshëm, sidomos i të atit Ramazan, i cili eshte një instrumentist i admirueshëm.Të gjitha këto, përbënin fillesat e edukimit muzikor të Olsi Turtullit, i cili, që i vogël do të dallohej si një talent i veçantë-muzikor. Në moshën 10 vjeç filloi mësimin e Fizarmonikës dhe instrumenta të tjerë folklorikë. Pas disa vitesh mësime ai filloi të japë edhe frytet e para. I ati me instrumentistë të tjerë arriti ta angazhojë në një formacion orkestror kryesisht me instrumenta folklorik i cili la mbresa te dëgjuesit e vendit të vet. Një kënaqësi dhe vlerësim i jashtëzakonshëm për muzikantin e vogël, i cili me cilësinë e interpretimit të tij në Fizarmonikë, premtonte të ardhme të sigurtë në fushën e muzikës.Më pas ndoqi mesimet në liceun artistik “Onufri”. Kështu, vit mbas viti, Olsi arriti të dallojë në instrument, krahas nxënësve të tjerë që kishin patur fatin e një arsimi shkallë-shkallë e pa kapërcime. Përparimi muzikor i Olsit në liceun artistik në Elbasan, tërhoqi vëmendjen e mësuesve e cila tregoi një kujdes të posaçëm për të. Ndjek studimet Master Shkencor ne degen e Shkencave Etnologji Folklor, pranë Qendrës ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike, Tiranë. Ka marrë pjesë si kumtues në simpoziumin e 5-të Ndërkombetar të Polifonisë Shqiptare zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin Pavarësia Vlorë, me titull “Polifonia Shqiptare ne Luginën e Shkumbinit”. Gjatë periudhës së punësimit në Zyrën e Arsimit dhe Kulturës Bashkia Prrenjas 2008-2013, ka kryer disa aktivitete e evenimente Kulturoro-Artistike të zhanrave të ndryshme. Ringriti Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Folklorike të Qendrës Kulturore Prrenjas, me të cilin ka debutuar në skena e festivale të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit si dhe shume aktivitete te tjera duke filluar nga festat zyrtare, vjetore, motmotit si dhe konkurse te kenges se lehte dhe asaj popullore, konkurse te valleve folklorike dhe kercimeve moderne, konkurse letraro artistike, dramatizime dhe gjini te tjera kulturore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.