Ndahet çifti Pitt-Jolie, reagon ish gruaja e Pitt

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore është duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku femrat kosovare mund ta shprehin veten dhe talentin e tyre pa u gjykuar dhe pa frikën e ndëshkimit.”Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova të cilat janë të suksesshme. Femrat atje nuk e kanë lirinë për t’u shprehur, në kuptimin pa u gjykuar, pa frikën e ndëshkimit dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Kam takuar vajza nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një platformë ku këto femra mund të shprehin veten”, zbuloi ajo.

Rita nuk është vetëm një këngëtare. Tashmë ajo ka lënë gjurmë edhe në fushën e modës me një linjë veshjesh, në kinema duke aktruar në disa filma, si pjesë e jurisë në spektaklet e talenteve si “The Voice” apo “X Factor” dhe tani në “America’s Next Top Model”. Pavarësisht këtyre angazhimeve të shumta, Ora i premton besnikëri, asaj që ajo e quan dashuri të parë, muzikës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.