Ç’do të thotë të jesh mëngjarash?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Para shumë shekujsh, të ishe mëngjarash ishte turp dhe konsiderohej si diçka negative. Sot të jesh mëngjarash konsideroshesh më i zgjuar, më krijues dhe joshës. Le të shohim disa nga informacionet më interesante për njerëzit që përdorin më shumë dorën e majtë.

- Lojtarët mëngjarashë të bejsbollit kanë një përparësi në krahasim me lojtarët që luajnë me të djathtën. Këta të fundit shohin vetëm një pjesë të pitch- it, ndërsa mëngjarashët e shohin të gjithë atë para vetes.

- Ky informacion mund t’ju duket i çuditshëm, por, sipas shkencëtarëve, mëngjarashët shohin më mirë nën ujë.

- E keni pyetur ndonjëherë veten pse shoku juaj mëngjarash fiton gjithmonë në videolojëra? Shkencëtarët mendojnë se mëngjarashët bëjnë shumë punë njëherësh më mirë se ata që veprojnë me të djathtën.

- Binjakët, apo trinjakët kanë më shumë gjasë që të jenë mëngjarashë.

- Studimet kanë treguar se njerëzit me KI (koefiçient inteligjence) të lartë kanë më shumë gjasë të jenë mëngjarashë.

- Sipas studimeve, mëngjarashët kanë më shumë gjasa të merren me art.

- Sipas një studimi të Scientific American, afro 10% e njerëzve në gjithë botën janë mëngjarashë.

- Bebet që lindin para kohe kanë më shumë mundësi të jenë mëngjarashë.

- Mëngjarashët mësojnë me lehtë disa gjëra, si t’i japin makinës, ose t’i bien një organi muzikor.

- Mëngjarashët zakonisht përtypen në anën e majtë të gojës.

- Studimet kanë treguar se mëngjarashët kanë aftësinë të mendojnë shumë gjëra njëherësh, sepse mendojnë më shpejt.

- Që prej vitit 1923, SHBA ka pasur gjashtë presidentë mëngjarashë: Herbert Huver, Herri Truman, Xherald Ford, Xhorxh Bush, Bill Klinton dhe Barak Obama.

- Kitaristi mëngjarash amerikan, Xhimi Hendriks, i ndryshoi kordat e kitarës së tij që të mund t’i binte me dorën e majtë.

- Mëngjarashët e kanë të vështirë të kontrollojnë ndjenjat e tyre dhe zemërohen më lehtë.

- Një mëngjarash rrezikohet më shumë të pësojë skicofreni, të ketë disleksi dhe mungesë përqëndrimi.

- Mëngjarashët janë më të turpshëm dhe të ndjeshëm ndaj çdo lloj kritike.

- Studimet kanë treguar se mëngjarashët janë më joshës nga pamja e jashtme, sesa ata që përdorin të djathtën. Një nga mëngjarashet më të njohura është aktorja Anxhelina Zholi.

- Në Mesjetë kishte shumë paragjykime kundër mëngjarashëve, sepse mendohej që edhe djalli ishte sallak.

- Në të kaluarën të ishe mëngjarash konsiderohej si ogur i keq dhe prindërit u lidhnin dorën e majtë mëngjarashëve, që t’i detyronin të përdornin të djathtën.

- Shkallët e kështjellave mesjetare ishin menduar që t’iu jepnin përparësi ushtarëve që zbrisnin, sesa atyre që ngjiteshin, sepse të parët mund të sulmonin me dorën e djathtë, ndërsa mbaheshin tek kangjellat e shkallëve me të majtën.

- Në Shkrimet e Shenja, dora e djathtë përmendet 100 herë, ndërsa ajo e majtë vetëm 25 herë dhe ato herë me referenca negative.

- Mëngjarashë të famshëm: Manjati dhe filantropi amerikan, Bill Gejts, Rafael Nadal dhe aktori Kenju Rivs.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.