TEST Kuic: Çfarë dini për herpesin gjenital?

Intervista - - TEST -

1. Shumë njerëz që kanë herpesin gjenital, nuk e dinë këtë:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

2. Sa njerëz në SHBA mendohet se kanë herpes gjenital:

a. 1 milion njerëz b. 10 milionë c. 30 milionë d. 45 milionë

3. Herpesi gjenital i shkaktuar nga HSV- 2 haset më shpesh tek gratë, sesa tek burrat:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Herpesi gjenital shkaktohet nga një bakterie dhe mund të trajtohet me antibiotikë:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Herpesin gjenital mund ta marrësh edhe duke u ulur në ndenjësen e tualetit:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Mund ta marrësh herpesin gjenital edhe nga dikush që nuk ka plagë të dukshme:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Larja e zonës gjenitale para dhe pas seksit mund të ndihmojë në parandalimin e transmetimit të herpesit gjenital:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Një grua shtatzënë

mund t’ia ngjisë herpesin bebes: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Një analizë gjaku mund të përcaktojë nëse dikush ka herpes gjenital:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Infeksionet e reja, ose fillestare të herpesit gjenital:

a. Kanë tendencë të jenë më të rënda

b. Mund të japin temperaturë dhe simptoma si të gripit

c. Mund të shkaktojë kruarje, djegie dhe fllucka që të dhembin

d. Të gjitha më sipër.

11. Kur shërohen zakonisht plagët që dalin si pasojë e infektimit me herpes:

a. Brenda një jave b. Nga një- dy javë c. Brenda dy-katër javëve d. Brenda pesë- gjashtë javëve

12. Krizat e herpesit gjenital shtohen në numër me kalimin e kohës:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Cila nga kushtet e mëposhtme nuk shkakton një krizë të herpesit gjenital:

a. Seksi i fuqishëm b. Stresi c. Ndërhyrjet kirurgjikale d. Djersitja

14. Virusi i herpesit simplex të tipit 2 vendoset në mënyrë të përhershme në cilën zonë të trupit:

a. Në indet që veshin stomakun b. Në shtyllën kurrizore c. Aparatin tretës d. Palcën e kockave

15. Periudha e kohës kur njeriu ndjen që po afrohet një krizë quhet: a. Prodromë b. Presiensë c. Prekoncepsion d. Presazh Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është a-ja

Afro 16% e njerëzve të moshës 14-49 vjeç janë të infektuar nga virusi -2 herpes simplex (HSV-2) që shkakton herpesin gjenital, por 81% prej tyre nuk e dinë që e kanë.

2. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Herpesi gjenital është shumë i zakonshëm dhe ka infektuar të paktën 45 milionë njerëz të moshës 12 vjeç e lart në SHBA.

3. Përgjigjja e saktë është a-ja

Një në 5 gra në SHBA ka herpes gjenital të shkaktuar nga HSV-2, ndërkohë që tek burrat kjo shifër është një në nëntë. Infeksioni transmetohet me lehtë nga burrat tek gratë, sesa nga gratë tek burrat.

4. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Herpesi gjenital shkaktohet nga një virus, kështu që antibiotikët nuk të ndihmojnë të shërohet infeksioni. Nuk ka kurë për herpesin, por ka trajtim për të reduktuar dhe parandaluar krizat akute dhe ulur rrezikun e transmetimit tek partneri.

5. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ashtu si edhe sëmundjet e tjera të transmetueshme seksualisht, herpesi mund të ngjitet me kontakt, ose aktivitet seksual dhe ka gjasa shumë të ulëta të ngjitet nëpërmjet ndenjëses së tualetit, ose objekteve të tjera.

6. Përgjigjja e saktë është a-ja

Herpesi gjenital mund të transmetohet edhe kur partneri i infektuar nuk ka simptoma, ose shenja të dukshme, ose edhe kur ai/ajo nuk e di që është i infektuar.

7. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Larja e zonës gjenitale nuk ndihmon në parandalimin e SST, përfshi këtu edhe herpesin gjenital. Mënyra më e mirë për të parandaluar SST është të mos bësh seks, ose të bësh me dikë që e di që nuk është i infektuar. Prezervativët nuk janë një garanci se parandalojnë infeksionin, por studimet kanë treguar se ato të sigurojnë një lloj mbrojtjeje. 8. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Numri i grave shtatzënë me virusin e herpesit në SHBA llogaritet në 880 mijë. Shumica e rasteve të infektimit ndodh gjatë lindjes nga rrugët vaginale. Nëse një grua ka pasur herpes gjenital para se të mbe te j shtatzënë, bebja e saj mund të infektohet, por gjasat janë shumë të ulëta, më pak se 1%. Megjithatë, rreziku i infektimit të bebes është më i madh (25-50%) kur gruaja infektohet në fund të shtatzanisë. Nëse jeni shtatzënë dhe mendoni se mund të jeni infektuar, thuajani këtë menjëherë doktorit tuaj. Gratë me herpes gjenital ekzaminohen me kujdes për çdo simptomë para se të lindin fëmijën. Nëse ka shenja plage të herpesit, atëherë doktori mund të vendosë që lindja të bëhet me operacion.

9. Përgjigjja e saktë është a- ja.

Për të zbuluar nëse ju keni herpes gjenital, doktori mund të marrë një kampion nga plaga dhe ta analizojë atë në laborator. Ekziston edhe një analizë gjaku që bëhet për të zbuluar antitrupat që mund të ketë prodhuar sistemi imunitar për të luftuar virusin. HSV-2 pothuajse gjithmonë prek organet gjenitale, kështu që nëse gjenden antitrupa të HSV-2 në gjak, ka gjasa që personi të ketë herpes gjenital. Nëse analiza tregon antitrupa të HSV- 1, kjo tregon se ju mund të keni herpes gjenital ose oral, kjo sepse herpesi oral, që zakonisht shkaktohet nga HSV-1, mund të ngjitet në organet gjenitale gjatë seksit oral.

10. Përgjigjja e saktë është d- ja.

Kur një person infektohet rishtazi me virusin e herpesit, nëse ka simptoma, ato zakonisht shfaqen në dy javët e para të transmetimit të virusit. Simptomat mund të përfshijnë temperaturën dhe si ato të gripit, kruarje në zonën gjenitale, djegie dhe bezdi, sekrecione vaginale, enjtje të gjendrave limfatike, si edhe presion në zonën e barkut.

11. Përgjigjja e saktë është c-ja

Simptomat klasike të herpesit gjenital janë fllucka të volga, të mbushura me lëng, që çahen, duke shkaktuar plagë me kore që më pas shërohen. Këto mund të shfaqen katërshtatë ditë pas infektimit të parë me virusin.

12. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Herpesi gjenital zakonisht shkakton disa kriza (katër ose pesë) gjatë vitit të parë të infektimit, por numri i tyre pakësohet me kalimin e kohës.

13. Përgjigjja e saktë është d- ja.

Disa nga kushtet më të zakonshme që shkaktojnë herpesin gjenital përfshijnë stresin, sëmundjet, operacionet, lodhja, drita e diellit dhe menstruacionet.

14. Përgjigjja e saktë është b- ja.

Kur futet në trup, HSV-2 udhëton nëpër nerva deri në shtyllën kurrizore dhe vendoset aty në mënyrë të përhershme.

15. Përgjigjja e saktë është a-ja

Afro gjysma e njerëzve që kanë kriza të vazhdueshme të herpesit gjenital e ndjejnë atë disa orë ose një- dy ditë para se të ndodhë. Ata mund të ndjejnë mizërim, djegie, kruarje, mpirje, zbutje, ose dhimbje në zonën ku do shfaqen flluckat. Kjo periudhë quhet prodromë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.