Pse gratë preferojnë më shumë burrat me trup të mbushur sesa ata të palestruar?

Intervista - - SEKS -

Një studim britanik i kohëve të fundit ka provuar se të djersisësh në sallën e palestrës për të pasur muskuj të përkryer barku nuk ishte e nevojshme. Bile thuhet se është e kundërta, shumica e grave josheshin nga të ashtuquajturat “dorezat e dashurisë” (tulet anash belit). Studimi është bërë me 1000 gra. Verdikti është i prerë: 58% e grave deklaruan se preferonin më shumë trupat pak të mbushur, sesa ata me muskuj të përkryer. Sipas tyre, të parët u bënin më shumë komplimente dhe i bënin të ndjeheshin më të bukura dhe nuk ka gjë më të rëndësishme për një grua sesa të ndjehet e dëshirueshme nga partneri i saj.

Dorezat e dashurisë e justifikojnë emrin.Mesa duket ato i bëjnë gratë të ndjehen mirë me trupin e tyre. Shumica e grave (74%) thanë se ndjeheshin në siklet në momentin kur u duhej të zhvisheshin para një burri që e stërvit trupin e tij në sallën e palestrës! Ato thanë bile se ndjeheshin në siklet kur porosisnin një ëmbëlsirë në restorant... Përveç kësaj, për 91% të tyre, burrat me trup të palestruar u krijonin një imazh të keq në mendje, atë të burrit që kujdeset më shumë për trupin e tij, sesa për to. Ja pse burrat me trup të mbushur, të tipit Mark Darsi, kanë më shumë shanse në jetën e përditshme sesa Rajan Gosling. Këta të fundit janë shumë të përqëndruar tek fiziku i tyre dhe nuk i kushtojnë shumë vëmendje partneres...

Pra fiziku i përkryer nuk të garanton një lidhje të mirë? Sigurisht, studimi nuk duhet përgjithësuar. Ka burra që nuk janë të mbushur dhe prapë kanë shumë për të dhënë, për fat të mirë!

Burrat me më pak komplekse dhe më pak kritikë ndaj vetes së tyre dhe femrave

Mishel Alvear, autor i librit “Jo sonte i dashur, jam e shëndoshë”, i bën një analizë interesante marëdhënies me imazhin e vetvetes. Ai rrëfen në fakt se burrat nuk e shohin veten e tyre në pasqyrë ashtu si gratë. Kur shihen në pasqyrë, ata shohin në fillim dhuntitë dhe pjesët e trupit që preferojnë. Aktorët me trup të përkryer nuk përbëjnë një kërcënim për ta, sepse ata paguhen për të zbukuruar trupin e tyre. Përkundrazi, gratë shohin në pasqyrë së pari defektet që kanë dhe përballë vipave të tillë si Kameron Diaz, ato ndjehen në kompleks dhe jo në nivelin e tyre. Të dashura gra, ka ardhur momenti për të ndryshuar vështrimin me të cilin shohim veten tonë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.