Roko Sifredi hap universitetin e pornos

Intervista - - SEKS -

Roko Sifredi ka vendosur t’i futet arsimit, por në një fushë shumë të veçantë...Ai që e quajnë «hamshori italian», ka vendosur të hapë universitetin e pornos. Qëllimi është t’u mësojë nxënësve të tij të bëhen më të mirët në këtë fushë. Roko Sifredi mesa duket ka ndjerë se ishte detyra e tij që t’u transmetojnë nxënësve të vet njohuritë në këtë fushë. Ish aktori i pornos ka vendosur të hapë Universitetin e Hard-it, një shkollë në një vend të mbajtur sekret, ku ai do t’u mësojë nja 30 nxënësve si të bëhen aktorë të mirë në filmat erotikë.

Pornoja nuk është kaq e thjeshtë

A ka nevojë të bësh shkollë për të luajtur në një film porno? Shumica e njerëzve mund të mendojnë se jo, që mjafton të bësh dashuri, por në realitet është më e ndërlikuar sesa duket. Në disa kurse, nxënësit do të mësojnë si të qëndrojnë përballë kamerës, sepse gratë, në çdo moment, duhet ta kenë fytyrën të dukshme nga kamera dhe duhet të qëndrojnë gjithmonë në një pozicion estetik: Këmbë të tendosura ( si në kërcim), kurrizin e harkuar, buzëqeshje, barkun e futur brenda.... Përsa u përket burrave, ata duhet të vendosen në atë mënyrë që të shihet penetrimi dhe, mbi të gjitha, të mësojnë të kontrollohen, që të mos e arrijnë shpejt orgazmën. Xhirimi i një skene merr nganjëherë tre apo katër orë. është diçka e lodhshme pra nga ana fizike, më shumë se sa mund ta mendoni.

Përveç kursit të qëndrimit, do të bëhen edhe kurse shqiptimi. Kjo është e gjitha ajo që dimë për momentin mbi programin e këtij Universitetit të Hard-it. Sigurisht, shkolla ka ngjallur debate, përfshi këtu edhe në botën e filmave X. Disa aktorë të filmave X bile kanë shprehur idetë e tyre. Për shembull, dikush ka thënë se Roko Sifredi duhet t’u bëjë nxënësve të tij kurse për mbrojtjen kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, sepse aktorët e X sigurisht nuk janë të mbrojtur ndaj SST, bile edhe sidës. Përkundrazi, ata duhet të bëjnë dyfish kujdes, si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.