Kush vuan më shumë nga ndarja?

Intervista - - SEKS -

Janë të shumta historitë e dashurive që mbarojnë keq, por kur vjen momenti i lamtumirës, duket se seksi femër vuan më shumë. Të paktën ky është rezultati në të cilin ka dalë një studim i ri i insitutit Gallup.

Diferencat mes burrave dhe grave janë të shumta, por ato bien më shumë në sy në nivelin psikologjik. Të dy sekset nuk mendojnë njëlloj dhe kanë një perceptim të ndryshëm të botës. Ky fakt është konfirmuar nga një studim i ri i qendrës së sondazheve, Gallup. Studimi ka dalë me përfundimin se, kur një marëdhënie dashurore degradon, janë femrat ato që vuajnë më shumë. Ky studim, i realizuar në Princeton, Nju Xhersi, ka regjistuar përgjigjet e 131 159 amerikanëve, të ndarë në këto kategori: Beqarë, në çift, të martuar, të divorcuar apo të ndarë. Studiuesit që punonin mbi këtë projekt kanë marrë në pyetje këta persona mbi disa ele- mente, për të vlerësuar si ndjeheshin në lidhje, duke u dhënë një notë nga 1 në 5. Duke verifikuar të dhënat, u vu re se, në çdo kategori, femrat kishin të gjitha një rezultate më të lartë se burrat, me përjashtim të kategorisë së grave të divorcuara. Për të kuptuar këtë fenomen, studiuesit shkuan edhe më larg, duke ekzaminuar stresin e përditshëm, të ndjerë nga njerëzit e marrë në pyetje, si edhe prirjen e tyre për të përdorur ilaçe relaksuese. Pasi kontrolluan përgjigjet, ata konstatuan se gratë janë kampione të stresit, në të gjitha kategoritë e marra së bashku, por sidomos ato që janë të ndara. Po pse burrat preken më pak nga ndarjet? Për insitutin Gallop, është e thjeshtë, në SHBA gratë fitojnë më pak para nga puna e tyre se burrat, gjë që shkakton ankth tek ato, një ankth që zbutet më pas, kur ato marrin divorcin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.