Mirela Vuka: Rikthim në momentin e duhur!

Intervista - - MUZIKE -

Ka nisur të këndojë që kur ishte e vogël dhe pas një pauze prej 14 vitesh, Mirela Vuka, këngëtarja e talentuar që jeton prej vitesh në Belgjikë rikthehet shumë e kërkuar me koncerte kudo nëpër Europë. “Muzika është si puna e bixhozit, kush e do, nuk e lë dot kurrë”, thotë ajo. Kështu, pas kaq vitesh mungesë, ajo vjen me një bashkëpunim me këngëtarin Xemi, me një këngë të titulluar “Kjo natë pa fund”. Mirela, ka edhe projekte të tjera që do t’i sjellë me pas, por për momentin dëshiron të shijojë këngën e sapolançuar.

Fabjola Kuburi:Mirela, pse kaq vite mungesë në tregun muzikor?

Mirela Vuka:- Po, është e vërtetë që unë u kam munguar për shumë kohë ekraneve, por kjo nuk do të thotë që nuk jam marrë me muzikë. Kam preferuar të mos bëj klipe, por muzika ka qenë pjesë e jetës time në çdo moment të saj.

- Më trego si u gjete me Xemin dhe si arriti kënga në versionin e saj përfundimtar, në një klip të arrirë?

- Më Xemin, jam njohur në Bruksel në mbremjet muzikore që organizohen se, si unë si ai, jetojmë në Bruksel, dhe më propozoi për një duet dhe pranova. Pranova , sepse e di që me Xemin mund të realizohej diçka e bukur. E mendova edhe si një rikthim në ekranet muzikore. Muzika është e Alsked Rrenjës, ndërsa me pjesën tjetër të realizimit janë marrë Artan Kola dhe Shkëlqim Kola.

- Cila ka qenë skena më e bukur që keni realizuar, ndonjë gjë që do mbash mend gjatë?

- Në fillim kur kemi filluar, ngaqë m’ë dukej shumë fallco të lëvizja buzët, ngaqë këndoj live gjithmonë e me playback s’ja kam idenë si mund të këndohet. Është lodhje e madhe të këndosh live, por të paktën çdo gjë është origjinale, kënaqesh me shpirt. Lum ato që bëjnë sikur këndojnë, nuk lodhen më (Qesh). Të këndosh live ka punë, të del shpirti. Pak më vonë, do dalë dhe një tjetër këngë e imja me një koleg që kam një vit që e kam bërë, por s’kam patur kohë të bëj klipin, por besoj se në një të ardhme jo shumë të largët, do ta realizoj.

- Megjithëse ke bërë emër, duket se famën e merr me doza të ngadalta, kjo sepse nuk je e uritur për të?

- Dy ditë që kam të lira ja kushtoj shtëpisë e familjes. Sa për emër më njohin shumë që kam qënë Mirela. S’jam harruar, te gjithë kolegët më njohin. Kam punuar me shumë më përpara, por tani gradualisht po i takoj. Shumë më pyesin; ku je moj, pse e ke lënë muzikën? Ke qënë vërtet puntore dhe njerëzit të kanë dashur.

- Po për koncertet, a nuk të prish punë ky “largimafrim” te publiku?

- Aspak s’ka prish punë, madje më kanë pëlqyer më shumë se para 14 vitesh.

- Tani, me çfarë merresh tjetër përveç muzikës?

- Ato dy ditë që kam kohë merrem me fëmijët e mi dhe familjen.

- Përse beson se filan këngëtare, arrin të bëhet më e suksesshme se një tjetër, pavarësisht se mund të kenë të njëjtat mundësi për të bërë karrierë?

- Nuk këndoj për të bërë sukses, thjeshtë pasioni që kam për këngën është ai që më ka shtyrë të këndoj edhe pas 14 vitesh. Kënga është si puna e bixhozit, ai që e do se lë kurrë...

- Ti vetë, ku e sheh veten artistikisht në të ardhmen, për shembull pas 5 vitesh?

- Çdo njeri e zgjedh profesionin e vet ose e ka të shkruar. Unë e shoh veten me të njëjtin personalitet që kam sot, asnjë ndryshim , përveç faktit që do arrij më shumë se sot.

- A je e kënaqur me këtë që ke arritur deri më sot?

- Për aq pak kohë që kam rifilluar sërish këngën, jam shumë shumë e kënaqur sepse kam arritur aq sa dua unë.

- Cila është porosia jote për të rinjtë shqiptarë që merren me muzikë?

- Porosia ime është, ai që e ka pasion muzikën kurrë mos e lini atë sepse ajo është jetë e dytë. I uroj suksese të gjithëve

- Çdo të thotë për ty, të jesh një artiste e mirëfilltë?

- Për mua të jesh artist do të thotë të jesh në fillim një njeri i sinqertë dhe të dish të duash dhe respektosh ata që të pëlqejnë, duartrokasin dhe vlerësojnë.

- Çfarë bën ti për t’i treguar publikut kush është Mirela?

- Mundohem të qëndroj sa më shumë korrekte në gjithçka që bëj dhe sjell në publik, por edhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me pjesën e prezantimit në publik.

- Emocionet të japin nxitje për të kënduar, apo kënga jep emocion?

- Asnjëherë s’mund ta ndash emocionin nga kënga. Aty ku ka muzikë, ka shpirt , ka emocion.

- Çfarë do të thotë për ty të merresh me muzikë?

- Të jesh këngëtare, apo muzikant është një përgjegjësi shumë e madhe, sepse duhet të jesh në nivel dhe aftësi të përcjellësh te publiku emocion e që me zërin tënd apo me tingujt e instrumentit të shkëputësh çdo individ nga realiteti dhe ta vendosësh në tingujt e magjishëm të muzikës. T’i bësh të tjerët të gjejnë veten te muzika që dëgjojnë.

- Ti punon jashtë Shqipërisë. Cili është vendi apo ambjenti ku je ndjerë si në shtëpinë tuaj?

- Po, është e vërtetë që kam punuar dhe më kanë pritur mjaft mirë, mund të them që kudo ku kam kënduar jam ndjerë si në shtëpinë time.

- Më thuaj tre gjëra që ti i ke të domosdoshme në jetë?

- Vetë jetën, familjen dhe muzikën. Këto janë të domosdoshmet, pastaj të tjerat vijnë vetë. (Buzëqesh)

- Ku janë fokusuar ambiciet e tua?

- Ambicjet i kam të fokusuara në muzikë, do punoj për të arritur nivele të larta. Kam nevojë për mbështetje nga publiku me duartrokitje nëse janë prezent në mbrëmjet ku jemi ne të ftuar.

- A ka diçka që do të shtosh, kemi harruar ndonjë detaj për në fund?

- Dua të të falendëroj ty përzemërsisht për intervistën dhe të uroj suksese. Respekte për të gjithë nga Mirela Vuka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.