Përparim Guri: Publiku, më frymëzon për gjithçka

Intervista - - MUZIKE -

Përparim Guri është këngëtari nga Puka i cili punon dhe jeton në Greqi prej shumë vitesh. Pasioni për muzikën dhe përkushtimi i tij e ka bërë që të arrijë të integrohet në tregun muzikor pa shumë vështirësi. Përparimi, tashmë do të vijë me disa projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjellë të përfunduara shumë shpejt për publikun...

Fabjola Kuburi: - Përparim, përshëndetje. Çfarë ka ndryshuar te ti në planin profesional që nga hera e fundit që të kemi pasur në faqet e gazetës sonë?

Përparim Guri: - Për herë të fundit kam qenë i pranishëm në faqet e gazetës tuaj diku nga prilli i vitit të kaluar dhe që atëhere, kam dhënë shumë koncerte me shumë nga këngëtarët më në zë të Shqipërisë.

- Pas gjithë kësaj kohe, vjen me disa klipe që do t’i prezantosh shumë shpejt...

- Po, është e vërtetë, pas intervistës së fundit që kisha në gazetën tuaj kam bërë dhe dy klipe të reja te Elrodi dhe jam duke punuar edhe për dy klipe të tjera.

- Brenda një kohe të shkurtër ke arritur t’u përkushtohesh klipeve, por edhe eventeve të ndryshme muzikore. Si e menaxhon kohën?

- Kam përshtypjen se me shumë punë, shumë lodhje dhe me shumë përkushtim, njeriu gjen kohë për gjithçka.

- Na trego pak për këngët e reja... Çfarë komentesh pret për to, pozitive apo negative?

- Për këngët që kam publikuar deri tani kam marrë gjithnjë komente pozitive, si nga publiku që më ndjek nëpër koncerte, ashtu edhe nga kolegët e mi. Besoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe tani.

- Çfarë të veçante kanë këto këngë që asnjë këngëtar tjetër nuk e ka sjellë më parë?

- Duhet ta pranojmë që stili me të cilin realizohet një këngë është shumë i rëndësishëm për mënyrën si e sjell te publiku, pastaj janë edhe elemente si bashkëpunëtorët që zgjedh, por edhe mënyra si e sjell këngën në tërësi.

- Është dikush që e meriton melodinë ose ndoshta të gjitha këngët e tua?

- Pa dyshim që në fillim është familja ime e shtrenjtë dhe publiku që më ndjek në çdo koncert.

- Kujt ke dashur t’i ngjash gjithmonë, që në fillimet e tua?

- Janë shumë emra të mëdhenj që mendoj se jo vetëm unë, por çdokush do kishte dëshirë t’u ngjante, emra si Arif Vladi, Gëzim Nika, Shaqir Cërvadiku.

- A ke ndonjë sekret që të bën këtë që je në muzikë?

- Unë jam munduar dhe vazhdoj të mundohem që çdo gjë që e bëj, ta bëj sa më bukur dhe sa më saktë, duke filluar nga veshja, stili, zgjedhja e këngëve dhe e njerëzve me të cilët bashkëpunoj.

- Ti ke punuar dhe vazhdon të punosh me emra këngëtarësh të niveleve evropiane. Si është të punosh me këta emra?

- Është një ndërthurrje mes punës mbi të gjitha duhet shumë punë që të arrish të punosh me këngëtarë të tillë, por është edhe fat dhe njëkohësisht kënaqësi të punosh me emra të tillë si Artiola Toska, Poni, Bujar Qamili, Hysni Alushi, Enkeleda Arifi e shumë të tjerë.

- Kush të frymëzon për

të krijuar muzikë?

- Frymëzuesi im kryesor është publiku që më pret kaq bukur dhe që më duartroket aq shumë sa herë i këndoj këto këngë nëpër koncerte.

- Cili vend beson se është më i mirë për artistët shqiptarë, Shqipëria apo një tjetër?

- Shqipëria bën shumë pak për artistët shqiptarë dhe nuk besoj që Shqipëria është vendi i duhur për t’u bërë i famshëm, pasi kemi shumë raste që nga vendet e tjera të Evropës kanë dalë zëra shumë të njohur. Greqia dhe Zvicra mendoj se janë vendet më të mira dhe që i vlerësojnë më shumë artistët shqiptarë.

- Çfarë ka të veçantë muzika shqiptare në krahasim me të tjerat që keni eksploruar ju?

- Muzika shqiptare ka të veçantë folklorin dhe këngët patriotike, që janë të panumërta, ndërsa vendet e tjera nuk i kanë këto tipare kaq të theksuara sa ne, sa muzika jonë.

- Do të vazhdoni me këngë të këtij stili apo do të ndryshojë diçka në të ardhmen?

- Do të vazhdoj edhe me këngë të këtij stili, por do të bëj edhe këngë të tjera, më moderne, që besoj se do të pëlqehen nga publiku.

- Nëse do të dilnit nga ky stil, nuk do të ndiheshit vetvetja?

- Jo, nuk besoj sepse unë e kam treguar që këndoj disa rryma muzikore, si ato të veriut, Shqipëri të Mesme e shumë të tjera, kështu që nuk besoj se do jem jashtë linjës time. Pastaj, çdo ndryshim mendoj se është i domosdoshëm.

- Mbeti ndonjë gjë pa thënë?

- Jo, besoj se i thamë të gjitha. Ju falënderoj shumë për intervistën dhe për mikpritjen. Ju pres në Athinë. Respekte. Ndihmë për marrjen e nënshtetësisë greke, lejen e qëndrimit. Përkthime të legalizuara. Dhe për çdo problem tjetër ligjor. Tel 00302108233932 00306944678911

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.