Kush e kuptoi, kuptoi !

Intervista - - POSTA -

Tempuj ëndrrash në shpirt ndërtuar Larg një trupi që rënkon Ëndrra, shpresën e mban zgjuar Shpresa, ëndërr mbet’ gjithmonë... Vyshket trupi larg nga tempujt Shpirti n’ëndrra bëhet erë. Vitet rradhë bëhen shekuj Shekujt vite ? Asnjë herë... Endrra gjumi në shtrat shtrembër Në sytë mbyllur, të ketë jetë ? Realiteti nuk është ëndërr As dhe ëndrra, realitet… Dëgjoj zëra për së largu Mbushur jetë dhe tinguj shprese Vdekjes, nuk i shihet pragu. Nuk është derë e një ndërtese… Andej njerëz mbushur ëndrra Këtej ëndrra pa njeri. E në pritje digjet zemra Paradoks në vazhdimësi… Tempuj ëndrrash në shpirt fshehur Larg nje trupi që lëngon. Ëndrra, shpresën e mban nxehur Shpresa, ëndërr që s’mbaron !

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.