U lodha

Intervista - - POSTA -

U lodha duke shkruar, duke heshtur, duke parë Të presësh për të vdekur i gjallë e jo i vrarë Në djallë të venë të gjitha, nuk dua më të pres U lodha nga dilemma, të rroj apo të vdes ! U lodha o ju njerëz, sa tëmthat më pëlcasin Kur nuk mundë dot frikën, frikëra le t’më vrasin Eshtë keq kur të merr heshtja e hyn në meditime U lodha duke thënë, larg nga b…. ime ! U lodha dhe nga cmira që kudo vërshon E keqja në sy njerëzish të mirën shkatërron’ Të gjithë pa përjashtim pas shpine kemi thikë U lodha nga kjo vorbull me thelbin kaotik ! U lodha nga surprizat, nga V.I.P-at e kësaj jete Sa bukur japin mend, kur mend nuk kanë për vete. Të vetmen gjë të bukur që s’blihej me para U lodha t’a kërkoj më kot në këtë dynja ! Flas për dashurinë, u lodha më kuptoni ? Kërkojeni në shpirt, aty mos e harroni E vetmja gjë që luftës, kurrë nuk i pajtohet U lodha, por s’kam vdekur e nuk do vdes kuptohet …

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.