Pyetje per psikologun Feja dhe shkenca

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje psikolog Jashari, lexoj gjithmonë përgjigjet tuaja dhe ju vlersoj shumë si psikolog, por më bën përshtypje që ju kohët e fundit inkludoni dhe fenë në përgjigjet tuaja për shqetësime të ndryshme psiko-sociale që kanë njerzit. Për kureshtje ju pyes ju vërtet besoni në dogmat e feve të ndryshme duke e ditur që zanafillat e krijimit të fesë kanë qënë të lidhura me shkaqe të mosnjohjes së veprimtarisë së fenomenëve të natyrës të cilat shkaktonin frikë tek njerzit e asajkohe, dhe kështu u krijuan përfytyrimet fetare për gjërat që nuk ekzistojnë . Mbase po ju duket pak e çuditshme pyetja ime dhe pikëpamjet e mia prej ateisti. Faktikisht unë jam ateist, por dikur kam qënë besimtar praktikisht i fesë islame, por hoqa dorë nga feja kur kuptova kotësinë e shpresimit në të. Ju a besoni vërtetë në fuqi të mbinatyrshme apo e konsideroni fenë element shtesë vetësigurie për të gjetur paqen e brendshme shpirtërore?

Dr.Jashar Demiri: - Më shumë se sa besimit tek një fe e caktuar unë i jap rëndësi besimit. Në një specializim jashtë me psikoterapeutët më të mirë të botës para shumë vitesh na u kërkua që të kishim lexuar edhe Biblën edhe Kuranin e shenjtë. Dikush guxoi dhe pyeti përse u jepej aq rëndësi këtyre librave, kur ne po trajnoheshim si shkencëtarë e jo si fetarë? Ju dha një përgjigje pak a shumë e tillë se çdo njeri ka besimin e vet , shpesh gati si të transmetuar brez pas brezi, ndaj edhe këto dy libra si dy “thesare” të kulturës botërore , do të na ndihmojnë që të luftojmë ca më mirë vetëdijen dhe pavetëdijen njerëzore me atë lloj “mbushjeje” e cila ngjan sikur transmetohet gjenetikisht. Kjo është e vërtetë, pasi për ne, psikoterapeutët, ka shumë rëndësi që të dijmë se çfarë “shtresëzimesh” ka marrë një makro dhe mikromjedisi lidhur edhe me religjionin pasi “mësuesit” e tij të parë janë prindërit, gjyshi, gjyshja etj, të cilët kanë sjellë nga brezat lloj lloj besimesh apo shtrembërimesh, me të cilat është formuar njeriu që në vogëli. Shpesh ato që janë thënë lidhur me besimin fetar në vogëli mund të duken nga ne sikur janë harruar, por ato mund të veprojnë në formë infantilizmash dhe çdo psikolog duhet që t’i gjejë ato gjatë psikoterapisë dhe psikoanalizës. Fëmija mund të besojë se është ateist, por është e pamundur që të mos ketë dëgjuar nga paraardhësit e tij plot gjëra të drejta ose të shtrembërta në lidhje me besimin. Këtë ja kam thënë edhe mikut tim, profesorit Edmond Tupe, kur më ka thënë se është ateist. Ai u bind se është e vërtetë që çdo njeri ka besimin e tij pavarësisht se e ka atë të “fjetur” apo aktiv. Kështu, i nderuar letërshkrues, unë dhe kur duket se po flas apo shkruaj në gjuhën e “fesë” në fakt transmetoj 100% shkencën , por që këtë shkencë çdo besimtar e kupton sipas “bagazhit” të vet. Po jap një shëmbull pa e banalizuar: Vajza ime psikologe, e kupton shumë mirë se ç’do të thotë fjala “mendime obsesive”, kurse nëna ime, edhe pse tepër e zgjuar, s’e kupton ose e kupton vetëm po t’ia them “mendime vesvese”. Po kështu, një besimtar i fesë katolike e kupton si “mendime që na i “përshpërit” “djalli”, ndërsa musliman thotë “Shejtani” etj. Ka ndodhur që kolegët e mi psikoterapeutë u kanë dhënë klientëve shpjegime perfekte nga ana shkencore, por ata nuk e kanë kuptuar dhe është dashur që ato që j’ua përkthej unë pra t’ua zbres në atë nivel që ato i “marrin”. Unë e vlersoj letrën tuaj kur thoni se e shoh fenë si element paqeje dhe vetësigurie ndaj gëzohem kur dikush është besimtar, sepse besimi ka të mirat e veta pafund ndaj dhe është më mirë të besosh në një fe se sa të mos besosh në asnjë fe. Sado me kul-

PSIKOTERAPIA DHE HIPNOTERAPIA SHEROJNË SHPIRTIN TUAJ MË SHUMË SE ILAÇET KIMIKATE... JAPIM MJEKIM 100% BIMOR

PSIKOLOGU ME PËRVOJË, I SPECIALIZUAR NË DISASHTETEPERËNDIMORE BËN RADIOGRAFINË E SHPIRTIT TUAJ.

turë të jetë një njeri në kushtet kur askush nuk e dëgjon apo askush nuk e shikon mund ta bëjë një veprim antishoqëror kurse një besimtar i cili beson se kudo e shikon dhe e dëgjon Zoti kudo ndaj të keqes frenohet. Unë vetë i respektoj të gjitha fetë se vetë Zoti e ka lejuar pluralizmin ashtu siç ka lejuar të jesh afetar, por fjala ateist (kundër Zotit) është në fakt e rëndë, tepër e rëndë, ose vetë zoti mund t’i ketë lejuar ata , për t’ju thënë të tjerëve shikoje se kush janë dhe çfare do t’iu bëj atyre. Këtë të fundit po e them nga mëndja ime, ashtu siç e kam deklaruar kudo nëpër seminaret botërore me psikoterapeutë, se Shqipëria është shembull më i bukur në botë përsa i përket harmonisë fetare. Ti paske qënë i fesë Islame, por paske hequr dorë nga besimi. Unë nuk e di se nga ka ardhur ky zhgënjim i yti, por sa për vete i lutem Zotit që të ma hapë më tej arsyen dhe rrugën e besimit sepse edhe unë i përkas atij brezi të miliona shkencëtarëve në Botë të cilët sa me shumë thellohen në shkencë, aq më shumë besojnë në zot dhe kjo ka arsyet e veta të cilat nuk mund t’i shpjegoj këtu. Ti qënke larguar nga feja Islame, por sa shumë e shumë shkencëtarë botërorë e kan studiuar Islamin për ta sulmuar dhe pasi e kanë njohur e kanë provuar atë? Një ndër këta ka qënë edhe vetë Tolstoi. Kjo është edhe arsyeja e zgjerimit të fesë Islame , flas për fenë e vërtetë, pasi vrasësit që maskohen si fetarë veprojnë kundër Zotit, pasi vetëm Zoti ka të drejtë që ta japë e ta marrë jetën e robit askush tjetër. Çdo fe ka vlerat e saj, por kur flet shkenca , feja duhet që ti hapë rruget e të dëgjojë me vëmëndje pasi vetë shkenca vepron me lejen e Zotit. Përshëmbull ka besimtarë që nuk lejojn që t’u futet gjaku dhe pranojnë që të vdesin për ketë shkak me raste hemorragjish dhe kjo më duket skandaloze.

Ju qe keni strese, ankth, fiksime, brenga, nervozizem, dhimbje koke, fobi, depresion, frikera obsesive, pagjumesi, anoreksi, xhelozi, probleme droge, impotence, probleme martesore, mospershtatje seksuale, çdo lloj neuroze, nevoje per renien ne peshë, etj., drejtohuni te Dr. Jashar Demiri, çdo ditë. Bashkepunojme me neuropsikiatrin me shumë përvojë Dr. Abaz Quka. Takimi te hyrja kryesore e Stadiumit “Selman Stermasi” (ish-Dinamo). Merrni ne Cel. 0692255562 per të fiksuar takimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.