A operohen variçet?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Përshëndetje! Jam një nënë 32 vjeçare dhe kam një fëmijë 10 muajsh , problemi im { që besoj dhe shumë ferma të tjera e kanë ) janë variçet që më janë krijuar. Dua të di a bëhen operacione plastike këto variçe ( Në Shqipëri normalisht) Dhe a kushton shumë? Ju faleminderit për përgjigjet dhe këshillat tuaja. Përzemërsisht Alma.

Dr. Elida Mici, kirurgeflebologe: Shumë femra, pa qenë shkak mosha, vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brëndshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar si dhe mbajtjen për shumë të këpucëve me taka të larta.

Shumë kohë më parë njerëzit përdornin korse najloni për të mbajtur venat të shtrënguara fort. Por ilaçet kundër dhimbjeve dhe korsetë e ngushta të këmbëve ka kohë që nuk japin ndonjë rezultat të mirë. Enjtja e venave mund të bëhet edhe shkak për bllokimin e qarkullimit të gjakut. Imazhet me ultratinguj tregojnë se në çfarë gjendjeje ndodhen këto vena. Ndërhyrja me rreze thuajse nuk ndjehet fare. Rrezet lazer në këtë rast zëvëndësojnë bisturinë e kirurgut. Kjo është edhe arsyeja, që shumë pacientë kërkojnë të trajtohen me këtë metodë. Nëpërmjet rreze lazer, venat çahen dhe pasi bëhet zhbllokimi i tyre, vëndi i çarjes mbyllet përsëri. Shkencëtarët thonë se operacione të tilla me rreze lazer janë të suksesshme në 95% të rasteve. Shkaktari i ënjtjes së venave nuk dihet dhe në disa raste kjo sëmundje është gjenetike.

Shkencëtarët po praktikojnë një mënyrë të re për trajtimin e enjtjes së damarëve të këmbëve, një sëmundje e rrezikshme nga e cila preken jo vetëm gratë. Kjo mënyrë e re është eliminimi i damarëve me rreze lazer, të cilat bëjnë të mundur djegien e damarëve “të helmuar”. Por gjithashtu

Dr. Fatos Hoxha, reumatolog: - E nderuar zonjë! Duke u bazuar në ankesat tuaja, mund t’ju them se shqetësimi juaj është edhe në varësi të moshës. Juve ju është prekur vetëm një kyç, gjuri, i cili është artikulacion i rëndësishëm dhe pikërisht kjo bën që ai të jetë në një mikrotraumë të vazhdueshme dhe të kemi konsumime të srtukturave të brendshme të gjurit, siç janë: Kartilagot (menisqet), deformime të kockës subkondriale, të cilat çojnë në ngushtimin e hapësirës së gjurit. Këto janë avantazhe për shfaqjen e kërcitjeve dhe dhimbjeve të cilat shfaqen më shumë gjatë ditës. Këto janë shenja të një sëmundjeje që quhet Gonartrozis, sëmundje digjenerativereumatizmale që fillon mbi moshën 40 vjeç me një probabilitet rritjeje me rritjen e moshës. Për konfirmimin e saj, normalisht kërkohet një grafi e gjurit pasi të jetë bërë vizita klinike me mjekun reumatolog dhe në pamundësi, me mjekun e familjes. Përgjithësisht, mjekimet janë të thjeshta dhe më shumë përdoren antiflamatorët josteroidë dhe analgjezikët (qetësuesit). Nëse pacienti ka probleme me stomakun, tensionin apo sëmundje të tjera, përdoret edhe fizioterapia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.