Si veprojnë shenjat para, gjatë dhe pas një lidhjeje

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi Fillimi i javës do të jetë shumë i shqetësuar në planin sentimental për shkak të ndikimit negativ të Hënës. Për fat të mirë, situata do të qetësohet duke filluar nga e mërkura. Nëse jeni në çift do t’i thoni njëri-tjetrit disa të vërteta, por kjo do të përmirësojë lidhjen në fund të fundit. Për fat të mirë do të keni miqtë që do t’ju qetësojnë dhe mbështesin. Nervoziteti juaj rrezikon t’ju shkaktojë probleme shëndetësore në stomak. Evitoni pra kafeinën, pijet me gaz, ose ushqimet me shumë fibra. Demi Ju keni tendencë t’i kontrolloni shumë emocionet tuaja, lëshojeni pak veten. Keni të drejtë të reagoni në mënyrë impuslive ndonjëherë, negativisht, apo pozitivisht, mos rrini me pengje dhe mërzira. Flisni, pasi partneri/ja nuk janë me deomos intuitivë dhe të lidhur me atë që keni ju në mendje. Në fushën profesionale situata është e mirë, Afërdita dhe Jupiteri në fushën e punës ju sjellin një mirëkuptim dhe bashkëpunim me kolegët, gjë që ju ndihmon të bëni edhe punët më të vështira. Binjakët Keni dëshirë të kujdeseni për shtëpinë, qoftë sepse jeni të pakënaqur me dekorin e saj, apo sepse janë grumbulluar punët dhe ajo duket e çrregullt. Mund të prisni një shok apo shoqe në shtëpi që do të vijë për disa ditë. Nëse jeni beqarë, Jupiteri dhe Afërdita ju japin pista interesante në planin dashuror. Nuk keni të drejtë që tregoheni shumë të vështirë. Dëgjohen shumë thashetheme nëpër korridoret e ndërmarrjes, mos u frikësoni, prisni konfirmimet. Gaforrja Nëse ju do të rifilloni studimet, do të ndjeni se jeni në rrugën e duhur. Nëse keni dëshirë të ndërroni shtëpi, planetet ju japin një rast të mirë, të cilin nuk keni pse e humbisni. Ritmet në punë do të jenë të shpejta, por ju do të arrini t’ia dilni mbanë, falë edhe ndihmës së kolegëve dhe punës në ekip. Për momentin e keni të vështirë ta mendoni karrierën tuaj në të ardhmen. Mund t’ju vijë ndonjë ftesë për të dalë me shoqërinë këtë javë, mos e refuzoni, sepse mund të njihni njerëz interesantë. Luani Ju do të bëheni ekspertë në fushën financiare, si edhe për të gjetur mënyrën për t’u veshur bukur, por pa shpenzuar shumë. Mërkuri në shenjën e Virgjëreshës ju jep ide të mira financiare. Ju do të flisni hapur me një motër, apo vëlla, një dialog që do t’ju sjellë një afrim që do t’ju lehtësojë. Dashuria do të jetë më e ndërlikuar sesa e mendoni. Marsi ju bën impulsivë dhe plot pasion, ndërsa Saturni ju shtyn të reflektoni për lidhjen dhe vendin që do t’i lini partnerit/es në jetën tuaj. Virgjëresha Neptuni dhe Mërkuri në shenjë ju japin ide të shumta se [farë doni të bëni me jetën tuaj. Të riorganizoni projektet tuaja, të zhvilloheni profesionalisht, apo të zbaviteni. Do të keni shumë raste për t’u shprehur këtë javë, thoni me saktësi atë që mendoni. Ju nuk jeni shumë të mirë me lojërat e ndërlikuara, preferoni të vërtetën. Kërkoni një shtim rroge, është momenti i duhur për ta kërkuar. Në dashuri atmosfera është idiliake, përfitoni prej këtyre momenteve për t’u afruar me njëri-tjetrin. Peshorja Keni Jupiterin, Afërditën dhe Diellin në shenjë. Nëse jeni beqarë, një takim shumë premtues do t’ju ngrejë moralin dhe rikthejë buzëqeshjen në fytyrë. Ju do të ndjeheni në formë dhe joshës. Nëse jeni në çift, do të vini disa pika mbi i, ai/ajo duhet të kuptojnë mesazhin tuaj, të tregohen më të afërt, gjithashtu edhe më të pjekur. Neptuni ju ndihmon të shihni qartë në lidhjen e një shoku/shoqeje. Do t’i thoni të vërtetën, apo do të prisni ende? Kërkojini këshillë një shoku/shoqeje tjetër. Akrepi Ju do ta keni mendjen tek paratë, financat. Kështu do t’i futeni analizës së situatës suaj financiare me kujdes. Nuk do të ëndërroni më, por do të numëroni. Një zhgënjim dashuror do t’ju acarojë. Nëse jeni beqarë do të ndjeheni të paduruar për të takuar dikë që do t’ju ndryshojë jetën. Nëse jeni në çift do t’ju duket se tjetri/a nuk tregohen shumë të kujdesshëm ose nuk i shfaqin ndjenjat e tyre dhe ju do t’ia thoni këtë. Së shpejti Afërdita do të hyjë në shenjë dhe atëherë gjërat do të ndryshojnë. Shigjetari Marsi dhe Saturni në shenjë ju japin dinamizmin dhe energjinë për të mbaruar çdo punë. Megjithatë, gjërat nuk do të jenë të lehta për ju, do të keni përpara shumë punë admistrative, me letra dhe dokumente, pengesat do të shumëfishohen, do t’ju duhet të paguani taksa, etj. Tregohuni të durueshëm dhe metodikë, ruani kopjet e dokumentëve tuaja. Ju keni dëshirë të udhëtoni, është e vetmja gjë që ju ngre moralin, kontrolloni mos gjeni ndonjë udhëtim të lirë. Bricjapi Karriera do të jetë para së gjithash, Jupiteri do ta kalojë vitin në sektorin tuaj profesional. Kështu mund të ndërroni ndërmarrje, ose të ngriheni në detyrë, sepse nuk mund të qëndroni më në rutinë. Guxoni të rrezikoni, sepse kjo do t’ju shpërblehet. Ju tashmë keni fituar besim në vetvete. Kërkoni të bëni një stazh pune, sepse keni shanse për ta marrë. Nëse jeni beqarë, do t’ju joshë një koleg/e pune, merreni shtruar dhe informohuni para se të bini brenda kokë e këmbë.

Cila është marëdhënia jote me dashurinë para, gjatë dhe pasi përfundon një lidhje? Çdo shenjë e horoskopit vepron ndryshe nga tjetra, por edhe brenda shenjës gjërat ndryshojnë sipas rastit. Le të lexojmë më poshtë përgjigjet me një dozë humori. Ujori Para lidhjes: Miq! Miq gjithkund. Edhe shok i ngushtë, edhe joshës, edhe do diçka më tepër? Si mund të rezistojë Ujori i shkretë dhe të mos krijojë lidhje?

Gjatë lidhjes: Miq dhe seks! Jo se ndryshon ndonjë gjë me përpara, thjesht tani shoqëritë janë të përbashkëta, të përbashkëta edhe interesat, bile edhe ëndrrat. Miqësia mbetet, thjesht shoqërohet edhe nga dashuria, nuk është e përkryer kjo?

Pas lidhjes: Jo më seks, thjesht miq. Këtë superioritet të Ujorit, të çuditshëm për disa, shumë pak vetë e kuptojnë...Edhe kur e tradhëtojnë dhe lëndohet, herët a vonë, nuk do të ketë asnjë problem ta bëjë mik ishin e tij. Këtu na kujtohet një këngë greke me titull: Nuk dua miq të tillë... Peshqit Para lidhjes: Të shoh në ëndërr! Ai sheh ëndrra si të gjithë ne, vetëm se 24 orë në ditë! ëndërron për një dashuri të madhe romantike, që do t’i ndryshojë jetën. Një dashuri me ndjenjë, pasion dhe lidhje shpirtërore.

Gjatë lidhjes: Wndërrojmë të dy. Dhe lidhja fillon dhe kthehet në poemë. Tashmë ëndrrat janë të përbashkëta, të dy shpirtrat bëhen një, dashuria janë ndjesitë, shikimet, një përqafim i ngrohtë, një fjalë romantike. Dhe përralla vazhdon...

Pas lidhjes: Pi alkool... Depresion, anoreksi, prirje për abuzime dhe vetëshkatërrim. Mos u shqetësoni, së shpejti do të futet përsëri në një botë ëndrrash, në një botë të përkryer, ku nuk ndodh asgjë e keqe dhe do të gjejë strehë aty. Me kalimin e kohës pastaj piqet dhe sheh ëndrra pak më realiste. Ujori Disa ndryshime financiare pozitive ju lejojnë ta shihni ndryshe jetën. Ju do të bëni përpara, mund të bëni një blerje pasurie të patundshme, një bashkëjetesë, një shtim rroge, etj. Ju keni një program projektesh afatshkurtër dhe afatgjatë. Ju pëlqen të bëni lista, kjo ju shtyn të mendoni për të ardhmen. Ujorëve u pëlqen të bëjnë plane për të ardhmen. Nëse jeni beqarë, do të takoni dikë që jeton larg, për momentin kjo ju vjen për shtat. Situata në çift do të jetë shumë romantike. Peshqit Neptuni dhe Saturni do të jenë në mungesë harmonie me njeri-tjetrin, kjo do t’ju bëjë me ulje-ngritje humori. Në mëngjes mund të ngriheni në formë dhe më pas do të demoralizoheni para pengesave, por pastaj ato do të zgjidhen dhe ju do t’ju ngrihet humori përsëri. Një krizë sentimentale ju detyron të vini pikat mbi i. Marsi ju vë nën presion dhe Saturni ju ngarkon me punë. Shumë ndryshime do të ndodhin në punë, për momentin janë thjesht thashetheme, mos u trembni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.