Cilat ndërtesa janë më të rrezikuara nga tërmeti?

Intervista - - AKTUALITET -

(Vijon nga faqja 3) mbrojtjet bëheshin në këshillat teknike të instituteve. Kjo procedurë nuk linte shteg për lajthitje dhe kishte, gjithashtu, kontrolle të rrepta gjatë zbatimit. Ndersa sot projektet bëhen nga specialistë të studiove të veçanta dhe nuk kalojnë ndonjë procedure kontrolli rigoroz. Kjo gjë vihet re në disa ndërtime që lënë për të dëshiruar . Por ka dhe mjaft ndërtime , të kryera me standart të lartë dhe kjo varet nga serioziteti dhe kërkesa e kompanive të veçanta ndërtuese.

- Por, ndërkohë, edhe ndërtesat e vjetra janë dëmtuar në shumë raste nga hapja e dyqaneve dhe modifikimeve, apo jo?

-Kjo dukuri ka rënë në sy ,në të gjitha qytetet e vendit tonë. Në disa raste janë bërë edhe shkelje të rënda , duke dëmtuar dhe kollonat e murmbajtjes. Ky akt e dobëson mjaft godinën dhe e bën më të rrezikuar në rast tërmetesh.

-Vitet e fundit vihet re një tendencë për ndërtimin e kullave të larta, sidomos në qytetet e mëdha. Ju duket e arësyeshme kjo?

-Eshtë e vërtetë se disa kompani ndërtimi prirën për të ndërtuar godina shumëkatëshe . Por në rradhë të parë duhen patur parasysh kushtet gjeologoinxhinierike të formacioneve ku do të ndërtohet godina e lartë. Në rast se formacionet gjeologjike janë me veti të mira gjeoteknike , nuk ka problem për ndërtimin e kullave. Sot teknologjia ka ecur shumë dhe në vendin tonë janë realizuar me sukses mjaft godina-kulla. Nje problem ka për zonat bregdetare, ku formacionet bazë të themeleve janë rëra të shkrifta. Ne rast termeti ndodh dukuria e ujëzimit të rërave, gjë që sjell problem për godinat e ndërtuara. Ne zona të tilla duhet zbatuar një teknologji e lartë ndërtimi , duke patur parasysh dhe pasojat e ndodhjes së tërmeteve.

-A ushtrohet kontrolli që duhet gjatë ndërtimit në Shqipëri? A zbatohen kushtet teknike? Merret parsysh të dhënat sizmike në projektim e ndërtim?

- Para viteve 90 ka patur institucione shkencore per çdo disiplinë. Projektet bëheshin nga institucione te profilizuara dhe kontrollet teknike ishin të detyrueshme për çdo vepçr, apo godinë që ndertohej. Shkatërrimin i instituteve dhe rrënimi i shkencës shqiptare në qeverisjen e kaluar , natyrisht ka dobësuar , qoftë kontrollet teknike , ashtu dhe zbatimin e kushteve teknike. Gjithçka varet nga serioziteti dhe kërkesa e kompanive konkrete të ndertimit. Për kryerjen e ndërtimeve fillimisht realizohet studimi gjeologo-inxhinierik i truallit ku do të bëhet ndërtimi dhe pasohet nga studimi sizmik i këtij trualli. Përgjithsisht, kompanitë e ndërtimit janë të interesuara që këto studime t’i kryejne sa më mirë, se është në interes të tyre që të bëjnë një ndërtim me efikasitet dhe të mbeshtetur teknikisht.

- Cilat qytetet tek ne janë më të rrezikuara?

- Në bashkëpunim me Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, me të ndjerin Prof.Dr.Betim Muço dhe shkencetarë të tjerë, ne përpiluam hartën e parë të Rreziqeve Gjeologjike të Shqipërise, shkalla 1:200.000, botuar në Mynih të Gjermanisë në vitin 2005. Në këtë hartë janë paraqitur 23 lloje rreziqesh, ku një nga më kryesorët është rreziku Sizmik. Kjo pjese është përgatitur nga Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Betim Muço dhe Prof.Dr.Eduard Sulstarova. Materiali i paraqitur prej tyre është pjese e studimit madhor Harta e Rajonizimit Sizmik të Shqiperise , shkalla 1:500.000. Mbështetur në këto materiale , janë paraqitur në hartën zonat me shkallë intensiteti IX, VIII,VII dhe VI. Zonat me intensitet të pritshëm 9 ballë janë dalluar ne Vlore, në afërsi te Lushnjes , në Durrës , në Korce, Pogradec, Gollobordë, në Shkodër. Kufijtë e këtyre zonave janë paraqitur me izolinja në atë hartë. Zona 8- balleshe zë pjesën më të madhe të territorit , rreth 16.598 km2 ose 57.8% , ndërsa ajo 6 ballë vetëm 1,3% të territorit , kryesisht në pjesën më veriore të vendit. Në kuadrin e një bashkëpunimi me Zyrën e Rrezikut Sizmik të Shërbimit Gjeologjik të Kanadasë në Otava, duke përdorur një tjertër metodë shkencore, u realizua një tjetër analizë e rrezikut sizmik të mundshëm, ku zona me rrezik më të lartë në Shqipëri ishte ajo e Korçe-Pogradecit)

Perfitoj nga rasti , të për- mend punën e madhe dhe të përkushtuar që kanë bërë Prof. Dr. Shyqyri Aliaj dhe Prof.Dr.Betim Muço në këtë fushë. I ndjeri Betim , megjithëse i larguar nga Shqipëria, nuk rreshti së punuari dhe ndihmuar për mbarësine e studimeve sizmike në Shqipëri. Me grantet që ka fituar, ai arriti të modernizojë paisjet e matjeve sizmike. Paisjet që ka aktualisht Departamenti i Sizmikës, në Institutin e Gjeoshkencave, janë porositur prej tij në Kanada.

- Tani po legalizohen mijëra ndërtesa që nuk dihen sesi janë ndërtuar, sidmos në zonat rurale. Nuk paraqet rrezik kjo në rast tërmeti?

- Ky është një problem konkret dhe, në këtë rast, nga organet e legalizimit duhet kontrolluar nëse është realizuar studimi gjelogo-inxhinierik i truallit. Ky është studimi bazë për ndërtesat me pak kate .

Mendoj se privatët që kanë ndërtuar këto godina për të jetuar vetë me familjet e tyre , kanë qenë të interesuar të realizojne ndërtime cilësore. Shembuj të tillë kemi vërejtur shpesh.

- Dhe, së fundi, mendoni që emergjencat civile dhe sektoret e tjerë shtetërore janë të gatshëm për të përballuar raste të tilla fatkeqësish? Ç’duhet bërë?

- Sikurse kemi verejtur shpesh në raste katastrofash natyrore , sektori shtetëror i emergjencës ka vepruar me shpejtësi dhe efikasitet , duke ndihmuar konkretisht fatkeqët. Në raste të veçanta ka ndërhyrë për të ndihmuar dhe ushtria, si në çdo vend te botes. Ajo çka duhet bërë, mendoj unë, është që të punohet më tepër për të minimizuar sa më shumë pasojat e katastrofave natyrore, duke paralajmeruar dhe sensibilizuar organet lokale të qeverisjes dhe vetë banoret e zonave me prirje më të madhe për katastrofa natyrore.

Duhet te theksoj se në institucionet shkencore janë kryer studime të shumëllojshme për rastet e fatkeqësive, por ato duhet te materializohen dhe rifreskohen. Për këtë duhet të rimëkëmben grupet shkencore, në përputhje me vetë premtimet e qeverisjes se re. Po ende nuk po realizohet kjo gjë...

Per studimet sizmike ka qenë Instituti i Sizmologjisë, që ishte nga institutet me prestigjioze të Shqipërisë. Kontributet e këtij instituti janë të rangut ndërkombetar. Por,fatkeqsisht, instituti i Sizmologjisë është katandisur në një departament me 6 veta personel…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.