Gashi: Kam gjetur ëndrrën amerikane...

Intervista - - MUZIKE -

Shqiponjat nuk e braktisin “folenë”, por ka edhe prej atyre që provojnë fatin në dhe të huaj duke synuar më të mirat e mundshme dhe kalojnë edhe në aventura.

Futbollisti Shkëlzen Gashi është shqiptari i dytë që provon emocionet e kampionatit amerikan të futbollit, pas Hamdi Salihit. Gashi u shpërngul në janar drejt Amerikës dhe tashmë pothuajse në vitin e parë të qëndrimit atje tregon jetën e tij, pa harruar edhe kombëtaren shqiptare dhe fillimin e këtyre eliminatorëve.

Sigurisht, nuk mund të anashkolhej në këtë intervistë edhe rasti i humbur në “Euro 2016”, ndaj Zvicrës që Gashi kishte në këmbët e veta mundësinë të na kualifikonte për më tej.

Eraldo Harlicaj: - Përshëndetje Shkëlzen...

Shkëlzen Gashi: - Përshëndetje të gjithëve.

- Mjaft e vështirë për t’u lidhur me ju...

- Por mendoj se ndikon edhe fakti që ne jemi para me kohë në Amerikë.

- Shkëlzen, tashmë po bëni pothuajse një vit në Amerikë, si ndiheni?

- E kam thënë edhe më përpara dhe po e përsëris përsëri se këtu çdo gjë është fantastike. Ndihem mjaft mirë dhe jam ambientuar që në fillim. Sigurisht që kishte vështirësitë e veta, pasi të shkosh në një vend tjetër që nuk e njeh, nuk është e thjeshtë, por më vjen mirë që kjo aventurë ka shkuar mjaft mirë.

-

Çfarë të pëlqen më shumë te Amerika?

- Në Kolorado kam gjetur shumë gjëra të reja. Realitete që ne deri diku nuk i njohim në Europë e aq më tepër në Shqipëri. Këtu secili ka jetën e tij dhe nuk ndërhyn te e tjetrit. Nëse ka një vend që respektohet më shumë jeta private është Amerika.

- Po diçka e keqe?

- Njerëzit janë paksa të ftohtë. Kjo është një ndër gjërat që nuk më pëlqen.

- Duket sikur jeni kthyer edhe në një idhull të tifozerisë vendase?

- Po e vërtetë, pasi kam luajtur mirë. Kam qenë në formë të mirë dhe kjo ka ndikuar edhe te afrimiteti me tifozët. Gjithsesi kemi edhe lojtarë të tjerë q janë idhuj në të gjithë Amerikën dhe jo vetëm në Kolorado, si Tim Hauard. Ai është si një legjendë në SHBA dhe jam me fat që luaj me të. Eshtë një portier mjaft cilësor.

- Mos keni ndonjë duel në distancë?

- (Qesh) Po, në stërvitje e bëjmë se kush shënon apo pret, ndonjëherë vendosim edhe baste mes miqsh.

- Fiton apo humbet?

- Raste, raste. - Ekipi po ecën mirë këtë sezon?

- E vërtetë, jemi mes pretendentëve, pavarësisht se nuk e filluam si të tillë dhe tashmë po vazhdojmë rrugëtimin tonë. I vështirë, por jo i pamundur.

- Këtë duket se e keni mësuar me kombëtaren, se nuk ka asgjë të pamundur...

-

E vërtetë. Me Shqipërinë e kemi provuar dhe po e provojmë.

- Mund të themi se Gashi ka gjetur “ëndrrën amerikane”? - Po lirisht mund ta thoni. - Gjithsesi e ka një të keqe kjo, pasi distanca e madhe ndikon edhe në kombëtaren...

- E vërtetë, por duhet të sakrifikojmë paksa.

- Për të kaluar te kombëtarja, e filluam mirë këto eliminatore në ndeshjen ndaj Maqedonisë...

- E vërtetë. Fituam një ndeshje mjaft të vështirë dhe duhet pranuar se edhe Zoti ishte me ne. Kishim fat dhe erdhi në momentin që duhej.

- Në një grup me Italinë dhe Spanjën, pse duhet që ta kërkojmë fatin edhe me Maqedoninë?

- Ka ndeshje të tilla që bllokohen dhe nuk mund t’i zgjidhesh. Kjo ishte një prej tyre.

- Je paksa kontradiktor, pasi ne u zhbllokuam dhe e

Një gabim i Kukelit që ndodh shumë rrallë, pasi mendoj se maqedonasit nuk do të na shënonin edhe të luanim 3 ndeshje të tjera.

- Mendoni se shënimi i golit nga Balaj është një ogur i mirë për Shqipërinë? - (Qesh) Shpresoj që po. - Si e vlerësoni lojën tuaj?

- Mendoj se nuk kam qenë në formën time më të mirë për disa arsye që nuk dua t’i cek.

- Fakti që me Kolorado Rapidin luani si mesfushor, ndërsa me Shqipërinë si sulmues krahu?

- Po besoj se edhe kjo ndikon, por unë do të jap gjithmonë maksimumin në çdo vend që trajneri do të përcaktojë për mua, pasi për Shqipërinë nuk më intereson ku luaj. E rëndësishme është të përfaqësoj vendin tim.

- Shkëlzen keni ndonjë peng nga “Euro 2016”?

- Joooo, e di se ku do të dilni... - Ku?

Te rasti i humbur me Zvicrën. E kam në mendje nuk më shqitet. Një gol dhe mund të kualifikoheshim.

- Të mendojmë përpara tashmë...

-

- Po e drejtë. - Përpara Lihtenshtejnin Spanjën, parashikoni?

- Shpresojmë që të dalim me 4 pikë të paktën. Me Lihtenshtejnin, fitorja mbetet detyrim, ndërsa Spanjës t’i tregojmë se jemi edhe në garë.

- Do kualifikohemi?

- Nuk e mendoj ende këtë, pasi duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Nuk më pëlqen të fluturoj në delir dhe të marr hov kot. Kemi Spanjën dhe Italinë në grup. Vendi i parë shkon direkt, vendi i dytë me “play- off”. E mendoni se çfarë do të thotë të kualifikohesh? Të lësh Spanjën ose Italinë pa botëror. Dhe një gjë e tillë ka kohë ëë nuk ndodh. Por ne do ta provojmë, pasi e thashë nuk e njohim fjalën “e pamundur”. kemi dhe çfarë

- Atëherë kryqëzojmë gishtat...

- ... dhe të besoni! të të

- Keni menduar ndonjë lëvizje surprizë në janar në ndonjë ekip tjetër?

-

Jo, jo jam shumë mirë. - Jeta juaj private nuk përmendet fare në media...

- Është zgjedhja ime personale.

- Mendoni se ka ardhur koha të ndani diçka me ne?

- Jo, jo nuk dua të flas fare për jetën tim private.

- Atëherë gjithë të mirat dhe faleminderit për kohën.

- Faleminderit edhe ju!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.