Shpati dhe Rovena, bashkë?

Intervista - - JAVA VIP -

Shkenda vjen gjithnjë me surpriza për admiruesit e saj dhe nuk kishte si të mungonte në këtë fillim sezoni. Kënga titullohet ‘ Ti me mu’ dhe është kompletuar me videoklip. ‘Me mu’ është realizuar nga Redbox Entertaiment derisa klipi është punuar nga Entermedia. Muzika e BigBang ndërsa teksti i Gjikos. Në këtë klip Shkenda vjen me një stil më ndryshe nga ajo qëjemi mësuar të shohim tek Shkenda, por që duket se është pëlqyer mjaft nga fansat e saj të cilët i kanë bërë komente të bukura, të dashura dhe plot vlerësim.

Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa së shpejti do të vijnë me projektin e tyre të ri. “Fati im ishe ti” titullohet kënga, e cila ka bashkuar artistët në një këngë. Ditë më parë, në media të ndryshme u fol për një afrimitet dhe lidhje të mundshme mes tyre jashtë aktiviteteve muzikore. Edhe pse u përpoqëm që të lidheshim direkt për këtë gjë, me këngëtarin simpatik, nuk arritëm të marrim një pronocim të saktë, në lidhje me këtë çështje. Lidhja e tij e vetme e bërë publike ishte ajo me Afërdita Dreshajn, e cila ka kohë që ka përfunduar.Në anën tjetër as Rovena nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, të cilat kanë pushtuar median rozë ditëve të fundit.

Futbollisti Armando Sadiku, sulmues i Zurichut, do të jetë i gatshëm për Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e radhës. Armando Sadiku është i bindur se do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare. Për të qenë gati për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës, Sadiku nuk ka luajtur fare me Zurichun ndaj Osmanlispor në Europa League.

“E provova pak në stërvitje, kishim një nxehje muskulore. Provova të godas dhe të bëja sprinte, dy-tre goditje bashkë me trajnerin. E ndjeva pak këmbën, goditjen e pësuar te gjuri. Fola me trajnerin dhe bashkë vendosëm të mos rrezikonim”, tha futbollisti i përfaqësueses shqiptare për “SuperSport”.

“Por besoj se këto 3-4 ditë, deri të hënën që grumbullohem me Kombëtaren, do të jem në 100%”, ishte mesazhi qetësues i sulmuesit shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.