Eliza Hoxha, këngë sensibilizimi për kancerin e gjirit

Intervista - - JAVA VIP -

Nuk është hera e parë që Eliza Hoxha i këndon kauzave të ndryshme dhe provon të sjellë dritë mbi debatet e humbura. Para disa vitesh ajo solli “Për ata që s`janë”, një këngë për të kujtuar të gjithë ata që janë ende të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Më pas, “Heshtja e Këngës” erdhi në vitin 2014-të, edhe ky një videoklip që sjellë dhimbjen e grave të dhunuara gjatë luftës. Artistja Hoxha, tregoi se meqë është muaji tetor, muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ajo ka vendosur ta sjellë një këngë pikërisht për këtë kauzë. Kënga e cila titullohet “Ecjen ti vazhdo”, vjen e punuar nga Florent Boshnjaku, përderisa tekstin e ka shkruar vetë artistja. Muaji tetor është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, kjo për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.