14 sëmundje të rralla

Intervista - - SHENDET -

(Vazhdon nga java e kaluar) 7. Sindroma e Moebiusit.

Një sindromë tjetër shumë e rrallë, ku njerëzit që vuajnë prej saj vuajnë nga një paraliza totale e fytyrës. Ata nuk mund të mbyllin sytë dhe nuk mund të formojnë shprehje fytyre. Në foto është një pacient që i nënshtrohet një trajtimi me akupunkturë për të trajtuar paralizën faciale, në Pekin.

8. Sindroma e gjuhës si hartë gjeografie

Megjithëse mund të mos jetë aq ekstreme sa sindromat e tjera, pacientët vuajnë nga plagë të dhimbshme në gjuhë. Këto plagë kanë formën e një harte, prej nga vjen edhe emri. Shkaku i saktë i kësaj sindrome është i panjohur dhe duket të jetë i padëmshëm, megjithëse ka raste që është i bezdisshëm.

9. E qeshura që vret

Kjo sëmundje, e njohur edhe si Kuru, prekte fisin Fore në Guinenë e Re. Kjo sëmundje e bë e njohur në vitin 1950, kur njerëzit e këtij fisi filluan të vdisnin si pasojë e një të qeshure maniake. Doktori amerikan, Karlton Gajdusek, ishte ai që zbuloi shkakun e sëmundjes, që ishte kanibalizmi funerar (ngrënia e pjesëtarëve të vdekur të fisit). Gajdusek fitoi çmimin Nobel në vitin 1976, për punën e tij mbi këtë sëmundje.

10. Sindroma e Jeruzalemit

Kjo sindromë mund të prekë këdo, pavarësisht nga feja apo besimi që ka. Një vizitë në Tokën e Shenjtë (Jeruzalem) mund të shkaktojë një besim se ai që vuan prej saj është Mesia dhe që komunikon drejtpërdrejt me Zotin. Doktorët lokalë thonë se trajtimi më i mirë për këtë është thjesht largimi nga Jeruzalemi.

11. Fibrodysplasia Ossificans Progressiva

Kjo është një sindromë e rrallë, që prek një në dy milionë njerëz. është një çrregullim gjenetik, nganjëherë i njohur edhe me emrin Sindroma e Njeriut të Gurtë, që i shndërron muskujt e butë në kocka të forta dhe bashkon kyçet. Nuk ka trajtim dhe heqja me operacion e kockave të reja mund ta rëndojë sëmundjen.

12. Sindroma e erës së peshkut

Sindroma e erës së peshkut, e njohur edhe me emrin Trimethylaminuria, shkaktohet nga mungesa në trup e një enzime që parandalon metabolizmin e trimethylaminës (TMA). Kjo shkakton një erë të keqe të gojës, djersës dhe urinës. Një dietë pa TMA mund të reduktojë simptomat.

13. Sindroma e Plasjes së Kokës

Kjo sëmundje në bazë është e padëmshme, por shumë e bezdisshme. Ata që vuajnë prej saj imagjinojnë sikur dëgjojnë zhurma të forta, si të shtëna armësh, plasje bombash dhe shpërthime. Pagjumësia dhe ankthi mund ta rëndojnë sëmundjen.

14. Alergji ndaj ujit

Aquagenic urticaria, e njohur edhe si alergjia ndaj ujit, është kaq e rrallë, sa deri më sot njihen vetëm 30 raste të saj. Ajo mund të shkaktohet nga çrregullimet hormonale dhe personi mund të mos jetë i aftë të pijë as ujë. Një rast është ai i vitit 2008, kur një vajzë angleze mund të pinte vetëm koka-kola 0 dhe të bënte dushe prej 10 sekondash për të mbijetuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.