Karamele me kafe

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

- 175 gramë sheqer pluhur, 10 ml ujë, 100 ml pana e trashë, 20 gramë gjalpë, 1 lugë supe esencë kafeje (ose 2 lugë kafe të gatshme) Përgatitja Ngroheni panën në një tenxhere me zjarr të butë. Në një tenxhere të dytë përzieni ujin, sheqerin dhe esencën e kafesë. Ngroheni përzierjen duke e përzier mirë me lugë druri, derisa të merrni një karamel të verdhë. Hiqni tenxheren nga zjarri dhe shtoni 10 gramë gjalpë, vëreni prapë në zjarr dhe shtoni ngadalë panën e vakët. Shtoni pjesën tjetër të gjalpit dhe përziejeni derisa karamelja të marrë ngjyrë dhe konsistencë të mjaftueshme. Hidhni një shtresë mjaft të trashë karameleje mbi një pllakë, të veshur më parë me letër furre dhe lëreni të ftohet. Pasi të ftohet priteni me thikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.