TEST Kuic: Çfarë dini për ORGAZMËN?

Intervista - - TEST -

1. Sa kohë i duhet zakonisht një gruaje që të arrijë orgazmën gjatë seksit:

a. 5-10 minuta b. 10-20 minuta c. 20-30 minuta

2. Burrat nuk mund ta arrijnë orgazmën pa ejakuluar:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Gratë mund të kenë orgazma të shumëfishta, ndërsa burrat, jo:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Sa përqind e grave e arrijnë orgazmën vetëm me penetrim:

a. Gjysma b. Një e treta c. Çereku

5. Burrat nuk mund të shtiren se e kanë arritur orgazmën:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Gjetja e pikës G do të thotë se ju do të bëni seks më të kënaqëshëm:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Nëse një burrë masturbohet shumë, atëherë ai nuk do ta arrijë dot orgazmën gjatë seksit:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Orgazma mund t’ju zgjasë jetën:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Një grua mund të arrijë orgazmën dhe mos ta kuptojë:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Prezervativët mund të ndikojnë në orgazmën e një burri:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Mund ta arrish orgazmën edhe me seks anal:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Grave zakonisht u duhet më shumë kohë për të arritur orgazmën sesa burrave, të cilët duan afro 7- 14 minuta. Sigurisht, këto shifra janë mesatare, dikujt mund t’i duhet më shumë, dikujt më pak, sepse të gjithë njerëzit janë të ndryshëm.

2. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Orgazma dhe ejakulimi janë dy gjëra të ndryshme. Ato zakonisht ndodhin në të njëjtën kohë. Për shumë burra, një ejakulim i fuqishëm është pjesa më e mirë e orgazmës. Burra të tjerë e ndjejnë orgazmën edhe shumë kohë pasi kanë ejakuluar. Pas moshës 40 vjeç një burrë mund të ejakulojë më pak, por të vazhdojë të ketë orgazma.

3. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Çuditeni? Burrat nën 30 vjeç kanë më shumë gjasa se më të mëdhenjtë në moshë për të pasur orgazma të shumëfishta. Pas një orgazme, shumicës së burrave u duhet një periudhë çlodhjeje para se të kenë një ereksion tjetër. Nëse burri është në moshë, mund t’i duhen dy orë, por një i ri mund të jetë gati brenda disa minutash.

4. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ato skenat e filmit, ku gratë e arrijnë orgazmën në kohën e duhur gjatë penetrimit, nuk ndodhin në jetën reale. Shumica e grave kanë nevojë jo vetëm për penetrimin për të arritur orgazmën, atyre u duhet edhe stimulimi i klitorisit. Nganjëherë për këtë ndihmon pozicioni gjatë seksit. Por disa gra nuk e arrijnë kurrë orgazmën vetëm me penetrim, gjë që është krejtësisht normale.

5. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Për ta është më e vështirë të shtiren sesa për gratë, por afro 25% thonë se nganjëherë e kanë bërë këtë. Ndërkohë, afro gjysma e grave thonë se shtiren. Gratë shtiren më shumë gjatë penetrimit, sesa gjatë llojeve të tjera të seksit. Burrat mund të shtiren në vend që të pranojnë se nuk janë të interesuar, e kanë të vështirë të mbajnë ereksionin, ose thjesht janë të lodhur.

6. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Pika e Grafenbergut, ose pika G, mund të jetë ose jo një pjesë shumë e ndjeshme brenda vaginës së gruas, por kjo nuk është provuar kurrë. Autorët e të paktën një studimi mbrojnë tezën se e kanë gjetur atë, por edhe nëse ajo është realisht aty, kjo nuk do të thotë se një grua duhet t’i përgjigjet në mënyrë automatike stimulimit të saj. Jo të gjitha gratë janë të ndjeshme në të njëjtën mënyrë. Nëse ju e keni gjetur dhe ju pëlqen, atëherë aq më mirë për ju.

7. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nuk ekziston një diçka e tillë si “masturbimi i shumtë”. Për sa kohë ai nuk ju pengon në aktivitetet e përditshme, nuk ju dëmton fizikisht. Masturbimi i ndihmon disa njerëz të mësojnë gjëra për orgazmën dhe ai nuk e pengon një burrë ta arrijë atë gjatë seksit.

8. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Disa studime të mëdha kanë treguar se burrat dhe gratë që kanë orgazma shpesh jetojnë më gjatë se ata që nuk e arrijnë atë.

9. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Djersitja, marrja e frymës, rënkimi dhe dridhjet e trupit janë shenja klasike të një orgazme, por simptomat mund të jenë edhe më të buta. Në vend që të ndjeni një shpërthim vullkanik, ju mund të arrini një kulm eksitimi dhe më pas të ndjeheni të relaksuar dhe të kënaqur. Përqëndrohuni në atë që ndjeni dhe shijojeni atë.

10. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Përdorimi i prezervativit mund ta bëjë një burrë ta ndjejë seksin ndryshe, sidomos nëse ai është mësuar të bëjë seks pa të. Megjithatë, ai mund të mësojë të ketë orgazma edhe me prezervativ. Mos provoni vetëm një lloj, eksperimentoni me tipe të ndryshëm (trashësia dhe forma e tyre ndryshojnë), derisa të gjeni një që t’ju pëlqejnë. Përdorimi i prezervativit mund të lehtësohet edhe duke përdorur lubrifikantë.

11. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Anusi mund të jetë një zonë shumë e ndjeshme, që jo vetëm ka plot mbaresa nervore, por është edhe afër organeve gjenitale. Disa njerëz, burra apo gra, e arrijnë orgazmën nëpërmjet stimulimit apo penetrimit të tij, por shumica përsëri kanë nevojë për stimulimin e organeve gjenitale që të arrijnë orgazmën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.