Sprovatqëduhen kapërcyerpërtëqenë njëçiftjetëgjatë

Intervista - - SEKS -

Që kur jeni takuar bashkë, ju ndjeheni e plotësuar. Ju ndodh të grindeni, të urreni njëritjetrin, por në fund gjithmonë pajtoheni. Për të mësuar nëse lidhja juaj do t’i rezistojë kohës, duhet të jeni të aftë të kapërceni këto sprova në çift. Nëse ia keni dalë mbanë të mbijetoni ndaj gjysmës prej tyre, ju lumtë, jeni vërtet të dashuruar. Etapa e ardhshme do të jetë martesa...?

I mbijetoni udhëtimi në çift

-Niseni me pushime dhe gjithçka shkon keq

Janë pushimet e para si të dashuruar, ju doni që gjithçka të jetë e përkryer, por e dini çfarë? Asgjë nuk ndodh siç e keni parashikuar! Bie shi me gjyma, juve pësoni një helmim ushqimor dhe humbisni valixhen në aeroport. Më e keqja është se ishi juaj zbavitet duke postuar foto në Instagram me jetën e bukur që bën: Hotel me pamje nga deti, të dashur seksi, etj... Ju zieni nga brenda me gjithë këto probleme, pastaj qetësoheni dhe e kuptoni se jeni akoma më e dashuruar me partnerin tuaj.

-Shkoni bashkë në fund të botës

Nuk po flasim për të vajtur në TEG (megjithëse do të kishit dëshirë të bënit një xhiro andej për të blerë një fustan të ri), por për një udhëtim të vërtetë. Ju bëni valixhet së bashku dhe shkoni për pushime jashtë vendit. Ai ju lë të dëgjoni albumin e fundit të Rihanës, ju pranoni të dëgjoni përsëri këngët e Metalikës...

- Hipni në avion dhe filloni të grindeni

Nuk e dini pse dhe kur filloi kjo, por ziheni si dy kalamaj. Arësyet për t’u zënë në një avion janë të shumta: Ai refuzon të vërë dvd-në që ju pëlqen juve, nuk do t’i ndajë me ju kikirikët e tij, nuk do që ju të uleni nga ana e dritares... Megjithatë, kur avioni prek tokën, ju dilni prej tij për dore, si dy adoleshentë që sapo kanë zbuluar dashurinë për herë të parë. një

2. Rrini së bashku megjithë kritikat për çiftin tuaj

- Takimi me prindërit e tij nuk ka shkuar mirë

Të takosh prindërit e tjetrit është diçka stresuese, nëse, për më tepër, ata nuk ju vlerësojnë, atëherë futeni në ankth. Ju jeni veshur në mënyrë elegante dhe jeni përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre, megjithatë, ata ju shohin me sy të keq. Ju keni përshtypjen se bota po shembet, por ky është thjesht një moment i keq që do të kalojë. Ndërkohë që ju bisedoni me ta, u jepni të kuptojnë se e doni djalin e tyre dhe ju jeni gruaja e jetës së tij.

3. Nuk keni shans as me miqtë

Kur ia prezantoni partnerin miqve tuaj, më pas prisni një mendim prej tyre. Ka raste kur ata ju thënë: «Nuk shkoni, jeni shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri» dhe papritur ju dyshoni për lidhjen tuaj. Po sikur miqtë e tij të kishin të njëjtat paragjykime ndaj jush? Për fat të mirë, as ju, as ai nuk i kushtoni shumë vëmendje gjërave që ata thonë. Midis tyre mund të ketë edhe xhelozë e ziliqarë, apo jo?

4. I mbijetoni një feste ku nuk njihni askënd

Duke e parë se nuk njihni asnjë nga personat e pranishëm, keni filluar të mërziteni, por në vend që të ikni dhe të rrini vetëm, keni vendosur të rrini aty dhe të përfitoni nga mbrëmja. Partneri ju falenderon dhe ju prezanton me miqtë e tij. Ju riktheheni në shtëpi, plot përshtypje dhe kujtime të reja.

5. Dekorimi i shtëpisë

- I mbijetoni vajtjes në dyqanin e mobiljeve

është një mrekulli nëse futeni në një dyqan të madh mobiljesh për gjithë shtëpinë dhe arrini të mbijetoni aty më shumë se pesë minuta. Nëse për më tepër, montoni së bashku në shtëpi dollapin e blerë aty, atëherë bëhuni gati të festoni përvjetorin e argjendtë!

- Arrini të bini dakort mbi dekorimin e shtëpisë

është e rrallë të kesh të njëjtat shije me dikë tjetër. Në fillim ju keni frikë se ai do të refuzojë dollapin e madh dhe do të preferojë një tavolinë pune me kompjuter. Për çudinë të gjithëve, ndodh e kundërta, ju bini në kompromis dhe është çifti që del i fituar.

6. Të duash dhe të jesh i lumtur në çift, çelësi i një lidhjeje jetëgjatë

- Nuk dini ç’të hani dhe përtoni të gatuani

Që të dy nuk keni ngrënë gjithë ditën, jeni të uritur dhe nuk keni asnjë ide se ç’doni të hani për darkë. Situata mund të kthehet në dramë, por në fakt kjo nuk ndodh. Ai vendos të porosisë një picë që ju pëlqen të dyve dhe e kuptoni se ishte pikërisht ajo për të cilën kishit nevojë. Pica është zgjidhja e të gjitha problemeve! Pa dyshim që duhet ta fusni picën në menunë e dasmës...ose jo...

- Ju pëlqen të shkoni në dasmën e miqve tuaj

Nëse jeni të aftë të shkoni në një dasmë, pa u ndjerë të bezdisur nga pyetje të tipit: «Po ju për kur e keni lënë?», atëherë kjo tregon se jeni bërë për të qenë së bashku. Ju tani mendoni vetëm të kënaqeni, për gëzimin e miqve tuaj që po martohen dhe për faktin që ndjeheni mirë së bashku. Në fund të fundit, a nuk është kjo dashuria e vërtetë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.