Simulimiiorgazmës nukshërbenpërasgjë

Intervista - - SEKS -

Doni t’i bëni qejfin partnerit/es duke simuluar një ekstazë apokaliptike? Nuk ka nevojë të shtireni kaq, ai/ ajo nuk janë budallenj !

Të dashura gra, nuk është nevoja të performoni si aktore hollivudiane, një studim ka provuar se simulimi nuk shërben për asgjë (vetëm nëse e përdorni për të eksituar veten, por kjo është tjetër gjë). Sipas studimit, afro 60% e grave e kanë simuluar orgazmën, kundrejt 18% të burrave.

Studiues në fushën e psikologjisë, në universitetin e Vaterlosë, Kanada, morën në pyetje 84 çifte heteroseksualësh të martuar, ose që bashkëjetonin, mbi nivelin e tyre të kënaqësisë seksuale, komunikimin seksual në gjirin e çiftit, ose aftësinë për të njohur emocionet e tjetrit. Niveli i kënaqësisë seksuale më pas është krahasuar mes dy pjesëtarëve të çiftit. Rezultati : Duke filluar nga momenti që keni një lidhje serioze, partneri di më saktësi të njohë momentet e kënaqësisë « së sinqertë » , nga ato të simuluara. Ruajini pra shtirjet tuaja të tepruara për dikë tjetër, pasi ai/ ajo që keni pranë nuk është budalla/ qe.

« Në përgjithësi, burrat dhe gratë kishin perceptime globale, të saktë dhe të paanshëm mbi kënaqësinë seksuale të partnerit/es së tyre”, ka shpjeguar njëra nga autorët e studimit, Erin Fallis. Sigurisht, çiftet që kanë deklaruar se kishin një komu- nikim të mirë seksual në përgjithësi ia kanë dalë mbanë të gjykojnë më mirë nivelin e kënaqësisë së partnerëve të tyre, por edhe ata, për të cilët komunikimi ishte i vështirë, kanë treguar aftësi për të lexu- ar emocionet e tjetrit. Kërkuesit kanë saktësuar gjithashtu që, ndryshe nga sa mund të mendohej, nuk janë çiftet e vjetër ata që kuptohen më mirë në shtrat, por që ekziston mbase një « pajtueshmëri natyrale » , që favorizonte këtë alkimi kaq të veçantë që është dashuria...

Ndërkohë, një studim i mëparshëm ka lënë të kuptojë se burrat kishin tendencë të mbivlerësonin kënaqësinë seksuale të partnereve të tyre femra. Një studim amerikan, i publikuar në vitin 2010, tregonte që 85% e burrave deklaronte që u kishte siguruar orgazmën partnereve të tyre gjatë marëdhënies së fundit seksuale, ndërkohë që vetëm 64% e grave pohonin se kishin arritur qiellin e shtatë...Disa prej tyre pra ishin shtirur dhe me sukses !

Por për Erin Fallis, ndryshimi mes dy studimeve shpjegohet nga njerëzit e marrë në pyetje : Në studimin e saj bëhej fjalë për çifte afatgjatë, gjë që nuk vlente për studimin tjetër. Sido që të jetë, të luash teatër në shtrat nuk është një garanci e kënaqësisë bashkëshortore afatgjatë : « Kënaqësia seksuale është treguesi më i mirë i stabilitetit të një lidhjeje dashurore » , nxjerr si përfundim Erin Fallis. « Është arësyeja e dytë më e fortë, e cituar nga gratë, pas kënaqësisë së përgjithshme në lidhje » .

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.