Gratë duan seks në darkë, kurse burrat në mëngjes

Intervista - - SEKS -

Thuhet se gratë vijnë nga Afërdita, ndërsa burrat nga Marsi, por një studim i ri tregon se sekset e kundërt duket se veprojnë edhe në zona të ndryshme kohe. Ndërkohë që gratë eksitohen rreth orës 11.21 të darkës, burrat kanë më shumë gjasë të eksitohen në orën 7.54 të mëngjesit. Me një fjalë periudha më e përshtatshme për seks, për gratë është 23.00-02.00, ndërsa për burrat 06.00-09.00. Me peshën e streseve që kanë përjetuar gjatë ditës, vetëm 16% e burrave thanë se preferonin të bënin dashuri para gjumit.

Nuk është çudi se gjatë sondazhit të bërë me 2300 të rritur, u zbulua gjithashtu se 68% e grave dhe 63% e burrave kishin pasur lidhje me dikë, dëshira seksuale e të cilit nuk përputhej me të tyren. 50% e grave dhe 2/3 e burrave thanë se ato dhe partnerët e tyre donin të njëjtën sasi seksi.

Studimi gjithashtu tregoi ndryshimin me dëshirës tek burrat dhe gratë, ku më shumë se gjysma e burrave thanë se dëshira e tyre seksuale ishte konstante, ndërsa 36% e grave tha se ajo ndikohej nga humori i tyre. Ekspertët thanë se « gjëja mëë inkurajuese është se shumica e njerëzve kanë tendencë të gjejnë në fund lumturinë seksuale me një partner me të nevoja të ngjashme ».

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.