Dashuria ime me indianin në kamp

Intervista - - POSTA -

(Vazhdon nga java e

kaluar) Në fillim i mora si qesharake fjalët e tij po në fakt, ai djalë po më bënte që të mendoja shumë për të, nuk po kuptoja më asgjë, po më dukej sikur brenda vetes time po rritej një ndjenjë që nuk e kisha provuar më parë. Ishte një ndjenjë e bukur, por që kisha frikë që ta përjetoja. Gjërat filluan të ndryshonin për mua, doja të rrija më shumë pranë tij, edhe pse nuk mund t’i flisja gjithmonë më mjaftonte mendimi që ai po më shikonte. Aty kishte femra shumë të bukura, madje më të bukura se unë, por ai nuk ua hidhte më sytë. Shikoja te ai se kishte ndryshuar shumë fare. Po kuptoja se ai kishte filluar të dashurohej mbas meje. Gjërat mes meje dhe burrit tim, sikur kishin filluar të ftoheshin dhe kjo, jo për fajin e tij. Më kishte kapur një ndjenjë e fortë që sigurisht ishte një ndjenjë e çmendur, që po përjetoja në atë burg të mallkuar. Sa herë që im shoq largohej diku, unë përfitoja dhe flisja me të. Ai më lutej që ta lija bashkëshortin, me mendimin se do martohesha me të. Ai më thoshte se nuk ishte ndjerë asnjëherë kaq shumë i dashuruar si këtë herë me mua. Ai fliste aq bukur, aq ëmbël, dhe serioz, aq sa unë fillova t’i besoja atij. Kisha filluar t’i përkushtohesha më shumë atij se burrit tim. Për fat të mirë, im shoq kishte shumë besim te unë, dhe kurrë nuk i shkonte mendja se unë mund të kisha diçka të keqe në mendje. Unë dhe djali nga India, filluam të ndiqnim kursin e frengjishtes, aty kishim më shumë kohë që ne t’i shkruanim njëritjetri, pasi burri im nuk vinte në këtë kurs. Si të thuash, aty ishte dhe takimi jonë ku gjenim pak liri. Në mënyrë të fshehtë i shkruanim njëritjetrit fjalë dashurie në gjuhën angleze, ai gjithmonë vizatonte dy zemra të bashkuara dhe inicialet e emrave tanë. Ju nuk e keni idenë, sa shumë e prisja që të vinte ora e frengjishtes, që unë dhe ai të ishim bashkë. Letrat e tij nuk mundesha t’i grisja, por i fusia në një xhep të një xhakete ku nuk i shkonte mendja asnjë njeriu për t’i gjetur. Thuajse isha në kulmin e lumturisë time, kur djalit nga India i vjen përgjigia negative nga gjyqi që ai kishte zhvilluar, për të ndenjtur në shtetin belg. E gjithë ajo lumturi që më kishte mbërthyer iku menjëhrë kur ai më tregoi për përgjigjen që ai kishte marrë. M’u mbushën sytë me lotë ishte një dhimbje e madhe për mua. Ai do ndahej prej meje, dhe unë nuk kisha mundur që t’i jepja qoftë dhe një puthje të vetme. Në të njëjtën ditë kur ai kishte marrë përgjigjen, unë përfitova nga situata kur të gjithë burrat kishin dalë për të luajtur me top përjashta, unë futem në dhomën e tij, ai ishte vetëm dhe përgatiste valixhen për t’u larguar, futem brenda dhe i hidhem në qafë duke qarë. Ai më kapi nga beli më shtrëngoi fort dhe filloi të më puthte pa mbarim. Çdo gjë po ndodhte me shumë shpejtësi, ndjenja për të ishte aq e fortë sa që nuk po mundesha t’i rezistoja puthjeve. Në pak minuta unë u bëra e tij e gjitha. Ishte çasti më i bukur, po dhe me trishtuesi i jetës time. Mbas asaj që ne kaluam bashkë i më thotë:

- E gjithë kjo ishte një lojë. Unë nuk të dua ty, dhe as që të kam dashur ndonjëherë. Kjo ishte një hakmarrje për situatën e keqe që ti më bëre që të kaloj. (e kishte fjalën kur unë i drejtova telefonin për t’i ulur zërin). Asnjë femër deri më sot nuk më ka bërë që unë të ndjehem i poshtëruar deri në atë pikë. Kur ai po m’i thoshte këto fjalë, nuk po ju besoja dot syve të mi. E gjithë ajo ishte një lojë, një veprim i pamenduar bëri që unë të përjetojë marrëzinë më të madhe të jetës time. Mbas asaj dite, gjeja momente kur unë rrija vetëm në dhomë dhe qaja për marrëzinë që kisha bërë, nuk mundem që këtë gjë t’ia fal vetes asnjëherë. Ngushëllohem nga fakti që bashkëshorti im, nuk arriti që të mësojë asnjë gjë nga kjo histori, përndryshe unë do isha shkaërruar si njeri. Ja, pra, këtë doja t’ju thoja se kampet ku mbahen emigranët nuk janë zgjedhja më e mirë që mund të bëni, sepse ndodh edhe kështu ....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.