Na lidhi vdekja e saj...

Intervista - - POSTA -

(Vazhdon nga java e

kaluar) U shkrova të gjithëve duke iu dhënë lajmin e keq për vdekjen e saj. Ndër miqtë e saj, një burrë rreth të 50tave, që më tha se ishte profesori i saj, më shkroi duke më pyetur se kush isha unë që po përdorja FB-në e saj. I tregova dhe i thashë se pasi t’i kisha njoftuar të gjithë do ta mbyllja llogarinë e saj në facebook. Ai më tha se kishte shumë dëshirë që të takonte të afërmit e saj dhe që do të vinte në Shqipëri, kështu që më kërkoi numrin e telefonit që të kontaktonim.

U lidhën në Viber dhe nga një komunikim i thjeshtë u bë më i ndërlikuar, në kuptimin se ai më shkruante shpesh dhe më pyeste për të gjitha gjërat. Jo gjërat intime,por shumë gjëra që nuk i thua dot me këdo. Ende nuk e dinte se isha e paralizuar se nuk më kishte pyetur e unë nuk i kisha thënë gjë. Kishim shkëmbyer edhe foto të cilat i kisha bërë me celular dhe nuk kisha fotografuar trupin,(në fakt këtë s’e kisha bërë me qëllim,por ashtu rastisi)

Koha kalonte dhe bisedat vazhdonin. Ai dukej kur fliste se kishte filluar ta pëlqente bisedën me mua. Më duhej t’ia tregoja gjendjen time. Matesha t’ja thoja, por nuk mundja. E dija se edhe ai, si të tjerët, sapo ta merrte vesh do të më largohej.

Kjo do të thotë se dhe unë kisha filluar të kisha shpresa për një lidhje. E di se është e çuditshme se kisha 25 vite diferencë,por në këto kushte nuk ka rëndësi mosha. Rëndësi ka të të pranojnë siç je. -Dua të të them diçka, - i shkruajta një ditë.

- Ai e kishte parë mesazhin dhe nuk më ktheu përgjijge. Pas disa orësh më shkruante si isha dhe çfarë po bëja.

-Të kam shkruar një mesazh ku të thoja se kam për të të thënë diçka shumë të rëndësishme.

- Epo gjërat e rëndësishme nuk thuhen pa u parë në sy!- ma ktheu.

-Po kjo që dua të të them unë është shumë e rëndësishme dhe nga kjo varet se si do të shihemi në sy.

-Unë preferoj që gjërat e rëndësishme t’i them në sy.

Ai po këmbëngulte që unë të mos flisja dhe ashtu bëra. Sapo erdhën pushimet e verës ai më njoftoi se do të vinte në Shqipëri. Më kapi një ankth i madh dhe nëna, e cila pak a shumë e dinte hallin tim, më mbajti me “gajret”.

-Bijë,ki besim tek vetja jote.

Më dukeshin këto fjalë absurde dhe shikoja në ëndërr se si ai largohej sapo të shikonte këmbët e mia. Më në fund dhe ankthi do të merrte fund. Ai do të mbërrinte në orën 3 në Tiranë dhe më pas do të ishte përballë meje.

- Ah sikur të fshihesha diku!- më doli kjo fjali nga brendësia e shpirtit.

-Askund nuk do të fshihesh. Sa gjëra të bukura do të ndodhin sot ti, as nuk e mendon.

Instikti i nënës është i ndjeshëm thonë dhe kështu doli. Ai u shfaq në derë me një tufë të madhe me lule. Unë nuk isha ulur në karrocë, por në divan dhe i kisha thënë nënës të më vinte një batanije tek këmbët. Doja ta fshihja sa më gjatë paralizën time.

Ai u fut në derë dhe tha:

-Ja bukuroshja ime! Ah sa e kam ëndërruar këtë çast!- më i bukur do të ishte ky çast po të ngrihesha e ta përqafoja, por ja që nuk mundesha. – e dija se je dhe më e bukur se në fotografi.

- Prit se ti nuk e di se unë…- ai nuk më la të flisja duke më vënë gishtin në buzët e mia.

- Gjithçka është në rregull bukuroshe! Ti je për mua gruaja më e bukur që kam parë. Jam me fat që të kam njohur! - Por ti se di… - Unë di gjithçka, madje di se dhe nëse ti je dakort unë dua të martohem me ty. Ah më fal! Harrova të të them, nëse ti do të martohesh me këtë plakushin që ke përballë.

Ai në fakt nuk dukej për 50 vjeç. Ai ishte shumë i mbajtur,pavarësisht se kishte thinja në kokë.

Pra, ai e kishte kuptuar, ose nuk e di nga e kishte marrë vesh paralizën time.

Ai më pranonte ashtu si isha. Pranonte të martohej me shpirtin dhe zemrën time e jo me bukurinë time të përgjysmuar.

Pra, nga ajo vdekje makabër e kushërirës sime lindi marrëdhënia ime me profesorin e saj italian. Një marrëdhënie kjo e cila u kurorëzua me martesë dhe tani një jetë të lumtur së bashku.

Prandaj ju thashë në fillim se të vdekurit mund të të ndihmojnë. Shpirti i pastër i kushërirës sime bëri të mundur nga lart të gjente një njeri për mua. Çdo natë e falenderoj para se të fle dhe dërgoj një puthje drejt qiellit, duke besuar vërbërisht se ajo tashmë është në parajsë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.