ASTROLOGIA shpjegon ëndrrat

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I dashur arkitekt. Unë jam një grua që jam shumë meraklie pas rregullimit të shtëpisë. Dhe, me sa kam mundur, e kam rregulluar bukur shtëpinë. Të paktën, kështu më duket mua. Por nuk jam fare e kënaqur me hyrjen e saj, me pamjen e parë që të krijohet sapo futesh. Mund të më jepni ndonjë këshillë se si mund të bëhet më tërheqëse hyrja e shtëpisë? Mira

- E dashur Mira. Duket që jeni meraklie derisa më pyesni për këtë gjë. Kam vënë re që shumë gra, zakonisht i kushtojnë shumë vëmendje sallonit dhe nuk kujdesen fare për hyrjen. Në shumë shtëpi duket sikur hyrja nuk është e asaj shtëpie. I them gjithnjë klientëve: “Shtëpia duhet të perceptohet si e tillë që në hyrjen e saj”

- Si duhet të jetë hyrja e një shtëpie?

- Hyrja e një shtëpie duhet të jetë e ngrohtë, ftuese, duhet të të nxisë të hysh brenda në të. Holli i shtëpisë suaj duhët të “i butë” dhe tërheqës. Por shumë rëndësi ka edhe dera.

- Ç’këshilla mund t’i jepni Mirës dhe lexueseve të tjera për derën?

-

Sigurohuni që dera juaj të jetë tërheqëse dhe mikpritëse. Ashtu si sytë janë dritare për shpirtin, dera kryesore është fytyra e shtëpisë suaj që lë te tjetri përshtypjet e para. Sigurohuni që hyrja në shtëpinë tuaj të jetë e dukshme. Sidomos vlen kjo për shtëpitë private, ose vilat. Nganjëherë njerezit ndihen të hutuar për drejtimin që duhet të marrin kur hyjnë në oborrin e një shtëpie , ose në një sallon të përbashkët. Duhet që të përcaktohet qartë rruga e hyrjes, rrugë që të drejtojë vizitorët në hyrjen e duhur. Mund të vendosen para derës elementë të përkohshëm si një kurorë me lule, karrige lëkundëse ose pupa. Ato do ta bënin më mikpritëse. Dyert me ngjyra festive në pjesën e jashtme kanë qënë gjithmonë në modë, ashtu si dhe dyert me ngjyrë të hapur në pjesët e brendshme të shtëpisë, të kombinuara gjithnjë me ngjyrën e mobiljeve. Por gjithnjë provoni të bëni diçka ndryshe. Provoni të surprizoni me ndonje detaj jo të zakonshëm në derën tuaj. Kjo do e bëjë atë më të ve-

Seldi Shehu, arkitekt, www. seldishehu. al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E-mail: info@seldishehu.al Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera.

cantë dhe do jetë si një ngacmim i parë i këndshëm për vizitorin.

- Besoj në hyrje ka rëndësi edhe ndriçimi...

-

Po, mos anashkaloni asnjeherë ndricimin ne holl. Aty nuk ju duhet një ndriçues i vogël, por një nga ata të rëndët, që të ketë peshë në imazhin e parë dhe të zërë sa më shumë hapësirë. Një ndriçues jo i rastësishëm, por i menduar mirë në formë dhe në ngjyrë. Mund të ishte i përshtatshëm një ndriçues me formë cilindri me vrima. Nëse keni një derë kryesore, të madhe, mendoni ndriçimin përmes hyrjes duke përdorur xham për të filtruar dritë natyrale në ambjentet e brendshme. Në këtë mënyrë keni edhe një mundësi për të luajtur me llojin e xhamit për ta bërë dritën që hyn më interesante. Xhami me ngjyrë i jep hapësirës pamje me klasike, duke ruajtur privatësinë dhe në të njëjtën kohë duke mos penguar shikimin. Nëse hyrja është një hapësirë e vogël atëherë përdorni një pasqyrë për t’i dhënë madhësi dhe, në të njëjtën kohë, edhe më shumë ndriçim hapësirës.

- Po për mobilimin e hyrjes, ç’do të këshilloni?

- Do këshilloja format e rrumbullakosura.Ato janë psikologjik- isht më relaksuese se ato të drejta. Një mobilje harkore në pjesën e hyrjes do ishte diçka tëheqëse. Gjithashtu, nuk do keni rrezik nga dëmtimi si pasojë e pjesëve këndore.

Pëprpiquni që në holl të vendosni mobilje apo aksesorë me cilësi. Ata krijojnë kuriozitet vizual dhe e bëjnë hapësirën tuaj të duket më mikpritëse. Përdorni materiale natyrore si druri, shporta dhe pëlhura. Një ulëse bambuje me tapiceri të rehatshme përsëri do ishte e përshtatshme. Një tavolinë e ndertuar me copëza hekurash dhe një pllakë druri përsipër do të kishte një efekt mjaft të bukur. Nëse muret i keni të thjeshta dhe mobiljet lisho atëherë mund të ndërhyni me ndriçim me forma të përforuara të cilat i japin prekjen e duhur hapësirës.

Holli është vendi i përsosur për të shfaqur interesat tuaja. Aty mund te vendosni pjesë nga koleksionet tuaja apo suveniret e udhetimeve. Këto janë më të bukura se çdo mobilje tjetër. Hyrja duhet të shprehë më shumë se të gjitha ambjentet personalitetin tuaj… Nëse hapësira juaj është e limituar, atëherë mos përdorni të gjitha mobiljet që ju vinë ndërmend, por vetëm disa dhe mundësisht të jenë stil antik. Kjo e bën hyrjen më interesante.

Nëse holli juaj nuk ka një dollap, ose në qoftë se hapësira është e kufizuar, atëherë çantat, çadrat ka të ngjarë që të bëjnë rrëmujë në holl. Mund të krijoni nje ulëse me dollap nën të për t’i dhënë nje funksion te dyfishtë. Gjithashtu mund të përdorni disa varëse në mur për të varur kapele, çadra, çanta etj.

- Po tjetër, çfarë do u rekomandonit lexueseve?

- T’i kushtojnë rëndësi çdo detaji. Aromës, për shembull. Një buqetë e thjeshtë me lule, ose nje bime e mbjellë në vazo është shumë freskuese dhe ftuese. Edhe nëqoftese e keni hapësirën e hyrjes shumë të vogël, bimësinë mos e shmangni asnjëherë. Mos harroni dhe tingujt. Disa elemente metalike te varur pas dere që të lëshojnë përhere tinguj me hapjen e derës, ose një orë që të ngacmojë me tik-takun e saj i jep thellësi dhomës. Por, kujdes, jo shumë tinguj metalikë se bëhet acarues. Tinguj sa më të ngrohtë….

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.