Pyetje për shefin e kushinës Si përgatiten krudot?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje, unë jam një lexuese e rregullt e gazetës tuaj. Si familje kemi dobësi gatimet e detit, prandaj nuk lëmë restorant me prodhime deti pa provuar. Disa ditë më parë ishim te restorant “Il Tipico” në Tiranë dhe na shijoi shumë gjithshka, por mbi të gjitha « Karpaçoja e levrekut ». Deshëm të pyesnim sesi gatuhet ajo, por nuk mundëm sepse kuzhinieri ishte shumë i zënë me punë. A mundet të dërgoni një gazetar ta pyesë shefin sesi përgatitet ajo dhe krudot në përgjithësi dhe të botoni përgjigjen në gazetë? Pyesim për krudot, sepse janë dobësia jonë. Ju faleminderit, Elda.

Shef Miri Zoti, restorant “Il Tipico” në Tiranë:

- E dashur Elda, krudoja e levrekut ose karpaçoja e levrekut, është një gatim shumë i kërkuar nga ata që e duan dhe i njohin prodhimet e detit. Në përgjithësi krudot pëlqehen shumë sepse janë ushqim i lehtë, janë shoqëruese perfekte të verës, pa harruar edhe vlerat e larta ushqimore qe kanë.

Krudot kanë variante të ndryshme përgatitjeje. Te krudot duhet pasur parasysh freskia e peshkut dhe trajtimi në “abatitor” një pajisje që trajton eliminimin e bakterieve që mund të ketë karkaleci, apo peshqit e ndryshëm. Abatitori e kryen këtë nëpërmjet ngrirjes së produktit duke e kaluar ne temperature minus 25 gradë, apo me teper. Në kushtet e shtëpisë ai mund të zëvëndësohet me pjesën ngrirëse të frigorferit duke i lënë për pak orë peshkun apo karkalecin në ngrirje të thellë. Më poshtë, unë po përshkruaj përbërësit dhe mënyrën e gatimit të Karpaços së levrekut për dy persona. Përbërësit janë: Levrek 350 g, një kokërr limon, finok, vaj ulliri, kripë, piper dhe shegë. Përgatitja: Marrim levrekun, e pastrojmë nga halat dhe luspat dhe përftojmë të dyja filetot e levrekut. Pasi e pastrojmë, e kalojmë për pak minuta në abatitor, pasi kemi realizuar këto proçedura, me një thikë filetimi fillojmë dhe i presim filetot, hollë në mënyrë milimetrike. Pasi mbarojmë me prerjen, i servirim në pjatë, i shtrydhim një kokërr limon, vaj ulliri, kripe, piper, finok dhe disa kokrra shegë, të prera rrotull. Pjata është gati. Ju beftë mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.