Ju pyesni mjeku përgjigjet Çfarë është proteza e penisit?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një i ri 28 vjeç. Prej vitesh kam probleme me impotencën seksuale. Kam dëgjuar të flitet për proteza të penisit, të cilat kurojnë impotencën. A mund të më tregoni diçka për to?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: - Në kuadrin e mjekimit të impotencës seksuale, këto 20 vitet e fundit i është dhënë nje rëndësi shumë e madhe për vetë problematikën që ajo paraqet. Impotenca seksuale është një nga patologjitë e penisit tek mashkulli, sidomos kur ky mashkull është në moshë të re. Çdokush mund të kuptoj gjëndjen psikologjike që kalon ky mashkull që jo vetëm nuk do arrij të ndjej e të përjetoj orgazëm dhe kënaqësi seksuale si momentin e pazëvëndësueshëm me kënaqësi tjetër por gjithashtu do ta bëj këtë djalë të tërhiqet nga kontakti me 1 partnere dhe do bëj ndryshim në të ardhmen e tij për tu fejuar, martuar apo edhe për të pasur fëmijë. Një me impotencë seksuale e konsideron si një patologji të kurueshme.

Klinika të ndryshme apo institucione kërkimore-shkencore janë angazhuar në krijimin e preparateve dhe ilaçeve që mjekojnë këtë patologji. Skemat e mjekimit janë të shumta, por nuk mund të thuhet se rezultati i tyre është i kënaqshëm 100%. Janë prodhuar ilaçe që merren nga goja, me mekanizma të ndryshme veprimi në organizëm. Shumë nga këto preparate orale, që tashmë janë të njohura në të gjithë botën si: Levitra, Viagra apo Cialis, kanë vlerat e tyre të padiskutueshme, por përveç tyre, ka skema të tjera mjekimi si pomada, preparate që futen në uretër (kanalin e urinës), preparate që injektohen në trupin e penisit si dhe proteza e penisit. Të gjitha preparatet që përmendëm më lart, në raste të veçanta nuk kanë efekt tek pacienti. Në raste të tilla kemi dëmtime të rënda të trupit kavernoz nga një sëmundje e rëndë si diabeti, skleroza e theksuar apo traumat e ndryshme që mund të ketë pësuar mashkulli. Në situata të tilla është i këshillueshëm përdorimi i protezës së penisit. Kjo teknikë mundësohet nëpërmjet ndërhyrjeve operatore, të cilat kanë ardhur duke u përmirësuar. Në dy trupat e penisit futen dy elementë silikoni me madhësinë e penisit në të cilin po kryhet ndërhyrja. Në fillimet e saj kjo metodë kishte rezultat, por ajo paraqiste një problem, penisi ishte gjithmonë në ereksion. Me kalimin e viteve kjo metodë u perfeksionua dhe tubave të silikonit iu instalua në brendësi, në skrotum, një sistem pompe. Në momentin që mashkulli dëshiron të krijojë ereksionin, nëpërmjet shtypjes së pompës, trupat e silikonit tashmë të instaluar në brendësi të penisit forcohen duke krijuar një penis në ereksion më se normal që kryen një akt seksual të kënaqshëm. Operacioni bëhet në zonën nën penis dhe pas operacionit pacienti nuk ka shumë hemorragji. Gjithashtu, vendi ku është bërë hapja nuk ngelet shenjë. Në qoftë se letërshkruesi ka interes akoma më të madh për këtë çështje, le të më kontaktojë për t’ia ilustruar me figura këtë metodë. ologjik ose endoskopik të aparatit gastro-intestinal. Më pas mund të vendoset për mjekimin.

Dr. Mira Xhixha, alergologe: - Përshëndetje Klodiana! Së pari, më duhet t’ju them se mjekimi që ju keni marrë, Nafazolina, nuk ka qenë e nevojshme të vazhdohej për një kohë aq të gjatë sa e keni përdorur ju. Përdorimi i këtij ilaçi për më shumë se pesë ditë, rëndon më shumë gjendjen, ndaj ju duhet ta ndërprisni menjëherë përdorimin e tij. Ajri i ftohtë, shpeshherë është ngacmues për të gjithë personat që janë alergjikë apo edhe për ata që vuajnë nga rrufa dhe sinusiti kronik. Megjithatë, nuk besoj se ekspozimi ndaj ajrit të ftohtë është i vetmi shkak i gjendjes suaj, ndaj ju këshilloj të bëni analizat alergjike dhe të ndiqeni nga një mjek specialist alergolog.

- E nderuar zonjë! Duke u bazuar në ankesat tuaja, mund t’ju them se shqetësimi juaj është edhe në varësi të moshës. Juve ju është prekur vetëm një kyç, gjuri, i cili është artikulacion i rëndësishëm dhe pikërisht kjo bën që ai të jetë në një mikrotraumë të vazhdueshme dhe të kemi konsumime të srtukturave të brendshme të gjurit, siç janë: Kartilagot (menisqet), deformime të kockës subkondriale, të cilat çojnë në ngushtimin e hapësirës së gjurit. Këto janë avantazhe për shfaqjen e kërcitjeve dhe dhimbjeve të cilat shfaqen më shumë gjatë ditës. Këto janë shenja të një sëmundjeje që quhet Gonartrozis, sëmundje digjenerative-reumatizmale që fillon mbi moshën 40 vjeç me një probabilitet rritjeje me rritjen e moshës. Për konfirmimin e saj, normalisht kërkohet një grafi e gjurit pasi të jetë bërë vizita klinike me mjekun reumatolog dhe në pamundësi, me mjekun e familjes. Përgjithësisht, mjekimet janë të thjeshta dhe më shumë përdoren antiflamatorët josteroidë dhe analgjezikët (qetësuesit). Nëse pacienti ka probleme me stomakun, tensionin apo sëmundje të tjera, përdoret edhe fizioterapia. akneve, një për ushqimin e lëkurës dhe si ta mbrojmë atë? Ju falenderoj paraprakisht

Dr Albana Lufi Mjeke Dermatologe Klinika Dermatologjike dhe Estetike Dermovita: Lëkura është pasqyrë e shëndetit dhe ushqimi i mirë, fjetja e mjaftueshme, reduktimi i stresit, hidratimi i vazhdueshëm i lëkures, mbrojtja e lëkurës nga rrezatimi diellor janë faktorë që ndihmojnë për një lëkurë të shëndetshme. Pra janë një sërë faktorësh që ndikojnë për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe kujdesi për të duhet të jetë i vazhdueshëm. Krahas përdorimit të kremrave ose trajtimeve të ndyshme, efekt pozitiv në lëkurë japin dhe maskat natyrale të përdorura në kushte shtëpie . Një nga format më të thjeshta është vendosja e frutave drejtpërdrejt në lëkurë. Për lëkurën e dehidratuar dhe me rrudha, frutat më të mira për t’u aplikuar janë molla, kajsitë, bananet, pjepri. Ju mund ti përzieni bashkë të gjitha këto fruta ose thjesht mund ta lyeni fytyrën me një copë pjepër ose me lëkurën e kajsisë. Mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Karrotat janë të rëndësishme për lëkurën e fytyrës suaj. Grini në rende një karrotë dhe aplikojeni direkt në fytyrë. Mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Mjalti mund të përdoret i vetëm, por edhe i perzierë e me vaj ulliri, fruta, kanellë . Kosi ka veprim të mirë hidratues. Maskë për pikat e zeza limoni, kastravesi dhe argjila janë përbërësit më të mirë kundër pikave të zeza. Pasi rrihni të bardhën e një veze, shtoji disa pika limoni, përzieni mirë dhe aplikojeni në fytyrë duke shmangur zonën poshtë syve dhe rreth buzëve. Mbajeni për 10 minuta dhe me pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Mund të përdorni dhe maskën e argjilës. Aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni derisa të thahet e më pas shpëlajeni mirë. Maskë për fytyrat e yndyrshme: 1 lugë mjaltë përzieni me 1 lugë domate të freskët dhe aplikojeni në fytyrë duke e mbajtur për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Një patate të zier e shtypni dhe i shtoni 2 lugë qumësht të freskët, dhe disa pika limon. Përzieni mirë, aplikojeni në fytyrë për 20 minuta dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Maskë kundër rrudhave: Përzieni 1 patate të zier me 1 lugë kos dhe aplikoni maskën në fytyrë. Lëreni të veprojë për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë duke e fërkuar butësisht. Trajtim të mirë antirudhë kanë dhe maskat me banane dhe maskat me kivi. Mos harroni: Para se të aplikoni maskën, duhet të pastroni fytyrën me një detergjent delikat dhe ta shpëlani me ujë të bollshëm e të vakët. Krahas përdorimit të maskave duhet të kemi parasysh dhe disa këshilla të tjera për një lëkurë të shëndetshme.

Të gjitha tipet e lëkurave duhet të hidratohen çdo ditë. Të mbrohet lëkura nga papastërtitë dhe nga dielli. Pra pastroni fytyrën në mëngjes dhe darkë (mos flini kurrë pa hequr makiazhin) dhe përdorni një krem të lehtë hidratues Eliminimi i qelizave të vdekura i dhuron lëkures një ngjyrë të bukur dhe mbi të gjitha i lehtëson ajrosjen. Përdorimi në mënyrë korrekte i kremit fotombrojtës i pershtatshëm sipas tipit të lëkurës do të ndihmonte jo vetëm në parandalimin e formimit të njollave kafe do të shmangte dëmtim negativ të diellit në plakjen e lëkurës.

Kosumoni sa më shumë ujë. Evitoni duhanin dhe alkoolin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.