Bëhuni pjesë e rubrikës sonë të pyetje - përgjigjeve në Facebookun e gazetës Intervista!

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Për gjithçka është I mirë vaji I ullirit. Unë e kam provuar për shumë gjëra e ia vlen. Sindi

- Pse jemi kaq të varur ndaj kafesë? Arjana

- Se është e vetmja gjë e lirë, pas ujit. Sigi

- A I ke parë lokalet, tavolinat vetmë kafe kanë përpara. Landi

- Jemi varur, s’kemi çbëjmë më tani. Lejla

- Si ti mbrojmë sytë nga sforcimi? Gledisa - Duke mbajtur syze. Tasha - Mbajtja për një kohë të gjatë e mjeteve elektronike në duar duhet eleminuar. Lume

- Po sikur të rrimë pa lëvizur fare do kishim ndonjë efekt pozitiv, apo janë sytë këto, harrova hahahaha Gridi

- Me patate, lëkura patatesh më saktë. Sigi

- Leni sytë të bëjnë punën e tyre, çkeni ore aman. Landi

- Cili është çelësi i bukurisë? Melisa

- Duhet të gjejmë drynin njëherë që të gjejmë çelësin. Gledisa

- Çi ke këto pyetje moj Melisa. E bukura ikën, e mira ngel. Landi

- Aman, ne nuk dimë ku kemi shtëpinë, ti thua çelësine bukurisë. Arjana

- Të jesh e bukur. Sigi - Si ta luftojmë ankthin? Dana - Me shpatë, si ta luftojmë ndryshe?! Sigi

- Ehuha, pse mendon akoma se mund të luftohet ankthi? Unë nuk besoj më. Mandi - Pyete ti njëherë e na e thuaj edhe neve Dana. Melisa

- Çfarë ndikimi na sjell natën drita e celularit në tru? Anxhela - Na lë pa tru : p Dori - Drita e telefonit natën është e dëmshme për shikimin. Marjeta - Na forcon shikimin. Gledis - Të sjellë ç’të dojë, në prap do e përdorim celularin. Sigi

- Asgjë, ca sjellë, të bën pak dritë më shumë. Landi

- Si të bëjmë një gjumë të qetë? Gridi

- Mbaje telefonin larg dhe do e shihni sa të qetë do flini : p Leta

- Shtrihu me mendimin që sonte do fle i qetë dhe do të zërë gjumi në qetësi hahaha Fatjoni

- Kam kohë që nuk fle më qetë dhe nuk di nga se e kam, Do pyes doktorët e Intervistës, të shohim çdo më thonë. Sigi

- Një valium edhe top gjumë. Landi

- Një pulë e gjysmë për një ditë e gjysmë e bën një vezë e gjysmë. Për nëntë ditë nënte pula, sa vezë bëjnë? Gerta - 129 pula në ditë e në natë. Landi - Matematika zero shumëzuar me sa të duash ti, prap zero del. Lumja

- Po na provon njohuritë ti Gerta. Nuk e dimë, na e thuaj ti njëherë meqë dike kaq shumë. Sindi

- Sa ty bëjnë Gerta. Sigi

- Duke pasur parasysh zgjedhjen e gjithkujt në botë, kë do ta kishit ftuar si mysafir për darkë? Linda

- Sa fiksim kam të ftoj njëher Rihonën për dark hahaha Besi

- Thonë se vajzat duan shumë babin por unë dua mamin dhe më pëlqen të ftoj kushurirat e mia nga ana mamit për dark që babi të ndihet xheloz hahahahahahah Blerta - Mandin e Nishtullës. Sigi - Bebe Rexhën, po a vjen ajo se…hahahaha Landi

- Atë Linda Morinën e kam fiksim, po ajo do darka 1000 euroshe, nuk vjen ashtu dosido. Ahhahaha Mandi

- Kush tradhëton më shumë meshkujt apo femrat? Kristi

- Njëlloj janë të dyja palët, as njëri as tjetri se lën mangut për atë punë vetëm po s’doli rasti. Romeo

- Nuk besoj të ketë statistika, por siç kanë ardhur kohët tani, të dyja palët në të njëjtin piedestal ndodhen. Niko

- Të dyja palët tradhëtojn por më shumë femrat. Valeria

- Unë mendoj se meshkujt tradhëtojnë më shumë. Migena

- Femrat janë më të poshtra dhe më tradhëtare. Unë - Ata që lihen pas dore. Lorena - Femra tradhëton me mashkull, mashkulli me femër njëlloj është kjo punë. Anja

- Ti thua veza pulën apo pula vezën?!! Haha Iliri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.