Disa karakteristika të shenjave

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi Shenjë Zjarri: Guximtar, krijues, spontan, katalizator i ngjarjeve, i vrullshëm, ngatërrestar, sherrxhi, rebel, i shqetësuar, i pëlqejnë sfidat, luftarak i zjarrtë, dinamik, lider. Demi Shenjë Toke: I orientuar drejt qëllimit të tij, i pëlqen luksi, i ndjeshëm, përtac, i ngadalshëm, i durueshëm, kokëfortë, këmbëngulës, specialist në fushën e vet, “ndërton” dhe zbukuron gjërat, i pëlqen rehatia. Binjakët Shënja Ajri: Kureshtar, i zellshëm, mendon shpejt, i pëlqejnë risitë, i paqëndrueshëm, modern, ka shumë fytyra, indiferent, i shpërndarë, i përshtatshëm, miqësor, zbavitës, nxënës i përjetshëm. Gaforrja Shenjë Uji: Emocional, me humor të ndryshueshëm, skeptik ndaj njerëzve të panjohur, sfidues, i ngjitur, me emocione të brendshme, familjar, i ndjeshëm, ka fuqi të brendshme dhe ndjesi të fuqishme. Luani Shenjë Zjarri: I qeshur, krenar, me dinjitet, shprehës, zemërmadh, brilant, me pamje mbretërore, ambicioz, pasionant, kërkon respekt, i pëlqejnë aventurat dhe rreziku. Virgjëresha Shenjë Toke: Skrupuloz, pedant, gjithmonë duke pastruar dhe rregulluar, i pëlqen rutina, i aftë, i sinqertë, i ndërgjegjshëm, kritik ndaj vetes dhe të tjerëve, i sjellshëm, i saktë, i qartë. Peshorja Ujori

Shenja Ajri: Elegant, i pëlqen bukuria dhe arti, me kulturë, i sofistikuar, intelektual, me aftësi shoqërore, komunikues, diplomat dhe miqësor. Akrepi Shenjë Uji: I ndjeshëm, vëzhgues, magjepsës, misterioz, i thellë, shërues, i pëlqejnë gjërat e errëta dhe të fshehta, misteret, ndjesitë e errëta, krijon lidhje të forta. Shigjetari Shenjë Zjarri: I gëzueshëm, atletik, kërkues, aventurier, udhëtar i botës, filozof, i pëlqen dituria, shumë i sinqertë, me rrjet të gjerë shoqëror, euforik. Bricjapi Shenjë Toke: I shumanshëm, punëtor, këmbëngulës, shtyllë e shoqërisë, kërkon fushë për t’u afirmuar, rezultate konkrete, strateg, e mbron me fanatizëm botën e vet private, duke e mbajtur të pastër imazhin e vet shoqëror, lider, figurë e pushtetshme dhe me autoritet dhe i pëlqen të lërë trashëgimi diçka që i reziston kohës. Ujori: Shenjë Ajri: Projektues i të ardhmes, jokonvencional, eksentrik, i hapur, krijon miqësi jo shumë të thella, me shkëlqim të jashtëm, origjinal, njerëzor, koordinohet me të tjerët, largpamës. Peshqit Shenjë Uji: Joshës, misterioz, i dedikuar, i paarritshëm dhe i pakapshëm, pa ndonjë drejtim të caktuar, del pa lagur nga çdo situatë, artist, natyrë eterike, ankues, qiellor, frymëzues dhe shprehës i artit hyjnor, muzikës dhe kërcimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.