Redio Stoli: Synoj Orkestrën Filarmonike të Berlinit

Intervista - - MUZIKE AKTUALITET -

- Redio, ti je violinist madje shumë i mirë, i vlerësuar me çmime. A ndodh të bashkëbisedosh me violinën, ti kërkosh mos të të lërë vetëm në ndonjë moment të jetës? Nëse po, a merr pergjigje?

Redio Stoli- Unë bashkëbisedoj gjithmonë me violinën,si një shok i cili është gjithmonë atje për mua. Në momentet kur prek majat sikurse në momentet e mia jo më të mira. Ajo është gjysma që më plotëson mua. Është ai shok i cili bashkëbisedon me mua dhe më mëson shumë me heshtjen e tij

- Po të mos ekzistonte violina, cilin instrument do kishe filluar të mësoje?

- Besoj me shumë mundësi klarinetën edhe për shkas nga babai im.

- Çfarë ka të perbashkët një violinë me njeriun, veçanërisht me një djalë si ti që vjen nga një familje muzikantësh?

-Kjo është me të vërtetë një pyetje e goditur.Një violinë është një copë e shpirtit të njeriut. Që në momentet e para të një luthieri ( bërësi i violinave) në çastin e të sjellurit në jetë ai jep një pjesë të shpirtit të tij në violinë, prandaj violina është kaq e veçantë për kedo,veçanërisht mua,të cilit i është bërë shpirti një me violinën.Violina, zë po ashtu një vënd të veçantë me familjen time sepse ajo ka kapërcyer mbi 5 breza për t’u rikthyer në familjen tonë.

- A ka ndonjë mision tjetër në shoqëri një artist në jetë veçse aplikimit në

publik të artit te vet !?

-Për mendimin tim,të jesh një artist është diçka e veçantë. Do të thotë që ty të është dhënë dhuntia për të ndriçuar të tjerët në një mënyrë apo një tjetër. Detyra më e rëndësishme e artistit është të ndriçoj të tjerët me dhuntin e tij të ndyshme. Artist në të vërtetë mund të jetë kushdo i cili ka diçka për ti dhënë botës.

- A ndodh ndonjëherë që violina ta marrë dorën e shpirtin dhe ti bie si të dojë ajo sepse ka edhe ajo diçka për të thënë (qoftë dhe nga nënvetëdija jote) apo je ti ai që e kontrollon gjithmonë !?

- Jo, në fakt gjatë momentit që unë luaj mes nesh është një marrëdhënie bashkëpunimi i cili nxjerr pastaj tingullin e mrekullueshëm të krijuar nga ne të dy, kjo gjë e cila edhe bota

kërkon bashkëpunim midis të dyjave palëve për të prekur shpirtin e çdokujt.

-A ke menduar të bësh ndonjë bashkëpunim me artistët e njohur, meqë babai yt është shumë i njohur në skenën muzikore shqiptare dhe jo vetëm?

-Të jem i drejtë me ju nuk jam një fans i madh i muzikës folk shqiptare dhe nuk kam ndonjë ëndërr për të bashkëpunuar me ndonjë artist shqiptar. Ëndrra ime personale është që të jem anëtar i orkestrës filarmonike të Berlinit dhe të bashkëpunoja pse jo edhe me muzikant klasik shqiptar nëpër botë si Tedi Papavrami e të tjerë.

-A mendon se aktivitete te tilla mund të ndikojnë pozitivisht edhe në promovimin jo vetëm të artit shqiptar, po edhe tuajin në përgjithësi e tëndin në veçanti?

- Promovimi i artit shqiptar nëpër botë patjetër që do të më ndihmonte mua si violinist dhe në rradhë të parë si muzikant, por po ashtu do të ndihmonte dhe vendin në mënyrë që të tjerët të interesohen për artin shqiptar, duke e ngritur atë në majat e artit muzikor nëpër botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.