Dritan Stoli (Tan Stolia), një muzikant, sa i madh, po aq edhe modest!

Intervista - - FAQE 1 -

Merret me muzikë që kur ishte 12 vjeç, e do instrumin e klarinetës po as shumë sa do edhe jetën. Dritan Stoli apo siç njihet në muzikë Tan Stolia, stolis muzikën që bën me të njëjtën dashuri që ka për familjen, gjë që është pasqyruar edhe tek djali i tij i vogël, Redio, i cili edhe pse ende i ri, është një mjeshtër i violinës. Tanin dhe Redion i kemi në këtë numër të gazetës, për të na treguar secili pak nga jeta dhe muzika e tyre.

Fabjola Kuburi:Përshëndetje Tan Stolia, emri juaj nuk është pak i njohur në botën e muzikës, gjithsesi, do dinim të dinim pak, kur ke filluar të merresh me muzikë?

Dritan Stoli( Tan

Stolia):- Përshëndetje, unë kam filluar të merrem me muzikë që në moshën 12 vjeçare në Shtëpinë e Pionierit, në fillim me fizarmonikë dhe më pas me klarinetë. Kjo e fundit, ishte instrument që më frymëzonte më shumë dhe iu perkushtova asaj me mish e me shpirt.

- Çfarë gjete tek muzika dhe a doli ashtu siç e kishe vizatuar në mendjen tënde, bota e muzikën?

- Unë pata fatin të punoj me artistë të mëdhenj si Irma dhe Eranda Libohova dhe më krijuan mundësinë që të kem përvojë si në repertorin e muzikës dhe në kulturën e muzikës popullore

- Aktualisht punon në ndonjë ambjent të rëndësishëm apo jo?

- Aktualisht punoj në diskotekën më të mirë në Zvicër, diskoteka “Boleros” e cila është gjithmonë e mbushur me artistë dhe dashamirës të muzikës së vërtetë. Në këtë diskotekë, unë punoj bashkë me grupin “Triola” që përbëhet nga unë, Armend Jashari dhe Bejtulla topalli.

- Ky grup është mjaft i kërkuar në Diasporë. Si ndiheni kur ju thonë kështu?

- Ndihemi shumë të vlerësuar, sepse e kuptojmë që publiku na do dhe na kërkon, na vlerëson dhe duartroket. Ne përpiqemi të japim maksimumin dhe uroj ta kemi bërë deri tani e ta bëjmë në vazhdim.

- Ti ke qenë ndër të parët që ke performuar muzikë shqiptare për komunitetin shqiptar

më Australi. Çfarë mbresash ke nga ajo kohë?

- Është e vërtetë që kam qenë ndër muzikantët e parë që kam shkuar në Australi dhe të them të vërtetën jam pritur shumë mirë nga komuniteti atje. Nuk mund të lë pa përmendur dhe falënderuar disa miq të mi atje që më kanë mbështetur atje si Abaz Abazi, Bobi Braën, Marjan Vata, Xhemal Abazi dhe Paulin Palin.

- Ndërkohë, ti je jo pak i kërkuar edhe në evente apo edhe në gëzime familjare, a ndihesh i vlerësuar në këtë pjesë?

- Ndihem i vlerësuar dhe mund të them që edhe pse ky sezon që u mbyll dhe jo vetëm, ka qenë shumë i ngarkuar, sepse unë pothuajse në të gjitha gëzimet famijare jam me Sinan Hoxhën dhe muzikantin Gjon Ukajn, me të cilët kemi qenë prezent në qindra familje dhe gëzime familjare në Shqipëri dhe jo vetëm, të cilët na besojnë gjithçka. Unë e dua muzikën, e kam pasion jetoj me të dhe për të, prandaj ndihem shumë i vlerësuar nga publiku që na kërkon dhe na duartroket.

- Ti ke dy djem, por vetëm njeri prej tyre merret me muzikë apo jo?

- Po, është e vërtetë që vetëm djali i voglë është shumë i dhënë pas muzikës, sidomos pas violinës ku edhe po studion dhe po përgatitet për shkollat më të mira në Gjermani. Redio, është kaq i dhënë pas violinës, saqë studion rreth 7 orë në ditë. E ka pasion të lindur. U mundova ta edukoj edhe djalin e madh me frymën e muzikës por është diçka që nuk mund t’ia imponos dhe çdo gjë është me talent. U rritën me një frymë por në lidhje me muzikën, janë të ndryshëm.

- Djalin tuaj e kemi intervistuar dhe është shumë i talentuar dhe inteligjent. Ka të bëjë edhe gjeneza apo jo?

- Mendoj se ka të bëjë shumë talentin, pasioni, vullneti për të studiuar por edhe trashëgimia familajre ka të bëjë. Uroj më të mirën për të, si çdo baba për djalin e tij, sidomos kur është vërtet i talentuar.

- Diçka në fund...!

- Dua t’ju falendëroj juve për mundësinëqënajepni,përtëqenëpjesë efaqevetëgazetëstuaj,falendërojpublikun qënaqëndronbesnikgjithmonëporedhe njëfalënderimpërstafine ediskotekës “Boleros”mëtëmirënnëZvicër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.