Ari Blue:Nuk do ta quaja dashuri…

Intervista - - FAQE 1 -

E bukur, sensuale dhe mbi të gjitha e talentuar, Ariana apo siç e thërrasin në muzikë Ari Blue, di të shkëlqejë kudo ku prezantohet. Kjo ndodhi edhe në spektaklin e radhës në Kosovë, “Zhurma Show 12” ku Ari, pati një impakt të mrekullueshëm tek publiku por edhe tek personazhet e tjerë që ishin pjesë e këtij spektakli. “A jena a s’jena” është kënga e saj më e fundit dhe siç është edhe trendy i momentit, në qendër ka dashurinë e dy të rinjve që shprehin komunikim dhe raportin mes tyre. Ari, suksese dhe sa më shumë prurje me nivel!

Fabjola Kuburi:- Ari apo Ariana, si pëlqen të të thërasin?

Ari Blue:- Ari është emri im artisktik që është shkurtesë e emrit tim dhe me të jam paraqitur në skenën muzikore. Meg- jithatë nuk me pengon të më thërrasin edhe me emrin e plotë Ariana.

- Ta nisim me edicionin e fundit “Zhurma Show 12”, tek i cili, vërtet shkëlqeve. Na trego pak më shumë rreth këtij spektakli?

- E kam ndjekur këtë show kur kam pasur mundësi dhe mendoj se është një spektakël që ka për qëllim të promovojë dhe vlerësoj punën e krijuesve. Prandaj edhe unë vendosa të jem pjesë e tij dhe mund të them se kisha sukses.

- “A jena a s’jena”” është titulli i këngës tënde më të fundit, çfarë ke dashur të përçosh tek publiku, përmes kësaj kënge?

- Në fakt, çfarë do të mund të kuptojmë tjetër përmes kësaj kënge?! Mendoj që teksti i këngës është komunikim i zakonshëm mes të rinjve edhe të dashuruarve dhe mendoj se në mënyrë më spontane shpreh komunikimin në raportet që përmenda më lart. Besoj që edhe nga publiku, kështu kuptohet.

- Rrugëtimi yt në rrugën e këngës deri tani, mund të themi që ka qenë relativisht i suksesshëm. Për çfarë je më shumë krenare?

- E para, mendoj se rrugëtimi im në këtë fushë sapo ka nisur, pavarësisht se kam realizuar 3 këngë dhe më mbetet shumë punë për të arritur aty ku synon një artiste e mirë - sesin dhe bashkëpunëtorët me të cilët kam arritur deri këtu.

- A mendon se ka një formulë që garanton suksesin e plotë, në muzikë?

- Mendoj se formula që garanton suksesin e sigurt është puna profesionale dhe origjinaliteti, pra krijimi i një stili që indenti veçantë.

- Kënga, është ajo që Ari di të bëjë më mirë?

- Me këngën ndihem më mirë, por nuk është i vetmi angazhim që kam pasur deri tani. Përveç shkollimit bazik, kam vazhduar shkollën profesionale të stolatologjisë kënga është kryesore.

- Çfarë ka ndikuar në formimin e karakterit të Arit?

- Në aspektin artistik mendoj se kam trashëguar nga familja, ngase edhe mamaja ime ka qenë këngëtare e muzikës popullore. Ndërsa në aspektet tjera, kuptohet në karakter ndikojnë shumë faktorë të ndryshëm.

- Ti ke një stil tëndin në veshje, që herët e para që je prezantuar për publikun tënd. Duke u quajtur “in” gjithë kohës, e ndjen ndonjëherë këtë si një tjetër përgjegjësi që të kanë ngarkuar, ndoshta edhe pa dashje?

- Stili i veshjes është zgjedhje personale, përveç në rastet kur për këtë vendosin profesionistët për shkak të punës. Mirëpo, pa dashur të injoroj ndikimin që pamja e një artisti, synimi im është që te publiku të mbahem mend për zërin dhe këngën si tërësi.

- Me rritjen, njeriu e kupton jetën ndryshe.. Cila është diçka që eksperienca të ka mësuar së fundmi?

- Njeriu mëson gjatë gjithë jetës. Pa diskutim cdo gjë të re që kam hasur për mua ka qenë një eks- periencë për të ardhmen si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

- Je përpjekurqë suksesi yt t’i kapërce Shqipërisë? E ke parë ndonjëherë veten si një talent ndërkombëtar?

- Synimi i çdo artisti është të arrij sukses sa më të madh që është e mundshme. Aktualisht synimi im është të arrij sukses në tregun shqiptar, dhe pas kësaj hapen dyert pse jo edhe tregun më të gjerë.

- Sa natyrë romantike je?

- Besoj se secili ka një dozë romantizmi, por nuk hyj në grupin a atyre që janë shumë romantike.

- Një ditë me shi, të frymëzon apo të bën melankolike?

- Do pëlqeja një ditë me diell!

- Me çfarë e ushqen shpirtin, brendinë tënde?

- Një njeri, një artist e bën të kompletuar përveçse pamjes së jashtme edhe brendësia e tij. Nuk besoj se kam shumë nevojë për të kuruar pjesën e brendshme ngase ajo është një përditshmëri e imja me rrethin dhe familjen time nga të cilët marr dhe jap dashuri.

- Je shprehur se je gjithmonë kritike ndaj vetes… Perfektja është ajo që pretendon?

- Jo, perfeksioni absolut nuk ekziston. Kritika ndaj vetes të ndihmon që vazhdimisht të përmirësosh performancën tënde. Mendoj se ka ndikim pozitiv por pa e tepruar. - Çfarë të bën të ndihesh mirë? - Pozitiviteti dhe mbi gjitha familja ime.

- Në ç’pikë mendon se e humbet kontrollin e vetes?

- Nuk mund të them ngaqë nuk jam përballur ende me situata të tilla. - Sa e do veten Ari?

- Nuk do të doja ta quaja dashuri ndaj vetes. E vlerësoj dhe respektoj veten.

- Cila është puna që nuk do të mund ta bëje kurrë?

- Hmm, besoj se nuk ka punë të keqe, përveç atyre që janë jashtë rregullave të moralit. Për momentin s’mund të veçoja ndonjë punë saktësisht, por mund të them se puna që nuk përshtatet me karakterin tim nuk do ta bëja.

- Çfarë do të doje të bëje edhe një herë?

- Atë që kam bërë deri tani.

- Kur ka qenë hera e fundit që nuk i ke mbajtur dot lotët nga lumturia? - Po e lë sekret.

- Ke lënë diçka mbrapa (një person, një mundësi, një ofertë) për të cilën më pas je penduar?

- Kohën që kam jetuar. Tjetër gjë s’kam lënë pas.

- Jam kurioze si do jetë kënga në vijim…

- Këtë shumë shpejt do ta kuptojë dhe mësoje edhe publiku por le të jetë një surprizë e këndshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.