Balaj, bekim nga qielli dhe toka

Intervista - - FAQE 1 -

Bekim Balaj është kthyer në protagonistin e kombëtares shqiptare të paktën në këto fillim eliminatoresh. Të njëjtën gjë bëri ai edhe në edicionin e kaluar për “Euro 2016” dhe shpresojmë që historia të përsëritet. Me golin ndaj Portugalisë ai dha krahë fluturimit të shqipes drejt Francës dhe tani me golat e tij ndaj Maqedonisë dhe vulosjen e rezultatit në Vaduz të Lihtenshtejnit na dhuron 6 pikë drejt rrugës së acartë të Moskës. Shkodranin “Intervista” e sjell në vëmendje me një bisedë të realizuar menjëherë pas ndeshjes ndaj Lihtenshtejnit. “Boomberi” flet pak, por pak fjali mjaftojnë për të dhënë premtimin e madh, ndaj Spanjës së Iniestës dhe Ramosit.

Eraldo Harlicaj : -Balaj, je vërtet një bekim… Bekim Balaj : -(Qesh) Shpresoj t’ju bekoj me gola të tjerë.

- Urime për golin ndaj Lihtenshtejnit, sa emocionues ishte për ju?

- Për mua çdo gol me Shqipërinë është shumë emocionues. Nuk ka rëndësi kundërshtari. Ishte i njëjtë me ndeshjet e tjera. Ishte një rrjetë e vlefshme për ekipin, pasi na dha qetësinë e dëshiruar. Tani, jemi më të qetë në ndeshjen ndaj Spanjës dhe shkojmë me një moral tjetër.

- Si ju duk ndeshja?

- Për mua ishte një ndeshje mjaft delikate, pasi kishim përballë një kundërshtar që në letër është i vogël, por në fushë të hap jo pak punë. Të gjithë mbyllen në mbrojtje dhe është e vështirë t’i çash. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, pasi e përgatitëm takimin përpara dhe doli ashtu siç e dëshiruam. Shënuam shpejt dhe kjo ishte mjaft e mirë për ne se na dha krahë.

- E mendonit më të vështirë, apo më të lehtë përballë “liliputëve”?

- Nuk e mendoja fare. Kishim ardhur për 3 pikët dhe dolëm me to. Ishte një ndeshje jo shumë e lehtë, pasi e mbajtëm Lihtenshtejnin në presing lart dhe kjo kërkon shumë energji. Janë takime që kërkojnë inteligjencë, më shumë se të gjitha dhe ne ia arritëm qëllimit.

- Nëse flasim për lokalizma, ky qe një gol i gjithi shkodran me asist të Hysajt…

- Ne vijmë nga një qytet që e dashuron futbollin, jeton me të. Më vjen mirë që i gëzuam shkodranët, por e përsëris për mua nuk ka shumë rëndësi, pasi, së pari, jam shqiptar dhe e dashuroj këtë fanellë.

- Kemi përpara ndeshjen me Spanjën dhe jemi përpara tyre në rënditje…

- Na ndihmon ky fakt, pasi shkojmë më të qetë në këtë takim. Sigurisht që është shumë bukur kur e sheh veten përpara ekipeve me famë botërore dhe me kaq rëndësi në historinë e futbollit. Jemi te qetë, pasi fitorja me Lihtenshtejnin ishte “detyrim” për ne, prandaj jemi shumë të qetë.

- I keni shënuar Pepes, do t’i shënoni edhe Ramosit dhe Pikesë?

- Shpresoj të ja dal mbanë, pasi do të ishte një ëndërr e bukur. Mbaj mend në Portugali shkoja afër Pepes dhe i thoja që dua të luaj me ty, pasi jam tifoz i Realit të Madridit dhe të njëjtën gjë mund të bëj edhe me Ramosin, shpresoj të ketë të njëjtin fund si shoku i tij në skuadrën madrilene.

- Balaj guxoni të bënji parashikim për ndeshjen ndaj spanjollëve?

- Jo, të them të drejtën, jo. Do të doja një fitore, por edhe me barazim do të ishim të kënaqur, pasi do t’i mbyllim 3 ndeshjet e para në grupe në krye.

- Sa fuqi ju jep fakti qe do të luani në Shkodër?

- Më kënaq. Takimin e parë që luajtëm ndaj Maqedonisë pata fat dhe ekipi gjithashtu, pasi ndeshja mori një rrjedhë mjaft të keqe, pas barazimit të ekipit kundërshtar. Shkodra më jëp gjithmonë fuqi pozitive dhe tifozeria ime më kënaq. Dua të shënoj aty, pas dyfish më tepër emocione.

- Besoni se do kualifikohemi?

- Nuk e di, do të bëjmë maksimumin, pasi të thuash diçka të tillë kur ke përballë Spanjën apo Italinë nuk është noramle. Ne do t’i marri ndeshjet një nga një dhe shpresojmë t’i çmendim të gjithë.

- Sa fuqi ju jep fakti qe do të luani në Shkodër?

- Më kënaq. Takimin e parë që luajtëm ndaj Maqedonisë pata fat dhe ekipi gjithashtu, pasi ndeshja mori një rrjellë mjaft të keqe, pas barazimit të ekipit kundërshtar. Shkodra më jëp gjithmonë fuqi pozitive dhe tifozeria ime më kënaq. Dua të shënoj aty, pas dyfish më tepër emocione.

- Mendoni se mund të thyeni rekordin e golave të Bogdanit?

- Për momentin kam shënuar vetëm 3 gola, ndërsa Bogu është me 16 shumë larg. Shpresoj të shënoj gola që i shërbejnë kombnëtares dhe jo statistikave të mija.

- Për të kaluar paksa edhe te aventura në Rusi, si po ecën?

- Po ecën mjaft mirë, jam shumë i lumtur, pasi mendoj se kam bërë edhe një hap tjetër përpara në karrierën time futbollistike.

- A jeni përshtatur?

- Besoj se me ekipin jam përshtaur mirë, ndërsa me vendin akoma jo plotësisht, pasi ka shumë ndryshime në tradita tonë.

- Çfarë të bezdis më shumë?

- Temperaturat janë shumë të ulëta, për mua që jam mësuar me një mot të nxehtë.

- A ju kani venë ndonjë nofkë në Rusi?

- Nofkë, jo akoma por evidentohemi lehtë si shqiptarët, pasi qendrojmë gjithë kohën me Roshin dhe jemi bërë “grupi i rrezikshëm” (Qesh).

- Jeni bërë një dyshe e pandarë, tashmë edhe në karrierat tuaja?

- E vërtetë, kemi që të moshat e kombëtareve që jemi njohur me njëri-tjetrin dhe më pas gjatë gjithë kohës bashkë. Ekipi i Rijekës na lidhi edhe më fort dhe në Rusi më vjen mirë që e kam me vete, pasi është gjithmonë më e lehtë kur jemi dy.

- Keni menduar ndonjë ndryshim ”surprizë” ?

- Jo, jo jam shumë i lumtur aty.

- Golat nuk kanë munguar as në Rusi?

- Kam arritur të zë vend mirë dhe kam gjetur edhe rrugën e rr një asist të Roshit madje.

- Ju mungon Shqipëria?

- Më mungojnë njerëzit e afërt, por tashmë jam mësuar, pasi kjo është jeta jonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.