Kush konsumon rregullisht drithëra jeton më gjatë

Intervista - - FAQE 1 -

Doktoreshë Detina Zalli ka studiuar Mjekësi Molekulare në Universitetin e Sussex-it. Më pas vazhdoi doktoraturën në Universitetin e Leicesterit. Në vitin 2012 u zhvendos në Universitetin e Harvardit, në të cilin punonojë si kërkuese shkencore dhe pedagoge. Me vone u shperngul ne Queen Mary University of London ku punon si pedagoge dhe drejton kurse ne biologjine kanceroze. Ajo së bashku me binjaken e saj, Argita Zalli është themeluese e institutit shkencor ‘’We speak science’’, një institut qëllim rritjen e nivelit të shkencës dhe mjekësisë , si dhe përditesimin e publikut me të rejat më të fundit në fushën shkencore.

Adrian Rakipi: - Jemi sërisht këtë javë me doktoreshë Detinën, e cila na përditëson me të rejat më të fundit nga shkenca. Objektivi i këtyre intervistave është jetesa e shëndetshme. një përbërës që duhet të jetë patjetër pjesë e regjimit tonë ushqimor, pasi rezultat i përdorimit të tij ështe rritja e jetëgjatësisë. Bëhet fjalë për përdorimin e drithërave. Na thoni doktoreshë sa shpesh duhet të konsumojme drithëra për të pasur rezultate te tilla?

Detina Zalli: - Një analizë studimesh e bërë kohët e fundit tregon se ndjekja e një diete të pasur me drithëra mund të zvogëlojë rrezikun për të vdekur para kohe. Studiuesit zbuluan se njerëzit që kishin ngrënë të paktën 3 racione me drithëra çdo ditë kishin 20% më pak mundësi për të vdekur herët, krahasuar me njerëzit, të cilët konsumuan më pak se një racion drithëra në ditë. Analiza studime të mëparshme, ku secili k ish te zgjatur së paku 6 vite dhe shumë prej tyre më shumë se 10 vite. Kjo tregon se bazat e studimit janë të forta dhe konsumimi i së paku 3 racioneve drithëra në ditë do të jepte rezultate mjaft të kënaqshme.

- A lidhen rezultatet e këtij studimi me një shkak të caktuar vdekjeje apo vlen në përgjithësi?

- Studiuesit janë përqëndruar në mënyrë veçanta të vdekjes. Ata zbuluan se konsumimi i3 racioneve drithëra në ditë lidhej me një rrezik më të ulët për të vdekur nga më të ulët për të vdekur nga kanceri, krahasuar me ata që hanin një racion apo me pak drithëra në ditë.

- Sa persona u përfshinë në studimin që nxori rezultatet pozitive se konsumimi i drithërave rrit jetëgjatësinë?

- Analiza e studimeve përfshiu një total prej 786,000 njerëzish, 98 000 prej të cilëve vdiqën, duke përfshirë 23,000 të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 37,000 nga kanceri. Doktor Çi Sun, asistent profesor nutricionist në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard, Boston dhe një nga autorët e studimit deklaroi se shumë studime individuale në mënyrë konstante kanë zbuluar një rrezik të reduktuar vdekjeje ndërmjet njerëzve që konsumojnë shumë drithëra.

- Cila është sasia e drithërave të përdorura në studim dhe çfarë rezultatesh solli?

- Çdo racion përbëhej nga 16 gram drithëra dhe konsumimi i tyre është lidhur me një reduktim të rrezikut të vdekjes prej 7%, pavarësisht reduktim i rrezikut të vdekjes prej 9% nga sëmundjet kanceri. - Cilat lloje drithërash u përdorën në studim?

- Studiuesit deklaruan se lloji i drithërave që njerëzit konsumuan varioi nga studimi në studim. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 70% e drithërave që njerëzit konsumojnë vinë nga buka dhe drithi kokërr, që përfshin tërshërën, orizin dhe elbin.

- Edhe më parë kemi dëgjuar se konsumimi i drithërave është i mirë për shëndetin. A është ky studimi i parë zyrtar që ka nxjerrë këto përfundime?

- Ky nuk është as studimi i parë, as analiza e parë që sugjeron se konsumimi i shëndetësore. Dy analiza të mëparshme, për shembull, zbuluan se konsumimi i drithërave lidhet me uljen e nivelit të sheqerit në gjak, uljen e kolesterolit dhe yndyrnave të tjera në organizëm.

- Çfarë i bën drithërat kaq të veçantë? Cilët përbërës të tyre sjellin përmirësim të shëndetit?

- Disa përbërës të gjetur në drithëra mendohet se kontribuojnë në efektet pozitive të tyre në shëndet. Fibrat, për shembull, mund të ulin kolesterolin dhe të ndihmojnë në ndjesinë e ngopjes, duke bërë që të konsumohen më pak kalori. Magnezi mund të përmirësojë rezistencën insulinike dhe të ulë presionin e gjakut. Mineralet e tjera dhe antioksidantët po ashtu ndihmojnë në luftën kundër plakjes.

- Për ta mbyllur intervistën e sotme çfarë rekomandoni ju doktoreshë në lidhje me konsumin e drithërave?

- Unë do ua rekomandoja konsumimin e drithërave të gjithë njerëzve, përfshi këtu dhe pacientët me sëmundje të caktuara për të ndihmuar në arritjen e një shëndeti më të mirë si dhe për të pakësuar rrezikun e vdekjes së hershme. Në mbështetje të kësaj do ju sugjeroja të zëvendësonit sheqernat mund t`i keni pjesë të dietës tuaj ushqimore, me drithërat pasi njihet se ato kanë efekte negative mbi shëndetin tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.