10 të mirat e bananes

Intervista - - FAQE 1 -

Bananet janë nga frutat më të konsumuara në botë. Nga pikëvështrimi ushqimor, ato janë një burim i mirë kaliumi, magnezi dhe vitamine B6. Organizmi ynë ka nevojë për këto substanca për të qenë i shëndetshëm. Jo të gjithë e dinë se bananet janë të pasura edhe me antioksidantë që ndihmojnë organizmin tonë të luftojë radikalet e lira. Bananet forcojnë edhe sistemin nervor, ndihmojnë të biem në peshë dhe në shtimin e prodhimit të qelizave të bardha, falë kontributit me vitaminë B6. Një banane mesatare (afro 126 gramëshe), përmban 450 mg kalium, 30 gramë karbohidrate, 3 gramë fibra, 19 gramë glukozë dhe 1 gramë proteina. Ja cilat janë të mirat e konsumimit të bananeve:

1. Shtojnë ndjesinë e ngopjes.

Një banane mesatare ofron afro 110 kalori, 30 gramë karbohidrate dhe 3 gramë fibra. Bananet kanë fibra vegjetale të veçanta, që ndihmojnë të qëndrojmë më shumë kohë të ngopur. Nëse zgjedhim bananen si zemër nuk rrezikojmë të konsumojmë produktet e gatshme. Bananet konsiderohen si zemër e mirë për sportistët, që mund ta konsumojnë një orë para stërvitjes. 2. Janë të mira për zemrën Bananet janë të mira për zemrën. Ato janë të pasura me kalium, një kripë minerale që ndihmon në mbajtjen e një ritmi zemre të rregullt. Përveç kësaj, sasia e lartë e kaliumit që ato përmbajnë dhe sasia e paktë e natriumit mund të mbrojë sistemin kardiovaskular nga tensioni i lartë i gjakut, sipas ekspertëve të FDA-së (Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA). 3. Reduktojnë stresin Bananet mund të jenë të dobishme për të rigjetur humorin e mirë dhe reduktuar stresin, falë sasisë së triptofanit që ato përmbajnë, një substancë që trupi ynë e kthen në serotoninë. Serotonina është një neurotransmetues që na ndihmon të kemi humor të mirë, sipas specialistëve. Përveç kësaj, vitamina B6, e pranishme tek bananet, na ndihmon të flemë më mirë dhe magnezi ndihmon në relaksimin e muskujve. 4. Mbrojnë shikimin Edhe bananet, ashtu si karrotat, luajnë një rol të rëndësishëm për të mbrojtur shikimin. Në fakt, ato përmbajnë vitaminë A, një substancë thelbësore për sytë, për të mbajtur aftësinë normale të të parit dhe për të përmirësuar shikimin natën, sipas Insitutit Kombëtar dhe Shëndetit në SHBA. Vitamina A ndihmon për ruajtjen e membranave okulare dhe kornes së syrit. Bananet mund të ndihmojnë edhe në parandalimin e degjenerimit makular (dëmtim shikimi tek të moshuarit). 5. Forcojnë kockat Bananet nuk janë një nga burimet më të mira të kalçiumit, megjithatë, janë të dobishme për të pasur kocka të forta. Sipas një studimi të publikuar n e Fiziologjisë dhe Biokimisë, bananet kanë substanca që ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë aftësinë e organizmit për të thithur kalçiumin.

6. Parandalojnë goditjet në tru

Ngrënia e shpeshtë e bananeve, redukton rrezikun e goditjeve në tru në menopauzë. Këtë e ka konfirmuar një studim i kryer në SHBA, në kolegjin Albert Ajnshtajn të Nju Jorkut dhe publikuar nga Shoqata Ame- rikane e Zemrës . Studimi është bërë me mbi 90 mijë gra në 79 vjeç për një periudhë prej 11 kanë marrë tableta me kalium, po e kanë marrë këtë substancë vetëm nga ushqimet e freskëta. Përveç bananeve, kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme tek fasulet, spinaqi, patatet, kajsitë e thata, kungujt, rrushi dhe bajamet. 7. Mbrojnë stomakun Ngrënia rregullisht e bananeve mund të mbrojë stomakun nga ulçerat. Substancat ushqyese të pranishme tek bananet duket se krijojnë një barrierë mbrojtëse në stomak kundër veprimit të tepruar të lëngjeve gastrike ndaj pareteve të tij. Përveç kësaj bananet përmbajnë substanca që ndihmojnë në eliminimin e disa llojeve bakteriesh, që bëjnë pjesë në shkaqet e ulçerave gastrike. 8. Na furnizojnë me energji

Bananet konsiderohen një ushqim i përkryer për atletët. Një studim i kryer nga universiteti shtetërorApalaçian, SHBA, ka nxjerrë në pah se të konsumosh një gjatë një testi pedalimi rezultonte po aq efikase sa të konsumoje një pije energjetike. Bananet u këshillohen atletëve, sepse u japin muskujve sheqernat për të cilat kanë nevojë dhe sepse substancat antioksidante ndihmojnë në rekuperimin e tyre. 9. Janë burim i vitaminës C

Kur mendojmë për vitaminën C na vijnë menjëherë në mendje portokallet dhe luleshtrydhet, por edhe bananet janë burim i saj. Një banane përmban të vitaminës C. Kjo vitaminë lufton radikalet e lira dhe ndihmon në parandalimin e inflamacioneve. Përveç kësaj, ndihmon në formimin e kolagjenit dhe në mbajtjen e shëndetshme të enëve të gjakut.

10. Përmirëson përqëndrimin

Një studim i bërë nga një universitet anglez, me më shumë se 300 studentë, ka treguar se konsumimi i shpeshtë i bananeve i ndihmon të rinjtë për të pasur energjinë e duhur për të studiuar dhe për t’u përqëndruar më mirë. Nivelet e larta të kaliumit ndihmojnë studentët të mësojnë, të mbajnë më shumë mend dhe të kenë më shumë përqëndrim në klasë. Studentëve u ishte kërkuar të hanin banane në mëngjes, në orën 10-11 dhe në drekë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.