Çfarë të bëni nëse nuk ju pëlqen më partneri?

Intervista - - FAQE 1 -

Në hapat e para të një të martesës, të gjithë mendojmë se do të jemi gjithmonë të dashuruar dhe të lumtur. Megjithatë, jeta nganjëherë i sjell gjërat ndryshe, gruaja bëhet grindavece dhe nevrike, burri bëhet indiferent dhe i ftohtë. Dhe vjen një moment kur pasioni shuhet dhe bashkë me të seksi, por edhe…shpresa. Megjithatë ju nuk doni të ndaheni dhe kjo është një bazë e mirë për të gjetur një zgjidhje që do t’ju afrojë përsëri me njëritjetrin.

Pse mbaron joshja

Ekzistojnë arësye të shumta pse çiftet nuk janë më të dashuruar. Mund ta ketë fa që jeni martuar me të për arësyet e gabuara, mund ta kenë fajin pritshmëritë shumë të larta (të tepruara) që ju kri përrallat me princin e kaltër, ose mundet, fare thjesht, të keni ndryshuar edhe ju, edhe ai. Ju mund të mos jeni më aq e shkujdesur dhe e gëzuar, ndërsa ai mund të mos jetë të jetë shfaqur një person i tretë në jetën tuaj, me të cilin të imagjinoni se mund të ishit më e lumtur. Megjithatë, nëse u referoheni çifteve të vipave (që janë të bukur dhe plot shkëlqim), që çdo disa muaj gjejnë nga një partner të ri do të vërtetoni se gjërat nuk janë tamam kështu dhe se kjo mënyrë jetese nuk ju pëlqen. Shkëndija gjithashtu mund të jetë shuar, sepse nuk jeni kujdesur që ta mbani atë të ndezur: Nuk kaloni kohë me njëri-tjetrin (vetëm për vetëm), nuk jeni më shokë, pra nuk i diskutoni të gjitha gjërat bashkë dhe nuk trego- ni me vepra dhe fjalë vlerësimin për tjetrin. Lajmi i mirë është se, nëse jeni që të dy të dhe butësinë. Udhëtim në të shkuarën Mbyllni sytë dhe përpiquni të kujtoni: Çfarë ju juaj? Si kanë qenë ditët dhe muajt e parë të lidhjes suaj? Si ishte seksi? Me ç‘mënyrë ju stimulonte seksualisht? Përgjigjiuni këtyre pyetjeve me dorën në zemër. E keni dashur ndonjëherë këtë njeri? E keni ndjerë zemrën të rrahë fort dhe stomakun të mblidhet lëmsh për të? Nëse përgjigjia është pozitive dhe nëse mund të sillni ndërmend shumë kujtime të tjera të bukura nga jeta juaj e shkuar, atëherë jeni në rrugën e duhur. Kjo do të thotë se brenda jush ekziston lëshoi rrënjë dhe, megjithëse pema juaj…u krasit, rrënjët janë ende aty dhe presin të vaditen! Kujtimet tuaja të para do të bëhen kështu një bazë e mirë për të kujtuar se sa mirë - moni, pra, thellë brenda vetes dhe nxirrni në dritë ndjenja që mbase i keni harruar. Me siguri do të gjeni diçka që mund të shartohet përsëri.

Kthim në të tashmen

Ju u hidhni sytë burrave të tjerë. Me siguri ia keni hedhur sytë dikujt që mbase ju josh, ose e keni menduar si do të ishte jeta juaj me të. Vrojtojini me më shumë kujdes, edhe burrat e tjerë kanë defekte, të cilat, me kalimin e kohës do t’ju bëjnë të mos i doni. Mendoni se si edhe gruaja e tyre mund të ndjehet tamam si ju në këtë moment. Mendojini pizhame, ose të ngjitur pas ekranit. Nuk duken dhe kaq joshës, apo jo?

Në vazhdimi vëzhgoni burrin tuaj. Përpiquni të mos e “shihni” si burrin tuaj, por si një personalitet të veçantë, siç do ta shihte një grua tjetër që nuk e njeh. Është relativisht joshës, punëtor, i ndershëm, i sjellshëm, me humor dhe...të gjitha këto mund t’i japin një stil mashkullor, i cili lehtësisht mund të joshë disa gra. Mbase burri juaj ka më shumë karakteristika joshëse sesa nga ato që “shihni” pas shumë vjetësh martesë? Përqëndrohuni më gjatë tek cilësitë e mira dhe lërini mënjanë ato që ju bezdisin apo zemërojnë. Do të burrin tuaj me sy tjetër.

Oreksi vjen duke ngrënë

Dashuria vjen nga truri thonë shkencëtarët dhe sa të drejtë që kanë! Mbase burri juaj nuk është më rioshi joshës që ishte më parë, mbase është shëndoshur dhe themi mes nesh, edhe ju nuk jeni e njëjta! Filloni pra të kujdeseni për pamjen tuaj të jashtme, duke u kujdesur për trupin dhe fytyrën tuaj dhe jo vetëm do të përmirësohet dëshira juaj, por do të vini re se si edhe partneri do t’ju shohë ndryshe. Megjithatë, mos prisni të vijë ky moment. Sado e lodhur dhe pa oreks të jeni, përpiquni ta merrni edhe ju nismën në seks dhe të bëni hapin e parë. Josheni burrin tuaj ashtu si bënit dikur dhe ka gjasa që dalëngadalë të gjeni dëshirën dhe të falenderoni veten tuaj që e bëtë këtë. Studimet thonë se, sa më shpesh të bëni seks, (edhe kur ju duhet ta “detyroni” pak veten), aq më e lumtur do të jetë martesa juaj. Atëherë, ndjeheni të gatshme ta provoni?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.